Sherif Merdani: E vërteta e gjuetisë së shtrigave në Festivalin e 11-të
Rikthimi juaj në skenë
pas shumë viteve mungesë, ishte me spektaklin “Këngët e shekullit”?
Unë dua që të jem shumë i sinqertë, skena e “Këngëve të
shekullit”, nuk ishte rikthimi im i parë në skenë, pasi unë u riktheva në skenën
shqiptare pas viteve të burgut, në Festivalin e 36-të të këngës në Radio
Televizion, me këngën “Simfonia e Nënës”, ku mora çmimin e dytë, një këngë që u
vlerësua shumë dhe që mua më pëlqen shumë, sepse unë kam pasur një nënë model dhe
kur i këndohet nënës, unë dridhem i gjithi. Ka tre-katër këngë që i kushtohen nënë
në muzikën shqiptare dhe dy nga këto i këndoj unë, një e këndon Anita Take dhe
një tjetër më duket e këndon Bashkim Alibali. Kur kam qenë në Ambasadë në Itali,
kam marrë vesh se janë 400 këngë që i kushtohen nënës nga këngëtarë italianë,
megjithëse njëra prej tyre është më e njohura nga të gjitha. Pra ne i jemi borxhlinj
nënave tona, sepse nëna është një personazh i jashtëzakonshëm. Aq më tepër kur
unë e kam përjetuar vlerën e nënës nga fatkeqësia ime, atëherë kur e dashura,
kushërinjtë, miqtë më braktisën, ajo nuk m’u nda kurrë. Unë kam pasur rast, të
bëj një koncert recital nëpër Shqipëri dhe në Shkodër më pyeti një gazetar “Çfarë
ndryshimi keni ju këngëtarët e atij brezi, me këngëtarët e brezit të ri?” Unë
ju përgjigja, pak si me të qeshur, pak si për të vërtetë: “Ne gjenim si pika
referimi personazhe të tilla si nënë, e dashura, apo qoftë edhe partinë, kurse
këta janë më konkret, si për shembull, “O mamica na çmend me ato....”. Sot shoh
se janë më të lehtë dhe duke qenë se janë edhe në demokraci e nuk i ndalon kush
të shprehen lirshëm, nuk thellohen shumë në ato që bëjnë. Pas kësaj unë nuk u
mora shumë me muzikën, sepse shkova në Itali dhe në Rumani në Ambasadë.
Sigurisht që dëgjoja shumë muzikë dhe po të më pyesësh për muzikën rumune, mund
të të flas me kompetencë. Sepse në Rumuni, në një vend të Ballkanit, kishte
orkestër, kompozitore dhe këngëtarë që më kanë lënë pa mend, që ishin jashtëzakonisht
nacionalist, nuk pashë një emision në Rumani siç kemi ne “X-factor” apo “The
voic” që të këndohej në anglisht, atje këndohej vetëm në rumanisht. Jo se nuk
dinin, sepse nëpër mbrëmje të ndryshme këndon shumë mirë, por në kompeticione këndonin
këngët e tyre. Unë nuk e kuptoj dot, pse në këto dy emisione që janë shumë të
bukur dhe e kuptoj se janë formate të huazuara, por pse duhet të këndojnë vetëm
në anglisht, kur mund të jetë fare mirë një këngë e detyruar shqiptare dhe një
këngë në anglisht. Gjithmonë e kam menduar këtë fakt, “ok” se po këndojnë
anglisht, por ku do të shkojnë këta këngëtarë. Nëpër festivalet tona këndohet
shqip, nuk mund të pretendojnë se këta do të këndojnë si Tom Xhons apo të tjerë,
emra të njohur. Ti do të këndosh si shqiptar. Në të vërtetë muzika shqiptare është
shumë e vështirë, sepse edhe gjuha jonë nuk ta mundëson muzikalitetin, sepse është
e mbështetur mbi bashkëtingëllore. Që të rikthehem në pyetjen tuaj, kur erdha
nga Rumania, sapo kishte nisur edicioni i parë i “Këngëve të Shekullit” dhe më
ka thirrur Pandi Laço e Adi Hila, të cilët më bënë ftesë që të isha pjesëmarrës
në këtë spektakël të mrekullueshëm, po atë vit nuk isha gati, sepse kisha një
problem me këmbën. Pas dy vitesh kur më bënë ftesën për herë të dytë, isha shumë
më mirë dhe e pranova ftesën me shumë kënaqësi. Jua di për shumë faleminderit
sepse më kthyen besimin në vetvete, besimin në vlerat e mia. Unë kam sfiduar
moshën që kam dhe mbi ato këngë që u orkestruar për “Këngët e shekullit”, jap koncerte
nëpër Shqipëri, prej tre vjetësh, me titullin “Ku më mbete ti rini”, që unë sot
jam jo vetëm i vlerësuar moralisht por i mbushur edhe me para, të them të drejtën.
Më kanë shpërblyer në mënyrë të pa zakonshme kudo ku kam kënduar
Pak më lart thatë ‘më
rikthyen besimin’, besim që e humbët në festivalin e 11-të? Para një jave, bërë
një intervistë tjetër me këngëtarin Tonin Tërshana, i cili hodhi një tezë të re:
”Nuk u dënua njeri që këndoi në festivalin e 11-të”. Çfarë mund të na thoni ju,
personi i vetëm që u dënuat me burg, në atë festival?
Unë mund të them se dhënia e këtij opinioni është një
mendimin shumë i cekët dhe i ulët. Festivali ishte një eveniment i jashtëzakonshëm
në Shqipëri në vitet 1972, nuk kishte gjë tjetër, kishte një Ansambël të Këngës
dhe të Valles, kishte edhe ndeshje të futbollit dhe basketboll. Nuk kishte as
lokale, as televizione private dhe ndryshimi me sot është shumë i madh. Duhet të
lexosh, prandaj Sherifi, ka vlera akoma edhe në këtë moshë. I them shpesh herë i
them djalit tim, do të bëhesh këngëtar ti, po a ke lexuar një libër të Kadares,
nëse jo, nuk mund të bëhesh. A ke parë një ekspozitë pikture? Nëse jo nuk mund
të bëhesh. Domethënë këngëtari duhet të ketë një kulturë të përgjithshme, unë
kam studiuar për histori-gjeografi. Këngëtari duhet të dijë të dëgjojë shumë
muzikë dhe të shikojë se çfarë bën tjetri, në mënyrë që të bëjë më të mirën për
vete. Pra ai këngëtar, nuk ka gjykuar drejt, sepse nuk isha unë, nuk ishte
regjisori i Radio Tiranës, që të gjykonte mbi këngëtarët, gjykonte partia, dhe
të mos e kuptosh këtë, do të thotë se nuk e kuptuar gjë fare. Gjykonte Enver
Hoxha, gjykonte diktatori. Po të gjykosh atë kohë, ai ishte në një periudhë që
po i rrëshqiste toka nën këmbë. Po prishej me Kinën, ishte prishur me Rusinë
dhe kishte mbetur vetëm në bllok. Një liberalizim në art, ishte një liberalizim
i muzikës dhe i letërsisë, do të thoshte një përbuzje shumë e madhe për të nga
populli. Dhe ata që e nxitën më shumë, që ai të merrte masa ndaj Festivalit të
11-të, ishin fëmijët e tij, dhe jo ai vetë, sepse ai nuk ishte në skenë. Ma kanë
thënë në burg, anëtarë të Byrosë Politike që ishin me mua në burg. E bija dhe i
biri i Enver Hoxhës, i thanë që po bëhet një festival super borgjez, me trompa,
me veshje ekstravagante, dhe e vërteta ishte që ne po bënim muzikë moderne,
madje edhe vetë salla ishte bërë shumë e bukur. Unë kam qenë vetë në sallë natën
e parë si spektator dhe të gjithë spektatorët ishin të veshur shumë bukur. Dhe
në sallë ishin njerëz që punonin nëpër dikastere dhe ministrira, sepse në atë
kohë nuk shiteshin bileta si sot, por festivali bëhej me ftesa dhe vetëm të
mëdhenjtë e fëmijët e tyre mund të vinin ta shihnin festivalin. Ishte i vetmi
festival deri në atë kohë që u shpërndanë postera nëpër rrugë. Duhet të lexojë
dy vepra të Spartak Ngjelës, ai zotëria që ka folur për festivalin dhe ta
kuptojë. Ideja e Enver Hoxhës, për të hequr këtë festival ishte që të bënte
edhe një viktimë. Kë viktimë të bënte, bëri Françesk Radin, po Frankon nuk mund
ta dënonte sepse ishte student që këndoi me kitarë një këngë për Vietnamin dhe
e mori dhe e çoi në Pukë. Dënoi kompozitor të tjerë, si për shembull Pjetër
Gacin që kompozoi këngën “Erdh Pranvera”. “Ç’është ky, - kishte thënë Enveri, -
që s’beson se ka ardhur pranvera, kur ajo ka ardhur që në 1945”. Ndërkohë që
kjo u shpall edhe kënga fituese e atij festivali. Kompozitorin e kësaj kënge
Pjetër Gaçin, e çuan në Shkodër. Por Pjetër Gaci e kishte gruan ruse dhe u
tremb, e nga frika se do ta arrestonin u bë i varur nga pija dhe vdiq më pas.
Enver Hoxha e njihte familjen Merdani. Në veprën e tij “Kur lindi Partia”, ai përmend
familjen Merdani, Rexhep Merdani është xhaxhi i babit tim, një ndër familjet më
të pasura në palën myslimane në Korçë. Dhe kur ka pyetur se nga isha unë, dhe e
konfirmojë që isha nga Merdanët e Korçës dha urdhër që të më dënonin. Ato që
janë thënë, se ne kemi folur, nuk janë aspak të vërteta, sepse unë rrija në punën
time dhe vetëm këndoja. Të them i lumtur do të gënjeja, por isha shumë mirë,
sepse e dija nga rridhja. Shpesh, më thoshte nusja e xhaxhit tim: “mos hajde në
Korçë të këndosh, se këtu nuk të kanë shumë qef”, pasi isha nga të parët që këndoja
edhe anglisht. Atëherë këto gjëra, të gjitha raportoheshin dhe në atë festival
duhej një viktimë, kështu që Everi më bëri mua viktimë. Pse e morën Bujar Kapexhiun,
e hoqën si regjisor dhe e futën në punë fizike te “Josif Pashko”, ku bëheshin
pllakat. Bujarit i ka ardhur emri për t’u arrestuar me dhjetëra herë, por
kishte një mik të tijin në Ministrinë e Brendshme dhe ai ja hiqte, derisa erdhi
demokracia dhe shpëtoi Bujari nga burgu. Pra të gjitha këto nuk ishin rastësi.
Sherifi i shkreti, kishte një njollë, çfarë njolle të shkrete, unë vija nga
familjet më të nderuara të Korçës, por ishin tregtarë dhe duhet t’i dënonin.
Ndërkohë, vetëm ju u
dënuat me burg?
Burgun e njohu edhe një personazh tjetër, por jo thjesht për
festivalin, regjisori Mihallaq Luarasi. Ai ishte edhe regjisori i Festivalit të
11-të në fakt, por kishte vënë më parë edhe një dramë që nuk u pëlqye nga udhëheqja,
të Minush Jeros “Njollat e Murrme”. Këtu, thotë Spartak Ngjela në librin e tij,
filloi edhe kontradikta e Mehmet Shehut me Enver Hoxhën, sepse ai e kishte parë
shfaqjen më parë dhe e kishte pëlqyer shumë. Më pas e kishte ftuar Enver Hoxhën
që të shihte shfaqen një javë më prapa, por ky i fundit kishte dalë nga salla
dhe kishte thënë ”ç’është kjo njolla të murrme”. Dhe nga kjo dramë u futën në
burg edhe autori edhe regjisori. Pra nga Festivali i 11, në të vërtetë jam
futur vetëm unë. Unë kam bërë 16 vjet burg, akuza agjitacion dhe propagandë
ishte maksimumi me dhjetë vjet. Doja t’i thosha atij këngëtari që ka bërë atë
deklaratë para një jave, se tre vite pas dënimit më kanë thirrur ata ustallarët
për të bashkëpunuar, ashtu siç ka bashkëpunuar ai, dhe më thanë që ne të lirojmë
para kohe, po të këndosh për Partinë. Unë nuk pranova se isha nga Merdanët. Më
dënuar edhe dhjetë vjet të tjera e më çuan në Burrel, me Pjetër Arbnorin me
Spartak Ngjelën, me Fatos Lubonjën, Abdulla Sallaku, Daut Gumenin, etj. Tek unë
janë gërshetuar jeta ime dhe arti im, aq sa gruaja dhe djali im mërziten ndonjëherë
kur unë ngre zërin në shtëpi. Por i them gruas, mos harro çfarë të kam thënë
kur u njohëm bashkë: “Mos u martoni me ne, ne jemi të çmendur”, - thoshte Pjetër
Arbnori. Ne kemi dalë të çmendur nga burgu, pastaj u zbutëm. U zbutëm nga
dashuria e nënës, e vëllezërve, e miqve. Ne vinim nga ferri dhe burgu i Enverit
Hoxhës ka qenë një ferr i vërtetë. Një shkrimtarë i madh thotë: “Që të kuptosh
një femër duhet të jesh femër”, unë për paralelizëm them, që të na kuptosh një
ish të burgosurit politik të Enver Hoxhës duhet të kesh qenë edhe vetë i tillë,
ndryshe nuk e kupton dot. Kam punuar shtatë vjet minator në minierë dhe më ka
shpëtuar Zoti, sepse unë kam rënë nga tetë metra lartësi dhe sot jam ende gjallë.
Ju nuk ju shohim
shpesh në skenë, pse?
Mund të them se Vaçe Zela më ka dhënë një këshillë shumë të
mirë, kur dilnim nëpër koncerte më thoshte: “Sherif, që të ruash figurën tënde,
mos dil në çdo skenë, sepse ne jemi një popull i vogël dhe nuk asimilojmë shumë
muzikë”.
Po sot që duket se po
bëhen më shumë këngëtare se asnjëherë më parë?
Ky pastaj është një kapitull që unë nuk pushoj dhe jam shumë
kritik për këtë. Ne vërtet bëjmë muzikë dhe muzika ka evoluar, por nuk jam
dakord fare me faktin që një vajzë e bukur, duhet të bëhet patjetër këngëtare.
Vajzat e bukura, mund të bëhen fotomodele shumë të mira, por jo këngëtare sepse
këngëtare nuk bëhesh në studio. Këngëtare bëhesh në skenë kur ke një orkestër
me 60 veta pas dhe ti nxjerrë zërin. Sepse të bëhesh këngëtar ka tre elementë të
rëndësishëm, zëri, zëri dhe zëri, të jesh këngëtar nuk do patjetër paraqitje. Mund
të them se këngëtarët më të mëdhenj në botë janë të shëmtuar. Sepse Zoti nuk
t’i jep të gjitha, dhe unë kam rezervat e mia lidhur me këngëtarët e shumtë
sot. Sot vërtetë ka shumë spektakle, ku mund të shfaqen dhe bëhet edhe muzikë,
por shoh se ka shumë plagjiatura, ngjashmëri. Që të jesh origjinal duhet të
njohësh folklorin shqiptar. Kam folur edhe me Ministrin e Kulturës, sepse
mendoj se ka ardhur koha kur në Akademinë e Arteve duhet të hapet një degë e re
ku të mësohet si të bëhet kritikë arti, sot mungon kritika.
Ju thatë se prej tre
vitesh jepni një koncert recital nëpër Shqipëri, kur do ta shohim edhe në Tiranë?
Ashtu siç thatë edhe ju, prej tre vitesh kam ideuar një
koncert recital. Skenarin e kam ideuar vetë, këndoj dal vivo, por me
orkestracione me playback. Kam angazhuar në këto koncerte Anjeza Shahinin, që e
dua fort dhe një nga këngëtaret më të mira tonat, Vikena Kamenicën. Kam menduar
që të këndoj në mënyrë kronologjike këngët e huaja, që nuk na linin ta këndonim
në ato vite edhe këngët e sotme. Është një spektakël që të bën të argëtohesh me
muzikë. Aty prezantoj edhe djalin tim që luan në piano dhe këndon me disa miq të
mi. Së shpejti do të jem në Gjirokastër dhe në Tepelenë, para Vitit të Ri. Kam
qenë me këtë koncert edhe në Amerikë, sigurisht që në mes shqiptareve në Miçigan
dhe në Nju Jork. Në Tiranë, sigurisht që do më duhet një angazhim shumë i madh
sepse do të më duhet të marr një sponsorizues, pasi të duhet një sallë më e
madhe, provinca ka të tjera kërkesa, sepse edhe sallat janë të vogla, ndërsa në
pallat të Kongreseve janë 2000 spektator dhe aty duhet vërtet një angazhim i
madh. Megjithatë kam një propozim nga Namik Ajazi, bashkëshorti i Ministres
Bregu. Të them të drejtën, nguroj pak, sepse do një farë përgatitje, por që as
nuk e diskutoj se do ta bëj patjetër edhe në Tiranë dhe kam ndër mend që të ftoj
edhe miqtë e mi. Të siguroj se ky koncert do të realizohet dhe do të jetë
finalja ime.
Ky do të jetë edhe
projekti juaj i radhës?
Kam edhe një plan tjetër që nuk e kam thënë më parë. I entuziazmuar
nga pritja që na bënë me Frederik Ndocin, duke qenë se unë nënë e kam
shkodrane, e njoh shumë mirë këngën shkodrane, por nuk e kam kënduar kurrë në
skenë. Ma propozoi Frederiku një bashkëpunim të tilla dhe më pëlqeu. Kam një ëndërr,
që të bëj një recital unë dhe Frederiku te Klani. Me këngë të huaja, të muzikës
së lehtë dhe të konceptuar nga Adi Hila me prezantim të Pandi Lacos, etj. E kam
ëndërr, sepse dua t’i tregoj këtij brezi të ri që të këndosh në gjuhë të huaj, është
e lehtë, por të këndosh në gjuhën shqipe është e vështirë.
Yllka Selita
Jeni i dashuruar 💕 me dikë dhe ai/ajo nuk ia kthen gjestin, i frustruar për shkak të një ndarjeje 💔 atëherë mund ta përdorni këtë për të tërhequr atë të dashuruar në jetën tuaj. Rikthen ish-in tuaj dhe ndihmon në zgjidhjen e martesave të prishura. Mjetet juridike të infertilitetit dhe infeksionit. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë të pakënaqur. Mendoni për këtë. Ju meritoni lumturinë dhe dashurinë maksimale.
ReplyDeleteShënim: kjo është krejtësisht e padëmshme dhe nuk ka efekte anësore.
kjo eshte zgjidhja
👇👇👇
WhatsApp +2349046229159