Katedralja Notre Dame do të kumbojë fuqishëm zërin e historisë dhe Zotit



Kjo mbretëreshë e gotikut do të kumbojë më fuqishëm. Krenaria e saj arkitekturore, historike, letrare dhe emblema e kahershme e Parisit, do të ketë në kreshtën e saj nëntë këmbana gjigande. Ata do të kumtojnë Parisit krej, Parist fund e krye për këtë shenjtëri që mbush me memuar dhe të sotme kulturën dhe famën e zonjës mondane, të quajtur Paris. Këmbanat prej bronxi do të shërbejnë për t’i dhënë Katedrales së famshme të Notrë Damës një tingull të ri më modern
Nëntë këmbana gjigante prej bronxi po udhëtojnë drejt Parisit, ku do të shërbejnë për t’i dhënë Katedrales së famshme të Notrë Damës një tingull të ri më modern. Këmbanat do të ekspozohen në mjediset e katedrales mesjetare që nga data 25 shkurt. Më pas, ato do të vendosen në kullën e kishës për të zëvendësuar këmbanat e vjetra. Secila nga këmbanat është pagëzuar me emrin e një shenjtori. Pjesa më e madhe e tyre u derdhën në një fonderi në rajonin e Normandisë, dhe u bekuan në një ceremoni të veçantë nga një prift lokal. Këmbanat e reja sillen në kuadër të përgatitjeve për festimet e 850 vjetorit të kishës. Ndërtimi i katedrales filloi në vitin 1163 dhe zgjati 90 vjet, por ajo mori famë të madhe pas botimit të romanit Shën Mëria e Parisit të Viktor Hygosë.
Këtyre këmbanëve do t’u bjerë Kuazimodo dhe kjo kryevepër që e lidh historinë e letërsisë, historinë e Francës, shpirtin e madh të sakrificës dhe besimit me dashurinë, e cila megjithëse endet në kohë mbush përplot me gazmend dhe dritë gjeneratat, e atëhershme, të tashmet dhe atyre që do të vijnë.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk