Inida Gjata (Zhaku): “Trimnika”, një libër ndryshe
Inida Gjata, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit Zhaku,
javën e parë të këtij viti ka nisur të botojë një seri librash, të cilët në
total do të jenë 12.
Një për çdo muaj të ri. Ajo që ka rrotulluar gjithë
vëmendjen e medias rreth saj është fakti se ajo ka guxuar të nxjerrë shumë
biseda private me artistë e personazhe të tjerë të njohur, të cilët janë
identifikuar, siç ka qenë Dr. Flori, Flor Mumajesi, Shkendije Mujaj e shumë të
tjerë. Gjithçka ka marrë shtysë nga shou i fundit ku Zhaku ishte e ftuar,
pikërisht te Vip Shpija. Gjithçka rreth librit dhe të rejave që ajo do të shkruajë në këtë, seri Zhaku i
tregon në këtë intervistë.
Zhaku, ke “tronditur”
botën e shou bizit shqiptar këtë fillim viti me librin tënd Trimnika. Çfarë të
shtyu të shkruaje kaq vrullshëm?
Në fakt, libri TRIMNIKA duhet të trondisë edhe shoqërinë
shqiptare edhe politikën edhe mediat. Është një roman që vjen te lexuesi
shqiptar, enkas për të shfaqur realitetin në të cilin rrojmë prej dhjetëra
dekadash. Është një roman që flet për padrejtësitë, maskarallëqet, censurën,
manipulimin, korrupsionin dhe shpifjet. Sidomos në botën e personazheve të
famshëm, për të cilët duhet të themi se shqiptarët nuk kanë dëshmi të vërteta.
Ndaj dhe unë, meqë më shumë jam pjesë e popullit sesa e shoubizit dhe meqenëse
kam qenë “viktimë” e vazhdueshme padrejtësish nga njerëzit e pushtetshëm të
medias dhe shout, vendosa të vë drejtësinë në vend (jo vetëm për veten time),
ndaj dhe u krijua ky botim satirik, i cili do të zhvillohet me seri. Çdo muaj
lexuesit do të njihen me detaje të reja mbi përvojat dhe njerëzit e famshëm të
Shqipërisë dhe Kosovës. Libri është i shoqëruar edhe nga karikaturat e këtyre
personazheve apo rrëfimeve dhe ngjarjeve që rrëfehen.
Si i ke ruajtur
gjithë bisedat e viteve të shkuara? Ke pasur ditar?
Padrejtësitë nuk harrohen kurrë. As lëndimet, as fyerjet, as
shkeljet e të drejtave. As vjedhjet, as grabitjet, as manipulimet, as
censurimet. Nuk është nevoja të mbash ditar në kësi rastesh. Ditar është vetë
dëshpërimi dhe trishtimi që duhet të gëlltisësh nëse je pjesë e këtij lloj
sistemi. Në këtë roman, unë kam shpjeguar dhe do të shpjegoj në seritë e tjera
edhe më qartë arsyet pse më shtynë drejt këtij botimi, i cili është njëherësh
drejtësia dhe Hakmarrja ime. Nëpërmjet tij, shpresoj dhe uroj që të gjithë ata
që ndihen të nëpërkëmbur e të shkelur nga njerëz apo rrethana të ngjashme me të
miat, të frymëzohen e të bëhen më të fortë. Vetëm forca dhe kuraja është ajo që
na bën të ecim përpara. Natyrisht unë kam zgjedhur dhe do të vazhdoj të zgjedh
gjithmonë format simbolike dhe metaforike për t’u hakmarrë ndaj atyre që më
kanë lënduar dhe dëmtuar padrejtësisht. Këtë do ua sugjeroja të gjithëve.
Hakmarrja është një ndjenjë të cilën po nuk dite ta shkarkosh, grumbullohet si
kancer dhe na vret si Kali i Trojës. Do të doja që edhe lexuesit të reflektonin
nëpërmjet këtij libri dhe duhet të them se janë lexues të ndryshëm, nga kategori
të ndryshme të cilët identifikohen me personazhin kryesor TRIMNIKEN dhe marrin
zemër e bëhen më të drejtpërdrejtë dhe më kurajozë nëse ndihen të shkelur apo
të shtypur.
Në libër përfshihen
shumë biseda, ke frikë se njerëz mund të lëndohen nga bërja e tyre publike?
Në roman përfshihen shumë biseda dhe ngjarje reale si dhe
njerëz realë, të cilët janë parodizuar dhe karikaturuar qëllimisht, enkas për
t’u lënduar. Satira në këtë libër është arma ime dhe ka vetëm një qëllim. Të
prodhojë e të shkaktojë atë që padrejtësisht kanë shkaktuar përfaqësuesit e
llumit të vërtetë të shoqërisë shqiptare. Besomëni, llumi ndodhet aty ku
shkëlqen me shumë luksi. Unë me vetëdije të plotë po i lëndoj këta njerëz të
pafytyrë e të ndyrë, të cilët nuk meritojnë asnjë gjë tjetër përveç asaj që
shkaktojnë tek të tjerët.
Vëllimi i parë
thuajse është përpirë në mediat e shkruara dhe online, duke i bërë shumë
jehonë, po duke përfshirë edhe emra të njohur të televizionit dhe spektaklit.
Ke pasur telefonata kërcënuese apo ndërhyrje të ndryshme?
Ç’është e vërteta, në këtë roman flitet edhe për ngjarje e
njerëz të tjerë të rëndësishëm , të cilët ende nuk i ka identifikuar media,
pasi libri ka vetëm një javë në treg dhe shpërndarja e tij ende nuk është
kompletuar. Por, unë kam shkruar vetëm të vërtetën dhe siç thuhet në libër
gjithashtu, këta “llumra” janë aq të skuthët e të pafytyrë e të djallëzuar saqë
jo vetëm nuk kanë kurajë dhe “B…th” të më dalin përpara ( meqë jo vetëm nuk kam
sajuar asgjë, por edhe nuk ua kam nxjerrë ende të gjitha të palarat), por
përpiqen dhe vazhdojnë të manipulojnë njerëz të afërt të mi dhe familjen time
duke i kërcënuar në telefon. Mua vetë nuk më ka kontaktuar askush. Unë këtë
botim nuk e kam bërë papritur e papandehur, pasi kam disa muaj që i
paralajmëroj dhe kam disa kohë që u jap mundësi këtyre palo rripave që të
kërkojnë ndjesë apo të bëjnë një përpjekje për t’u treguar njëherë të drejtë në
raport me mua. Por, megjithë paralajmërimet e mia, askush nuk pati kurajën të
më dalë përpara e të kërkojë të dijë apo të sqarojë diçka. Në roman do të
kuptohen shumë qartë rrethanat dhe raportet mes personazheve kryesore. Do të
kuptohen karakteristikat dhe cilësitë thelbësore që përbëjnë njerëzit e famshëm
e të rëndësishëm shqiptarë, për të cilët duhet të them se jo vetëm nuk e
meritojnë pozicionin që kanë, por shumë prej tyre meritojnë burgun dhe gjobat.
A i ke frikë reagimet
e atyre që do të gjejnë veten në këtë libër?
As nuk i mendoj më ata. Është tepër vonë. Tashmë lufta ka
nisur dhe unë do ta fitoj, pasi mbaj anën e drejtësisë.
Thua që ky libër
është një hakmarrje e Nikës… A duhet të frikësohen armiqtë e saj?
S’kam asnjë qëllim të frikësoj askënd. Unë dua të frymëzoj
lexuesit, të rinjtë, artistët, njerëzit e ndershëm dhe të drejtë që të mos
lejojnë askënd të shkelë mbi të drejtat, punën, kontributin, dinjitetin dhe
veprën e krijimtarinë e tyre.
Veç artistëve, në
libër a do të ketë të përfshirë edhe politikanë apo njerëz të biznesit, në
botimet e ardhshme?
Të lutem, mos i thërrit artistë ata hajdutë e sharlatanë që
s’dinë asgjë e s’kanë pikën e formimit apo të idesë. Romani e shpreh shumë
qartë sesa shumë është spekuluar me fjalën artistë. Është edhe një farë
proteste ndaj sipërfaqësisë dhe mendjelehtësisë së medias që s’di kë quan
artist dhe s’di kë quan të çmendur. Në libër rrëfehen shumë ngjarje dhe në disa
prej tyre do të ketë edhe ngjarje ku përmenden politikanë dhe njerëz të
biznesit.
Po histori mes homoseksualëve të botës së artit
a do të ketë te hakmarrja e Nikës?
Unë jam prej shumë vitesh aktiviste e të drejtave të njeriut,
si dhe një mikeshë shumë e mirë e shumë prej homoseksualëve të Shqipërisë.
Asnjëherë nuk i kam gjykuar nga preferencat seksuale njerëzit dhe këtë askush
nuk duhet ta bëjë. Megjithatë, unë e di çfarë nënkuptoni ju me këtë dhe duhet
t’ju them se ata shumë pak persona që kanë të tjera preferenca seksuale dhe që
janë pjesë e shoë-bizit, janë njerëzit më të kultivuar, të drejtë dhe
mbështetës që unë kam njohur ndonjëherë.
Si ia bën të shkruash
çdo libër për një muaj. Vjen natyrshëm, apo kjo është një punë e nisur kohë më
parë?
Unë gjithçka që kam bërë dhe bëj në jetën time e kam të
bazuar mbi shkrimin. Shkrimi, vizatimi, muzika për mua janë shumë të natyrshme
dhe ritmi me të cilin unë i bëj këto është aq i shpejtë saqë edhe vetë habitem
ndonjëherë. Por e kam fituar këtë aftësi vetëm nga të praktikuarit pambarim.
Unë kam vite që jam profesioniste dhe qysh fëmijë kam ditur se çfarë do të
bëhesha dhe çfarë do të bëja në jetë. I kam pasur idetë e qarta dhe falë Zotit,
talentin që më buronte krejt natyrshëm. Ky roman i përmuajshëm, në çdo vëllim
të tij ka rreth 200 faqe, ku ndërthuren e ardhmja, e kaluara dhe e tashmja si
dhe shumë karikatura të bëra nga unë. Çdo muaj do të jetë kështu. Ky botim i
konceptua, u krijua dhe u realizua në më pak se një muaj. Është e lehtë nëse e
di çfarë duhet bërë dhe si.
Cila është gjëja që
të ka lënduar apo revoltuar më shumë lidhur me shoun Vip Shpija, nga u
frymëzove më tepër për librin?
Pjesëmarrja ime në atë reality shoë veçse sa i vuri kapakun
padrejtësive që më ishin bërë gjatë 13 viteve karrierë. Në lidhje me atë shou
më kanë revoltuar dhe lënduar shumë gjëra. Megjithatë, besoj se në roman
shprehen ashtu siç duhet dhe më qartë e konkretisht. Uroj shumë që lexuesit të
shkojnë e ta gjejnë këtë botim të shtëpisë botuese “Morava” në libraritë
kryesore të Tiranës ose mund ta porosisin tek unë apo në shtëpinë botuese. Ka
një çmim të përballueshëm nga të gjithë, vetëm 500 lekë, edhe pse është një
libër që është vlerësuar nga shumë njerëz të ndryshëm. Është një botim shumë i
veçantë, i cili do të sjellë te lexuesit edhe mundësinë e ndërveprimit mes meje
dhe atyre. Do t’u sugjeroja libraritë ‘Adrion’ dhe ‘Albania’. Është i
përshtatshëm për moshat nga 15 vjeç deri në 100 vjeç.
Si përdorej Shkëndije Mujaj si vegël seksi në shou dhe historitë
erotike
Shpërthimja: Shkëndije Mujaj
Nika: Zhaku
Klori: Dr.Flori
Jonxhela: Ronela Hajati
Pjesë nga libri:
Shpërthimja, e cila po ngrohte vezët pranë Llimit u
rrotullua me shumë kënaqësi nga Nika: Heej…unë kreejt i kisha heq, po krahët
heka sot. Heej a e dini ju se kur unë shkova me ble ni vibrator kundër
celulitit, ajo ishte si pllakë e butë që më dredhte. Kur e vuna qe ktu- tregon
me dorë mes kofshëve të saj:- i thashë atij shop boj:- Hej tii kjo ma e mirë se
vibratory qenka valla…ku ku bree sa e mir!
Nika: Pse përdor vibrator, shpërthime, ë?
Shpërthimja: Pooo. Crazy jom unë…i kam nja 7 a 8
Llimi: Po në krevat si je?
Shpërthimja: Heej unë crazy jom unë…I çmend ata që m’dojn.
Erdhi shoferi i Llimit dhe Nika doli nga hoteli. Te dera e
hotelit sapo kishte parkuar një makinë, prej nga ku zbriti Klori. Nika e
përshëndeti dhe pa brenda në makinë një vajzë të re, shumë të bukur dhe me një
kurorë missi në kokë. Kishte dëgjuar edhe për hyrjen e një Missi, por aty nuk
po kuptohej më asgjë, kush do hynte dhe kush do dilte. Megjithatë Nika u
prezantua me të menjëherë.
Nika: Uaa sa e bukur qenke ti mi!!
Missi: Eh..po unë…Missi jom bre…e bukur duhet me kan Miss…
normal!!
Nika: A je edhe ti pjesëmarrëse këtu?
Missi: Pooo edhe unë me juve futna sonte.
Nika: A e di ti ku është parukierja?
Missi: Poo, hajde se të çoj unë.
Nika njoftoi Llimin dhe shoferin. Ata u çliruan dukshëm nga
ajo barrë. Pritën dhe Jonxhelën dhe u nisën të tria te parukierja.
Jonida Hitoveizi
Comments
Post a Comment