Legjenda e Rozafës nga Skënder Kraja te Destan Gashi, nga Shkodra në Vjenë
“Legjenda e Rozafës” kumtohet nëpërmjet një artisti kosovar
në një tjetër dimension. Derimtash ne njohi një bazoreliev në gips i punuar nga
skulptori Skënder Kraja vite me parë dhe ndodhet i ekspozuar në Muzeun e Kalasë
së Shkodrës, në të cilën është e mishëruar thelbi i legjendës, vetflijimi dhe
vazhdimsia e jetës dhe qëndresës. Vizitorët e shumtë, shqiptarë dhe të huaj, të
moshave dhe profesionave të ndryshme kanë shtangur para kësaj punë, duke përcjellë
me emocion një nga legjendat më të veçanta dhe një nga vullnesat të patëdyta që
kaherëesot vijnë në memorin e rrëfimtarisë dhe ndodhive. Kjo legjendë,
natyrisht që ka magjepsur shumë artistë, por ne sot kujtojmë Skënder Krajën me
bazorelievin e tij dhe së fundi Destan
Gashin me “Legjenda e Rozafës” në mermer. Dy artistë dhe dy dimensione, dy
kumte dhe një legjendë, një përjetësi që vjen gjithnjë sa tronditëse aq dhe e
magjishme.
Skulptori kosovar që jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë,
Destan Gashi, do të prezantohet para publikut vjenez me ekspozitën personale
‘Legjenda e Rozafës’, me njëzet skulptura prej mermeri.
Artdashësit vjenez e njohin prej vitesh, pasi edhe më herët
ka hapur ekspozita të ndryshme në kryeqytetin austriak por edhe në qytete tjera
të Austrisë dhe të vendeve tjera europiane. Skulpturat e tij kanë një tematikë
që e lidhin me origjinën e tij. E tillë është edhe ekspozita me titull
‘Legjenda e Rozafës dhe histori të tjera në gurë’ e skulptorit Destan Gashi, e
cila do të hapet në Vjenë më 21 mars. Ekspozita e Gashit do të hapet në
galerinë Artefakt në Vjenë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 11 prill. Në këtë
ekspozitë, skulptori Gashi trajton legjendat dhe traditat shqiptare, duke
filluar nga legjenda e Rozafës, pastaj Doruntina, femrat hasjane e të tjera.
“Ekspozita prekëse e
skulptorit Destan Gashi të rrëmben në një botë plot legjenda dhe mite. Gurët na
tregojnë histori shqiptare, si ajo e legjendës së Rozafës, Doruntinës dhe
hasjaneve, grave krenare të Malësisë së Hasit prej fshatrave pranë Drinit të
Bardhë, të ndërgjegjshme për traditat e tyre”, thuhet në informatën për
ekspozitën e Gashit.
Duke i qëndruar besnik traditës së skulpturës në gur, Destan
Gashi i kushtohet pothuaj me obsesion temës së aktit femëror. Në këtë ekspozitë
mund të shihen edhe mjaft skulptura prej ciklit “Kokë vajzash“ që janë krijuar
vitet e fundit. Çdo skulpturë përfaqëson një individualitet të qartë që bazohet
ndër të tjera edhe në vetitë e vetë mermerit. Studime të gjata mbi natyrën dhe
anatominë e lejojnë sot autorin që t’i skalitë figurat direkt në gur pa pasur
nevojë për model.
Në ekspozitën që do të hapet në Vjenë fjalën e hapjes do ta
mbajë profesori Johan Gunther, ndërsa të pranishëm pritët të jenë edhe
ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Vjenë Vili Minarolli si dhe ai i
Republikës së Kosovës Sabri Kiqmari.
Skulptori Destan Gashi ka prejardhje nga Rahoveci. Ai ka
diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel, fillimisht në pikturë më
1978 dhe më vonë ka vazhduar studimet në degën e skulpturës. Prej vitit 1987
jeton dhe krijon si skulptor i pavarur në Vjenë të Austrisë.
Prej vitit 1985, Gashi ka pasur shumë ekspozita në galeri të
ndryshme, nëpër kala, nëpër kopshte dhe nëpër muze në Austri dhe në shtete te
tjera. Shumë vepra të tij gjenden nëpër koleksione private në Belgjike,
Holandë, Itali, Austri, SHBA, Spanjë dhe Gjermani.
Për skulpturat e tij, Gashi është nderuar me disa çmime,
përfshirë çmimet “Prix d´Excellence de la Ville de Bruxelles”, “Prix de
Doutrelon de Try” dhe “Medaille de la ville de Bruxelles”.
Unë kam vetëm një kredi nga kjo kompani financiare, unë jam shumë shumë i lumtur për të ndarë kontaktet e tij me ata që janë në kërkim për një mënyrë për të marrë një kredi. Kjo është një firmë e vërtetë, lexuesit dhe pronari i kësaj faqe, ju lutem mos shikoni këtë artikull si një postë të pavlerë ose fjalë të papërshtatshme. Kam marrë një 60.000 dollarë kredi me një normë interesi prej 3% nga firma kredisë Emerson Silva dhe transaksioni ishte e suksesshme në llogarinë time bankare pas 48 orësh i aplikuar për kredi. Këtu është email kompania adresa: emersonfinancialservice@outlook.com
ReplyDelete