Gëzim Hidri sjell flamurin e Pavarësisë së 1912-ës në mozaik



Artistët kanë një mënyrë origjinale të kumtimit të festimeve. Eshtë shpirti i tyre vullnetmirë dhe pasioni i fuqishëm i përjetimit që bëjnë të mundur jo vetëm ardhjen në këtë atmosferë të festimeve të 100-Vjetorit të Pavarësisë. Eshtë Gëzim Hidri që ka risjellë flamurin e vitit 1912, atë flamur që ngriti Ismail Qemali në Vlorë. Ai e sjell këtë xhevahir në mozaik.  Në fjalën e tij Hidri shton: “Respektoj të gjithë popullin dhe kombin tim, veçanërisht nën rrezet e këtij dielli respektoj me ngrohtësinë e shpirtit tim popullin e Tiranës. Në qoftë se u nisa të bëjë atë vepër të qëndisur  në mozaik, me gurë natyralë, u nisa me mendimin për të respektuar gjithashtu të parët tanë që kanë luftuar në çdo betejë, në çdo fushë të tyre, duke mbajtur edhe penën, edhe mendjen, edhe shpatën. U nisa duke e bërë këtë flamur, duke respektuar gjithashtu edhe shtizat që qëndisën atë flamur që është ngritur në Vlorë, i punuar nga Marigoja por ishte shumë domethënëse sot në Tiranë, ky flamur duhet të vendosej për të respektuar të parët, për të respektuar gjithashtu atë shpatë, atë mburojë, atë përkrenare që ndodhet sot në Tiranë, të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Kjo është një ditë shumë e shënuar për popullin e Tiranës në veçanti, sepse është një popull krenar që nisi zanafillën nga fillimi i fillimit brenda vuajtjes, brenda shpirtit, brenda mendjes, brenda penës, kështu që meriton atë që ne e kemi bërë me shpirtin tonë, për të mbledhur çdo kuadrat guri nën kujtesën e gjakut që është derdhur lart atij guri. Prandaj edhe vetë Zoti e solli që në ato beteja, në ato kuadratë, nga ana figurative unë i quaj, janë dienejt e tokës tonë që kanë luftuar ato trima që sot u mblodhën brenda atij kuadrati që formuan atë flamur.  Është kënaqësi që ndodhem dhe flas mes jush, është kënaqësi që për këtë flamur mu dha fuqia e fuqisë së mendjes, Kryetarit të Bashkisë, i cili është edhe vetë artdashës, duke këmbëngulur dhe duke më dhënë përkrahje që ai flamur do të ngrihet aty ku ka vendin e tij, që të përkujtohet gjithmonë. Populli ynë ka ardhur, populli i Tiranës ka ardhur për të ardhur dhe asnjëherë s’ka për të ikur.
Unë ju falënderoj me rezonancën e shpirtit të gjithë, të gjithë popullin tim, veçanërisht ju falënderoj juve sot, popullin e Tiranës, sepse kemi shpresa shumë të mëdha. Edhe në qoftë se do shikoni atë mozaik të ndërtuar në gurë, është e vërtetë që të gjithë bashkarisht do i japim dorë njëri-tjetrit, për të kuptuar thelbin e mozaikut që është i pavdekshëm. Do të thotë që kur të bëhet toka thërrime apo 1 cm, atëherë do të shpërngulet e thërrmuara. Shumë faleminderit, është krenari për mua që ndodhem mes jush, është krenari për mua sot që ndodhem në mes të familjeve të vjetra, që e filluan zanafillën përpara 100 viteve, duke e ngritur këtë flamur në këtë vend, në ditën e sotme më 26 nëntor”, ka përfunduar autori i këtij mozaiku.









Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk