Autografi
Jacques Prévert/ Në dhjetor të vitit 1949,
Jacques Prevert-i kishte porositur një kostum të zi te rrobaqepësi Aleko
Progri, që rronte si emigrant ekonomik në Nicë të Francës. Meqenëse
mbeti shumë i kënaqur nga puna që kishte bërë rrobaqepësi, i dhuroi
librin e tij të sapobotuar bashkë me një autograf të nënshkruar nga vetë
ai dhe nga miku i tij, poeti Andre Verdet. Pas vdekjes së Alekos, që e
kishte ruajtur dhuratën e Prevert-it si një gjë të çmuar, libri me këtë
autograf erdhi në Shqipëri dhe ndodhet ende në duart e të afërmeve të
tij.
Në dhjetorin e vitit 1949, Jacques Prevert-i, poeti i njohur francez, vendosi të dëgjonte këshillën e mikut të tij poet, Andre Verdet, dhe të shkonte të porosiste një kostum në dyqanin e rrobaqepësit Aleko Progri. Burri që frekuentonte sallonet e larta parisiane, dhe që i pëlqente të vishej plot stil, besonte në shijet e Verdet. Jo vetëm pantallonat e bardha me vijë në mes, që poeti Andre i vishte shpesh verës, por edhe disa kostume të tjera të prera me stil ishin realizuar nga rrobaqepësi shqiptar Progri. Një mesditë dhjetori, Jacques Prevert mbërriti në dyqanin e tij. Ai porositi një kostum të zi, i bindur se e zeza është një ngjyrë që do t’ia fshihte ndryshimet e lehta në trup, tashmë që po i afrohej të 50-ave. Kur dy ditë më pas ai doli nga dhoma e provës, i veshur me kostumin e zi, e ndjeu se këshilla e Verdet për të frekuentuar këtë rrobaqepës ia kishte vlejtur. Ai i buzëqeshi shokut të tij që e shoqëronte dhe në shenjë falënderimi futi dorën në çantë dhe nxori prej andej librin e tij të fundit me poezi. E në faqen e parë do të linte këtë autograf për emigrantin shqiptar, ku ndërsa i uron vitin e ri 1950, i shpreh falënderimet për punën e bërë. Autografi që mban shkrimin e Prevert është nënshkruar nga ai dhe nga poeti Andre Verdet. Nëse bri firmës së tij Prevert ka realizuar siluetën e një njeriu që mban në njërën dorë një lule, në vend të firmës Verdet ka vizatuar një diell. E shkruar gati 60 vjet më parë, ky autograf shpreh një moment nga personaliteti i dy prej personazheve më të njohura të poezisë bashkëkohore franceze. Ky libër do të mbetej si një dhuratë e çmuar për rrobaqepësin shqiptar. Në shtëpinë e tij në Nicë, ai e ruajti me kujdes për vite me radhë. Duke qenë se në ato vite në Francë emri i Prevert-it ishte në kulmin e karrierës së tij, Aleko Progri ndihej krenar jo vetëm që i kishte shërbyer, por që ruante dhe një autograf prej tij. Pas vdekjes së tij, libri bashkë me autografin erdhën në Shqipëri dhe ruhet prej të afërmve të tij në Pogradec. Poeti dhe studiuesi Moikom Zeqo e zbuloi rastësisht këtë libër në shtëpinë e Misto Markos. Tashmë ky autograf, i cili sjell kaq vite më pas një moment të bukur mes këtij poeti dhe një shqiptari, shoqëron një vëllim poetik të tij në shqip, përkthyer nga Anton Papleka. Prevert është një nga emrat më interesantë të poezisë franceze. Ai vijon të jetë edhe sot një nga poetët më të dashur, në shumë vende ku është botuar, ndoshta ngaqë rreshtat e tij janë të thjeshta, dhe u drejtohen atyre për të cilët ka shkruar. Ai është cilësuar nga kritika si një nga autorët më të rëndësishëm të shekullit XX. Prevert u jep fjalëve dritë e humor, dashuri e ndjenjë, sepse në jetë tragjikja s’ka fund. Ai përpiqet të heqë siluetën e mendimeve të errëta dhe të na japë shpresë në fund të çdo poezie. Ai është quajtur si “aristokrati i rrugës”, pasi shkroi me një gjuhë që flitet çdo ditë. Aforizmat dhe fjalët e tij thumbuese kanë hyrë në të folurën e përditshme franceze. Prevert lindi më 4 shkurt 1900. Një djalosh me temperament ëndërrimtari e plot pasione Prevert e la shkollën që në moshën 14-vjeçare. Në vitin 1917, ai shërbeu në luftë në Lindjen e Mesme, duke i shërbyer ushtrisë franceze. Kohët si ushtar do të nxirrnin më shumë në pah talentin e tij për të shkruar. Në këtë kohë ai nis të shkruajë dhe të lexojë më shumë letërsi. Disa vjet më pas përfshihet në “revolucionin surrealist” dhe në lëvizjen antikonformiste në art, një zgjedhje artistike kjo të cilën ai e ndjeu dhe e mbështeti deri në fund. Ishte pikërisht në atë periudhë që ai u miqësua me Robert Desnos, Louis Aragon, Pikaso, Max Erns apo Andre Verdet. Pas vitit 1935 ai iu përkushtua teatrit dhe bashkë me të vëllain Pierre shkroi skenarë filmash. Prevert ishte gjithashtu edhe autor tekste këngësh. Ai shkroi poezi të mrekullueshme, të cilat u kompozuan nga miku i tij Joseph Kosma. Asnjë francez nuk e harron tekstin e këngës së shkruar prej tij, “Gjethet e vdekura”. Në vitin 1945, ai botoi një përmbledhje me poezitë e tij më të bukura të quajtur “Fjalë”. “Talenti dhe merita e Prevertit qëndron këtu: ka ditur të afrojë me poezinë njerëz që kurrë nuk kishin qenë të prirur të dëgjonin poezi, që madje ajo i bezdiste, meqë ata e identifikonin me disa kërkime thjesht estetike, pa lidhje me jetën. Nuk ka asnjë dyshim se ai ka bërë për vete me anë të antikonformizmit”, shkruan kritiku francez Zhan Ruso në pasthënien e librit “Fjala”. Ai sheh në të një Prevert të zemëruar që pëlqehet e do të pëlqehet për një kohë të gjatë. Ndërsa kritiku Daniele Laster thotë për të: “Ndodh që ai iu jep fjalën disa individëve të vrazhdë, nganjëherë të neveritshëm, si për të na detyruar të shohim përballë nesh ato anë të errëta që mund t’i kemi brenda vetes sonë”. Por ithtarët më të flaktë të Prevertit kanë parë tek ai poetin e ngjarjes, madje të faktit të zakonshëm. Në Francë janë 500 shkolla që mbajnë emrin e tij. Përmbledhja e tij poetike “Fjala” është shitur në më shumë se dy milionë kopje. Njeriu që pinte tri paketa “Gauloises” në ditë dhe që e nxori poezinë nga sallonet letrare dhe e çoi në anekset e borgjezëve dhe në kuzhinat proletare. Poeti që i këndoi dashurisë dhe bistrove parisiane, magjisë së fëmijërisë dhe poezisë së të përditshmes, duke bërë për vete admirues të çdo shtrese e të çdo moshe. Një publik i pafund për një poet që vinte nga rruga dhe i pëlqente të përsëriste:
“Shkruaj për të kënaqur pak njerëz dhe për të mërzitur shumë”.
Prevert është zgjedhur shkrimtari i shekullit para Camus, Agatha Christie, Malraux, Proust dhe Hemnigway. Në Francë, ku në çdo shtëpi ndodhet një përmbledhje e poezive të tij, ai është konsideruar poet për antonomazi, ai që duhet studiuar në shkolla. Jacques Prevert vdiq nga kanceri në mushkëri në vitin 1977.
Dashuria me Simone Dienne
Simone Dienne nuk ishte vetëm vajza që ai e deshi për një kohë të gjatë, por dikush të cilën ai donte ta shihte çdo mbrëmje, për të ndarë mendimet e tij mbi poezinë. Ata u martuan në vitin 1925 dhe poeti ia dedikon asaj një pjesë të poezisë së tij të asaj periudhe. Por a është Simone vajza për të cilën ai shkroi vargjet më të bukura të dashurisë, në poezinë “Kjo dashuri”. I dhënë pas duhanit e alkoolit, dhe jetës prej bohemi, marrëdhënia e tij me Simone do të pësonte shpesh kontradikta. Në vitin 1959, poetja amerikane Eve Merriam, udhëtoi nga SHBA drejt Parisit për të takuar idhullin e saj të letrave. Ata biseduan për orë të tëra për artin dhe poezinë, dhe Eva nuk e fshehu admirimin e saj të thellë për të…
Gazeta Shqip
Ky autograf mund të jetë unikal që hedh dritë për lidhjen e Jacques Prevert-it me shqiptarët. Ky libër është zbuluar rastësisht në shtëpinë e Misto Markos.
Puthja
Mijëra e mijëra vjet
S’do mjaftonin
Për të treguar
Atë sekondë pafundësie
Kur ti më përqafove
Kur unë të përqafova
Ish një çast në dritën e dimrit
Në parkun Montsouris në Paris
Në Paris,
Mbi tokë,
Mbi këtë tokë që është një yll…

Comments
Post a Comment