Posts

Showing posts from August, 2013

10 librat më të shtrenjtë në botë

Image
Një nga ankandet më të njohura në botë të librit, Sotheby, në Delware ka publikuar listën e 10 librave të konsideruar si më të shtrenjtët në botë. Libri më i shtrenjtë në botë, sipas Sothebyt është ai i “The Codex Leicester”, i Leonardo da Vinçit, 30.8 milionë dollarë i ndjekur nga ai i “Ungjijtë”, “Urdhri i Shën Benedikti” e Henry Lion - me një vlerë 11.700.000 dollarë, të dy nga një ankand nga kjo shtëpi ankandesh edhe të librave. Është interesante fakti se librat fetar të krishterë janë librat më të shtrenjtë në botë DELWARE, SHBA - Sotheby, është një korporatë multinacionale, fillimisht britanike, por tani me seli në Delware është amerikane. Ky ankand, është një nga agjentët më të mëdha botërore të arteve të bukura dhe dekorative, bizhuteri, pasurive të patundshme, dhe collectibles. Sotheby, është e ndarë në tre segmente: ankand, financa dhe tregtari. Shërbimet e kompanisë shkojnë nga shërbimet e Korporatës së Artit në Shitjen Private. Sotheby është shtëpia e katë

Nga Ditari i një gjeniu, Salvador Dali

Image
Falemnderit Zotit, në këtë periudhë të jetës sime, flë e pikturoj më mirë e më me kënaqësi se zakonisht. Kësisoj, duhet të bëj kujdes për të shmangur plasarimat që më krijohen nëpër cepat e buzëve si pasojë e pashmangshme e pështymës që grumbullohet prej kënaqësisë që më sjellin këto dy mundësi hyjnore: të flë e të pikturoj. Po, duke fjetur e duke pikturuar, unë përjargem nga kënaqësia. Sigurisht, me një gjest të vrullshëm apo të ngathët të dorës, do mund të përthahesha në çastin e një prej zgjimeve të mia parajsore apo në çastin jo më pak parajsor të ndërprerjes së punës, por jam aq terësisht i kushtuar ndaj kënaqësive të mia jetësore dhe intelektuale sa refuzoj ta bëj një gjë të tillë! Ja një problem moral që duhet zgjidhur. Duhet lejuar që jargët e kënaqësisë të shtohen, apo duhen bërë përpjekje për ta fshirë pështymën që në fillim? Në pritje të zgjidhjes, kam krijuar një tjetër metodë gjumëndjellëse, metodë që një ditë do të duhet të përfshihet medoemos në terësinë e krijim