Sot lamtumirë dhe lotë për Roland Trebickën, për atë që na bëri vetëm qeshnim



 Familja, kolegët, miqtë dhe admiruesit e tij të shumë, përcjellin sot për në banesën e fundit, aktorin emblematik, komikun dhe etalonin e njeriut që i kushtoi gjithë jetën e tij skenës, Roland Trebicka. Ai si pakkush tjetër diti të ishte fjalëpakë e punëshumë. Ndryshe ngasa kolegët e tij, qëmtuan rrugët e mediatizimit për të himnixusr aktin e tyre të aktrimit, ai “u fsheh” pas veprës, pas përkushtimit, duke mos patur diçka për të thënë më shumë se sa vetë puna e tij titanike kishte mëtuar. Ai mbylli sytë, duke lënë të çelur horizonte të pamata rolesh, personazhesh, tipesh dhe karakteresh që aq me virtuozitet i skaliti me daltën e talentit të tij. Natyrashëm kjo ndarje e parakohëshme, merr nga pas një nevojë tonën për të pranuar se të gjithë sa jemi, edhe ne një ditë drejt asaj rrugë që Rolandi ka nisur tashmë. Aktori i njohur Roland Trebicka nuk ka mundur të ngadhnjejë betejën me sëmundjen e rëndë, e cila e mundonte prej kohësh.  “Mjeshtri i madh” i aktrimit që njihej më së shumti si “Jovan Bregu”, për shkak të rolit të tij në komedinë “Pallati 176”, i cili vijon të mbetet në kujtesën e artdashësve si interpretimi i tij më i mirë, është ndarë nga jeta pasditen e sotme në moshën 65-vjeçare.Mësohet se aktori i ka kaluar momentet e fundit të jetës me të afërmit në shtëpinë e tij. Ndërkohë që në familjen Trebicka janë hapur dyert e mortit, vajza e aktorit ka bërë të ditur se babi i saj vdiq duke menduar për familjen, madje u ka lënë amanet që të mos qajnë e të mos dëshpërohen nga humbja e tij. Ndërkaq në dyert e Teatrit Kombëtar është vendosur edhe lajmërimi për vdekjen e aktorit të madh, ndërsa homazhet në nderim të tij do të zhvillohen të enjten në ambientet e Teatrit nga ora 11:00-13:00. Shenjat e sëmundjes iu shfaqën së tepërmi gjatë kohës që Trebicka po merrej me dramën "Një tablo absurde" në vitin 2011. Ai u kurua në një klinikë të specializuar në Paris të Francës, kundër kancerit në mushkëri, ku iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në kryeqytetin e Francës, për të u kujdes vajza e tij, që ndodhet prej vitesh me banim atje. Dy muaj pas shtrimit të tij në spital, qeveria shqiptare miratoi një fond për financimin e kurimit të aktorit, i cili mbante titullin "Mjeshtër i madh".

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk