10 librat më të shtrenjtë në botë



Një nga ankandet më të njohura në botë të librit, Sotheby, në Delware ka publikuar listën e 10 librave të konsideruar si më të shtrenjtët në botë. Libri më i shtrenjtë në botë, sipas Sothebyt është ai i “The Codex Leicester”, i Leonardo da Vinçit, 30.8 milionë dollarë i ndjekur nga ai i “Ungjijtë”, “Urdhri i Shën Benedikti” e Henry Lion - me një vlerë 11.700.000 dollarë, të dy nga një ankand nga kjo shtëpi ankandesh edhe të librave. Është interesante fakti se librat fetar të krishterë janë librat më të shtrenjtë në botë


DELWARE, SHBA - Sotheby, është një korporatë multinacionale, fillimisht britanike, por tani me seli në Delware është amerikane. Ky ankand, është një nga agjentët më të mëdha botërore të arteve të bukura dhe dekorative, bizhuteri, pasurive të patundshme, dhe collectibles. Sotheby, është e ndarë në tre segmente: ankand, financa dhe tregtari. Shërbimet e kompanisë shkojnë nga shërbimet e Korporatës së Artit në Shitjen Private.
Sotheby është shtëpia e katërt më të vjetër në botë për ankand në veprim të vazhdueshëm, me 90 vende në gjithë botën. Që nga dhjetori i vitit 2011, kompania kishte 1. 446 të punësuar në mbarë botën. Ajo është biznes i madh në botë i artit me një shitjet globale në vitin 2011 shumat e të cilit arrijnë deri në 5, 800, 000, 000 dollarë.
Sotheby është themeluar më 11 mars 1744 në Londër. Kompania u bë amerikane fillimisht kur ishte duke inkorporuar në gusht 1983 në Michigan. Në qershor të vitit 2006, Sotheby Holdings, Inc bashkëngjitet sërish në shtetin e Delaware dhe u emërtua Sotheby.

The Codex Leicester, i Leonardo da Vinçi
30.8 milionë dollarë
Një nga më të famshmet të revistave shkencore të ashtuquajturit “Kodi i da Vincit”, me 72-faqe është e mbushur me Musings shkrime me dorë, të mendimtarit të madh dhe teorive mbi çdo gjë nga fosilet me lëvizjen e ujit në atë që e bën shkëlqimin e hënës. Dorëshkrim ishte blerë për herë të parë në 1717 nga Thomas Coke, i cili më vonë u bë Earl & Leicester, dhe pastaj në vitin 1980, u ble nga pasuria Leicester nga koleksionisti artit Armand Hammer (emri i të cilit doli nga dorëshkrimi dhe për katërmbëdhjetë vjet ai ishte në pronësi të këtij libri). Në vitin 1994, Bill Gates e Belu atë në një ankand për 30.800.000 dollarë, duke e bërë atë librin më i shtrenjtë blerë ndonjëherë.


Ungjijtë, Urdhri i Shën Benedikti
Nga Henry Lion
11.700.000 dollarë
Porositur fillimisht nga Henry Lion, Duka i Saksonisë, për altarin e Virgjëreshës Mari në Katedralen Brunswick, ky libër ungjilli u ble nga qeveria gjermane në Sotheby të Londrës në vitin 1983 për 11.700.000 dollarë në atë kohë. Libri ka 266 faqe, duke përfshirë 50-të faqe të plotë me ilustrime, libri është konsideruar një kryevepër e dorëshkrimit romane të shekullit të 12-të.



Zogjtë e Amerikës
Nga James Audubon
11.500.000 dollarë

Në vitin 2000, ishte ankandi Christie i cili nxori në ankand një kopje (një nga vetëm 119 kopjeve të plotë të njohura në botë) e “Shpendëve në Amerikë” për 8.802.500 dollarë. Dhjetë vjet më vonë, një tjetër botim i plotë i kopjes së parë u shit në Londër në Sotheby për 11.500.000 dollarë. Sot, një tjetër kopje enorme e vendosur në katër vëllim doli përsëri për ankand nga Christie, dhe ndoshta të jetë një tjetër rekord botëror.

The Canterbury Tales
Nga Geoffrey Chaucer
7.500.000 dollarë

Një botim i parë i shekullit të 15-të është shitur për 7.500.000 dollarë në atë kohë) po nga Christie në Londër në vitin 1998. Një duzinë e kopjeve të njohur të edicionit të parë të botuara në 1477, ishte blloku i volumeve të fundit që do të mbahej privatisht, dhe ishte blerë fillimisht për 6 milionë pound.



Folio i Parë
Nga William Shakespeare
6.166.000 dollarë

Edhe pse çmimi fillestar i “Folio Parë” ishte një i vetëm (një ose dy më shumë i lidhur në lëkurë ose stolisur ndryshe), kopjet e paprekur tani janë në mesin e librave më të shtrenjtë dhe i gjen në mesin e librave më shumë të çmuar në mesin e librit, të shekullit, ku kanë mbetur vetëm 228 kopje që i kanë shpëtuar ekzistencës prej 750 kopjeve origjinale. Në vitin 2001, bashkëthemeluesi i Mocrosoft Paul Allen e ka blerë një kopje për 6.166.000 dollarë në Nju Jork nga shtëpia botuese Christie.

Bibla
Nga Gutenberg
4.900.000 dollarë
Një kopje e Biblës Gutenberg është shitur në vitin 1987 për një shumë rekord 4.900.000 dollarë në Nju Jork, nga shtëpia e librave Christie. Vetëm 48 prej librave që ekzistojnë në botë - Biblës Gutenberg janë paraparë që do të shtypen me llojin e luajtshme.


Traktat mbi pemë frutore
Nga Henri Louis Monceau Duhamel
4.500.000 dollarë
Traité des arbres fruitiers – Traktat mbi pemë frutore nga Henri Louis Monceau Duhamel është libër i ilustruar nga Pierre Antoine Poiteau dhe Pierre Jean François - 4.500.000 dollarë. Ky është libri më i shtrenjtë i shkruar ndonjëherë për pemë frutore (16 varieteteve të ndryshme). Një kopje e këtij vëllimi harlisur me foto origjinale, vendosur për të ilustruar edhe tekstet është shitura për rreth 4.500.000 dollarë në vitin 2006.

Cosmographia Geographia
Nga Klaudi Ptolemeu
4.000.000 dollarë

I pari libër në botë i shtypur si libër dhe përdorur si atlas, është libri i parë në botë për të bërë përdorimin e gdhendur të ilustrimeve, “Cosmographia 1477 Ptolemeut 's” është shitur në shtëpinë e librit Sotheby në Londër në vitin 2006 për 4.000.000 dollarë në atë kohë.



Tregime të Beedle Bard
Nga J. K. Rowling
3.980.000 dollarë

Para këtij libri, që kishte për qëllim të jetë libër i fëmijëve i së njëjtës formë me Harry Potter dhe të librit “Shenjtërit e Vdekur”, u bë një masë më i preferuari i tregut të librave për fëmijë në botë. Tregime të Beedle Bard, J. K. Rowling krijojë shtatë kopje origjinale, secila me dorë dhe ilustruar nga vetë Rowling. Gjashtë ishin dhënë për miqtë dhe redaktorët, por në vitin 2007, një nga të shtatët ishte vënë në ankand. Ajo u shit nga Amazon.com për një çmim 3.980.000 dollarë, duke e bërë atë dorëshkrimi më i shtrenjtë të librit modern blerë ndonjëherë në ankand. Paratë nga shitja e librit iu dhuruan në fushatën bamirëse organizatës “Zëri i Fëmijëve”.

Libri i Parë i Urizen
Nga William Blake
2.500.000 dollarë

Shtypur fillimisht në vitin 1794, libri i parë i Urizen është një nga pjesët më të mëdha dhe disa thonë se më e rëndësishme në seri të librave të Blake, së punimeve të tij profetike. Njëri prej vetëm tetë kopjesh të njohura dhe mbijetuara u shit në Nju Jork në vitin 1999 nga shtëpia e librit Sotheby për 2.5 milionë dollarë për një koleksionist privat. 

Perktheu Beqir Sina

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk