Adrian Gaxha: ‘Më vjen keq’ që suksesi im, i prish punë dikujt tjetër...




Na flisni diçka për këngën “Ngjyra e Kuqe”?
Kënga “Ngjyra e kuqe” është me të vërtetë një këngë e bukur, sepse mbi të gjitha është punuar shumë mbi të. Më është dashur më shumë se dhjetë muaj për ta bërë këtë këngë. Nga ana tjetër është edhe zbulimi i këtij talenti të ri, një djalë që sapo i ka mbushur 12 vjeç Floriani. Zëri i tij është tepër i ëmbël, i bukur dhe ai nuk di të këndojë fallco, ka një vokal shumë të mirë dhe jep shumë qartë shpirtin e tij. Deri tani opinionet në lidhje mbi këngën janë tepër të mira, sepse është një nga ato këngë që sapo e dëgjon për herë të parë të mbetet në mendje dhe mund ta këndosh edhe ti. Është një përzjerjen e tri rrymave, pop-haus-etno dhe shpresojmë shumë që të hyjmë në finale.
Si e keni zbuluar Florianin?
Unë e kam parë për herë të parë në “You Tube” dhe më pas në një koncert në 28 Nëntor të vitit të kaluar dhe aty mund ta kontaktojë me të dhe ti merrja numrin e tlefonit, seps ekishte vërtet një zë shumë të bukur.. MË pas u takuam në studion timë të inxhizimit dhe bëmë demon e këngës, e cila ishte vërtet shumë e vështirë, sepse duhet që të përshtatej zëri im, me zërin e një fëmije. Por me shumë punë arrita që të kombinonim timbret e zërave.
Ju po përgatisni edhe klipin e kësaj kënge apo jo?
Po është e vërtetë që jemi duke përgatitur edhe klipin e kësaj kënge dhe ishim drejt fundit, por m’u desh ta ndërpres për prezantimin tim në këtë festival. Shpresojmë që maksimumi pas dhjetë ditësh të jetë gati për të dalë në treg.
Është folur që do të jetë i ndërtuar në vitet 1940, pse pikërisht në këtë vit?
Po ideja ka qenë e “Entermedias” që është edhe produksioni i këtij klipi, dhe gjithçka është ideuar prej tyre. U mendua që edhe Floriani të dukej si një fëmijë i viteve 30-40. Donim shumë që ky klip të ishte një suprizë për publikun, por Facebook-u na e zbuloi pak, sepse u publikuan disa foto. Megjithatë, mendoj se edhe kur të publikohet klipi i plotë, do të ketë surpriza.
Ndërkaq ju rikthyet këtij festivali pas dy vitesh?
 Po para dy vitesh, unë mora një çmim dhe vitin e kaluar, u prezantova me një këngë, por që më pas, u përjashtova nga konkurrimi, sepse unë bëra një gabim, megjithëse pa dashje, por rregullat duhet të zbatohen. Unë nuk i dija mirë rregullat e festivalit dhe përpara se këngë të shfaqej për herë të parë në skenë e prezantova në një qytet të largët të Shkupit, ku nuk kishte as televizione. Kjo ishte dy ditë para se të prezantoja këngën, dhe unë kisha thyer një rregull, ndërkaq e  pësova në fund duke u përjashtuar nga festivali. Ky incident në fakt më dha edhe më shumë inspirim që të prezantohesha sa më denjësisht këtë edicion.
Ju jeni edhe instrumentist, në mos gaboj i bini violinës?
Jo unë kam bërë filloren për violinë dhe më pas kam studiuar për violë, ku edhe jam diplomuar. Unë jam marrë me muzikën që në moshën pesë vjeçare, dhe duke qenë se jam rritur me muzikën klasi, pasi është edhe zhanri më i vështirë i muzikës për t’u mësuar, më ka ndihmuar që të jem më i lirshëm në kompozim dhe në muzikën pop.
Ka pasur disa debate këtë periudhë, nga një kantautor tjetër, i cili ka thënë se i keni vjedhur këngën.,
Mendoj se nëse kjo do të ishte e vërtetë, i pari do të ishte spektatori që do ta thoshte një gjë të tillë. Unë ashtu siç ju tha edhe më lart, jam muzikant dhe kam mbaruar shkollën e lart në Gjermani. Që të thuash se kënga është kopje, minimumi duhet që tre tastet e para në këngë, të jenë të njëjta. Dhe jo vetëm që nuk janë tre notat e para, por as në melodi, as në këndim dhe as në bit nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë këngë tjetër, sepse siç jua theksova edhe më lart, kam punuar mbi 10 muaj për këtë këngë. Po më vjen keq që suksesi i kësaj kënge, i prish punë dikujt tjetër. Por asnjëherë nuk jam marrë me punën dhe fjalët e këngëtarëve të tjerë, pasi besoj vetëm në këndim dhe në vlerësimin që më jep publiku.
Flasim pak për jetën tuaj private, jeni përfolur shpesh për lidhje me vajza dhe edhe për vajza maqedonase, sa janë të vërteta këto?
Po mediat e kanë zakon që të shkruajnë edhe gjëra të pavërteta. dhe nëse të shohin në një foto me një fanse, të nesërmen të bëjnë në lidhje me të. Por unë nuk jam tip që merrem me shkrimet dhe i le të kalojnë, për këtë ndoshta edhe më përflasin shpesh, sepse nuk kam bërë ndonjëherë padi dhe të marrë masë kundër ndonjë gazetari apo gazetareje. Nga ana tjetër më duket normale, sepse deri sa je personazh publik, sigurisht që do të flasim për ty, herë gjëra të vërteta dhe herë të pa vërteta.
Momentalisht jeni vetëm, apo keni dikë pranë?
Po momentalisht jam vetëm sa i përket anës sentimentale, por jo shpirtërisht, sepse kam një familje të mrekullueshme, kam miq të mirë që prej fëmijërisë dhe mbeten miq e mi më të mirë. Pastaj jam njeri që i dua shumë kafshët dhe të gjithë këto më plotësojnë dhe nuk më kanë lënë kohë që të mërzitem edh kur kam qenë i mërzitur pas ndërprerjes së ndonjë lidhjeje dashurie
Ju keni qenë në lidh me një nga vajzat më të bukura të ekranit tonë Luana Vjollca, pse u ndërpre lidhja juaj?
Unë gjithmonë jam i hapur kur më pyesin për jetën time privatë, por e respektoj edhe faktin që vajza me të cilën kam qenë në lidhje e mban sekret dhe nuk flet dhe ndjej që nuk kam të drejtë flas për atë lidhje.
A do të kemi ndonjë album tuajin së shpejti?
Nëse do të kem gati dhjetë këngë të reja apo siç i quajmë ne singëlla, të pa dëgjuara ndonjëherë, atëherë do të bëj edhe albumin.
Ndonjë klip tjetër, pas klipit të këngës “Ngjyra e Kuqe”?
Po do të jetë edhe një klip tjetër por sapo të mbaroj këtë projekt do të nis tjetrin, sepse kam ndenjur gjatë në studio duke punuar.
në shtëpi. Nëse nuk pëlqehet kënga, çmimi nuk ka cfarë të duhet, edhe nëse ajo është vlerësuar.

Yllka Selita 

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk