Salvador Dali i kishte shitur 10 mijë dollarë fijen e rreme të mustakut gruas së John Lennonit



I tillë ishte ai në jetë, në art, në marrëdhënie me të dashurat e tij, admiruesit dhe miqtë, përfshi dhe babain, të cilit në një zënkë i kishte dërguar spermën e tij në një prezervativ, ku i thoshte “se kaq të detyrohem”. Ky ishte surrealisti emblematik dhe njeriu bizarr. Piktori Salvador Dali ia kishte shitur me një rast për 10 mijë dollarë fijen e rreme të mustakut së tij, të vesë së John Lennon, Yoko Ono. Artisti në vend të qimes në kuti kishte paketuar barë të thatë.Në një intervistë të dhënë së fundi për një gazetë franceze, aktorja dhe ish-këngëtarja Amanda Lear ka zbuluar sesi e ka mashtruar piktori Yoko Onon. “Gjatë gjithë jetës, Dali nuk ka mundur të rezistojë kur para fytyrës së tij tundej një çek me shumë të madhe të parave”, tha Amanda Lear, e cila dikur ishte muza dhe dashnorja e piktorit të famshëm surrealist spanjoll. “Yoko Ono në një rast i kishte kërkuar që t’ia shiste asaj një fije nga mustaqet e tij. Ai mendonte se ajo ishte një magjistare dhe kishte frikë se do t’i bënte magji. Ai më dërgoi që t’ia mblidhja ca barë të thatë dhe e vendosi atë në një kuti të bukur”, tha ajo. “Ajo kishte paguar 10 mijë dollarë ndërsa, Dali “vdiste” që të mashtronte njerëzit”, tha Amanda. “Ai ishte mësuesi im i artit, babai im, dashnori im,“ rikujton Amanda Lear, e cila u takua me Dalin në vitin 1965, kur ai kishte 61 vjet, ndërsa ajo kishte vetëm 18 vjet. Dali, i cili konsiderohet një ndër piktorët më të mirë të shekullit të kaluar dhe ka vdekur më 23 janar të vitit 1989, ka qenë edhe aktor në disa prej filmave hollivudian si “Impressions de la Haute Mongolie” dhe “Fun and Games for Everyone”.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk