Willson, ky dalzotës i pashoq i fatit të Shipërisë



Nga Albert Vataj
Histori e Shqipërisë dhe shqiptarëve është e mbarsur prej një Golgote të gjatë fatesh fatale dhe anatemash. Ajo cek sot në përvjetorin e 100-të të vetvendosjes së mëvetësishme duke e kundruar veten si i barabartë mes të barabartëve. Mbas, prej nga ajo ka ardhur, mijëra bijë e bija e kanë shtruar rrugëtimin e qenësisë me jetët e tyre. Mbi munde e gjak, mbi djepe të thyer e tokash lëruar prej varresh ka ardhur derimtash kjo Shqipëri. Përpjekjet dhe sakrificat ishin të panumërta. Fati dhe fuqitë fatthënëse nuk ishin të gjitha dhe aq dashamirës, përkundrazi, Shqipëria ishte përt ta një nocion gjeografik. Në këtë shtjellë titanësh ku përzihej fati i një vendi të vogël, nuk do të kishte kishte dalzotës më të kenun se sa , Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Willson. Nëse ka një pse, si dhe qysh, për memuar dhe ndërmëndje të ndjesisë sonë kombëtare mëtoj se: Asokohe, problemi shqiptar ishte i koklavitur dhe udhëkryqi në të cilin gjendej, ngërthehej prej lakmive të fqinjve dhe “mungesës” së zërit kushtrues shqiptar. Traktati i fshehtë i Londrës (i nënshkruar më 26 prill 1915) kishte vendosur copëtimin e Shqipërisë midis Italisë, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Në vazhdim të politikës antishqiptare Italia nënshkroi me Greqinë marrëveshjen Tittoni-Venizelos (1919), e cila i njihte Greqisë kërkesat mbi Shqipërinë e Jugut, me kusht që edhe Greqia të njihte sundimin italian mbi pjesën tjetër të Shqipërisë.
Në këto rrethana historike u mblodh Konferenca e Paqes në Paris më 1919. Austria që kishte influencuar dhe mbështetur aq shumë pavarësinë e Shqipërisë kishte humbur luftën dhe njiherash rolin e saj ndikues duke e ekspozuar në këtë mënyrë fatin tonë në rrugëkryq. Nga ana tjetër fuqitë fituese (Anglia, Franca dhe Rusia) mbështesnin hapur shtetet fqinje të interesuara për tu zmadhuar me territore shqiptare. Kështu, Shqipëria nuk kishte më asnjë përkrahje të jashtme, përveç zërit të fuqishëm të Presidentit Willson, i cili mbrojti të drejtën në dobi të kombit shqiptar.
Në këtë 100-Vjetor shqiptarët kanë obligim të janë mirënjohës këtij burri shteti që mundi me vu nën fre babzinë e fqinjëve. Ishte ndoshta ai që bëri më shumë dhe që këtë 100-Vjetor të Mëvetësisë së shqiptarëve, meriton mirënjohje të veçme. Kjo ngase ai bëri shumëçka më shumë nga krejt tjetërkush që me të drejtë ka zënë vend në podin e nderit të këtij jubileu. Rilindasit tanë me vetmohim dhe sakrifica të pashoqe bënë atë që ne tash gazmojmë, shkulën atë copë Shqipëri të molisun nga thonjt e përbindëshit të Bosforit. Ata bënë atë që gjaku, zemra dhe amaneti i tyre i hovte në këtë arenë të përballjes dhe kacafytjes. Në ditën kush shtatorja e Presidentit Amerikan nisi rrugëtimin e mirënjohjes, Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në ceremoninë e përurimit, u shpreh se, me vendosjen e kësaj shtatoreje, nderohet ëndrra e të gjithë atyre burrave, grave dhe asaj gjenerate, të cilët në një moment kritik për veprën e tyre, pavarësinë e vendit, gjetën një mbështetje shpëtimtare nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Woodrow Willson. “Që nga ajo kohë dhe në dekada, kjo shtatore që kemi sot këtu, ka qenë e gdhendur në zemrat e miliona shqiptarëve, në kujtesën e tyre, në mirënjohjen e tyre. Ndaj dhe ne po realizojmë një detyrim madhor, ndaj të gjithë shqiptarëve atdhetar dhe patriotë”, u shpreh kryeministri.
“Mënyra më e sigurtë, më e mirë për të shprehur mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara dhe rolit të tyre të jashtëzakonshme në historinë e lirisë së shqiptarëve është të ndërtojmë dhe konsolidojmë ato vlera të mëdha, të cilat kanë bërë Amerika”, ka vijuar Berisha në fjalën e tij.
 Shqiptarët kanë një histori që i shëmbëllen një kalvari. Për shekuj pas Skënderbeut, ata ishin një komb pothuaj jetim. Në tërësi historia ka qenë një njerkë jo e dashur për ta, por dhe shekullin e kaluar përjetuam drama e copëtime, diktatura, të cilat kanë qenë të egra për kombin shqiptar. Gjatë gjithë atij shekulli, në momente më kritike të kombit, ata kanë patur fatin e madh, bekimin e Zotit, të kenë mbështetjen përcaktuese të presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të qeverisë amerikane dhe kombit amerikan. Tash shqiptarët nderojmë Presidentin Woodrow Willson, këtë reformator të madh të politikës dhe diplomacisë botërore. Pas një shekulli që fuqitë e mëdha kishin trajtuar vendet dhe kombet e vogla në përputhje me ambiciet e tyre kolonialiste dhe të tjera, ky burrë i madh, shpalli në vitin 1918 platformën e reformimit të politikës dhe diplomacisë botërore, të vendosje së saj mbi baza të reja morale, mbi bazën e të drejtës së kombeve për vetëvendosje, të drejtës së tyre për të jetuar në paqe dhe stabilitet. Kjo platformë pati një rëndësi të jashtëzakonshme për popujt në mbarë botën, por një rëndësi jetike vendimtare për shqiptarët, të cilët ishin parashikuar të shuheshin tërësisht nga harta politike e Europës. 







Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk