Një Italian tregon “Si u bë Mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”


Frikët e mjeshtrit të frikësKadare takohet me presidentin izraelit Ndër tre më të mirët në BallkanU shfarosën nga vullkanet?
Italiani Camillo Libardi vjen në shqip me kujtimet e tij për mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogun. ‘Si u bë Mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu’, botuar nga shtëpia botuese ‘Naimi’, sjell të dhëna interesante për kohën e mbretit Zog. “Pas Luftës së Dytë Botërore, Italia trashëgoi nga Austro-Hungaria protektoratin mbi katolikët shqiptarë. Ahmet Zogu, pasi tradhtoi Serbinë, u hodh në krahët e Duçes tonë e, kështu, italianët vërshuan në Shqipëri dhe u gjendën përballë një qeverie dhe një populli që nuk e njihnin.
Zoti Armando Armeo, konsull i Italisë në Shkodër, shprehu dëshirën që të bëja një përshkrim, në mënyrë që të merrte vesh se në ç’ujëra do të notonte. E paraqita dhe është ky, me përjashtim të përfundimit. Nuk pretendoj që të lavdërohet nga askush, vetëm të njihet e vërteta…”.
Kështu shkruan Camillo Libardi në librin “Si u bë Mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”. Libardi, i cili ka shërbyer në krye të Kryqit të Kuq Italian që vepronte në Shqipëri në fillim të shekullit të kaluar, është dëshmitar i ngjarjeve që ndodhnin në Shqipëri në gjysmën e parë të shek. XX.
Libri përshkruan me hollësi të gjitha makinacionet dhe protagonistët e asaj kohe për të nënshtruar Veriun shqiptar. Natyrisht, vendin kryesor në këto kujtime e zë Ahmet Zogu, rruga që ai imponoi për t’u kurorëzuar Mbret. Krerë fisesh, bajraktarë, klerikë, intelektualë si Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Bajram Curri, Muharrem Bajraktari, Gjon Markagjoni i Mirditës, dom Lazër Shanto, Rexhep Shala, Kazazët, Bumçët, Bernardin Shllaku, Ahmet Frashëri, Lazër Mjeda, Musa Juka, Gjon Gazulli e plot figura të tjera të kohës janë pjesë e dëshmisë së Camillo Libardit.
Disa nga ngjarjet që përshkruhen në këtë libër, i cili vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, janë rebelimet antizogiste në Veri të vendit, reprezaljet e Zogut në Shkodër, Dukagjin dhe Temal, lufta e Zogut kundër opozitës, ekzistenca e të burgosurve politikë apo e vrasjeve politike. Gjithashtu, në libër jepen dëshmi të reja për atentatin kundër Zogut në Vjenë, për vrasjen e Bajram Currit, rolin e madh që kanë pasur gazetat e asaj kohe, si “Ora e maleve” apo “Hylli i Dritës”, ashtu siç jepen dëshmi me interes për raportet e religjionit, fesë me politikën dhe regjimin.



Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk