Barack Obama në 'mjegullën' e Lindjes së Mesme
Vizita e parë si President e Barack Obamas në Izrael, në Bregun Perëndimor dhe në Jordani, nuk do të arrijë diçka të rëndësishme shkruan Robert E. Hunter.
Nga pikëpamja e politikave të SHBA-së arysetimi është më se i qartë, por më pak e qartë është sa sa mbështetje do t'i tregojë Izraelit për disa çështje që e shqetësojnë këtë të fundit, si: soliditeti i Traktatit të Paqes me Egjiptin i nënshkruar në vitin 1978, rreziku i zgjerimit të konfliktit sirian dhe rritja e fuqisë atomike të Iranit. Si Izraeli edhe SHBA-ja i trëmben kalimit të 'vijës së kuqe' nga Irani.
Për Obamën asnjë nga këto çështje të rëndësishme nuk ka ndikim në politikat e brendshme, ndaj ai dhe stafi i tij i ri i Departamentit Shterëror të Mbrojtjes janë duke punuar për të mbajtur një qëndrim të qartë kur të shkojnë atje. Por nuk është e qartë nëse ky udhëtim do të çojë në ndryshime radikale sa i përket çështjeve kyçe në të cilat është i përfshirë Uashingtoni me aleatët e tij.
Zgjidhja e problemit sirian
Çështja që kërkon një zgjidhje të shpejtë është lufta civile në Siri. Kjo luftë ka shërbyer si nismë e disa lojrave politike në Lindjen e Mesme. Minioriteti Alevit ka dominuar në Siri dhe tashmë shumica Sunite kërkon të marrë pushtetin. Nuk është një sekret fakti që sunitët në Siri, duan të ngjiten në pushtet ashtu siç bënë sunitët e Irakut. Mbështetja nga Turqia, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke e çuar në këtë drejtim. Çfarëdo që Obama të thotë apo të bëjë në Lindjen e Mesme asgjë nuk do ta ndryshojë situatën në Siri, përveç mundësisë së ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së, çka do të prishte ekuilibrin e forcave. Por një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë.
Po Irani? Obama ka deklaruar se është i përkushtuar të mos e lejojë atë të krijojë bombën. Ai e ka përjashtuar mundësinë e 'izolimit', nëse Irani ndërton bombën bërthamore. Në të njëjtën kohë as negociatat e aplikuara nga SHBA-ja dhe partnerët e saj (BE,OKB,Franca, Britania dhe Rusia) nuk kanë lëvizur shumë, e po ashtu as qëndrimi i qeverisë Iraniane. Por lajmi i mirë që japin komentatorët është se atmosfera e bisedmieve me Iranin është pak më e butë, sepse të gjitha palët tashmë do të presin fundin e zgjedhjeve presidenciale, që do të zhvillohen në muajin qershor.
Vija e kuqe
Sigurisht ndaj Obamës do të ketë shumë presion nga qeveria Izraelite në lidhje me lutjet e kësaj të fundit që Irani të mos e kriojë bombën. E ashtuquajtura 'vijë e kuqe' përmendet me faktin e krijimit të bombës. Një gjë duket qartë, të paktën nga vëzhgimi i deritanishëm: duke marrë parasysh se në tryezën e bisedimeve janë interesat e sigurisë së Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, është e vështirë të thuash se negociatat do të jenë të suksesshme. Por edhe politika e sanksioneve duket se nuk funksionon si duhet, sepse historia ka treguar se këto vende i forcojnë akoma më shumë bindjet e tyre. SHBA-ja në këto momente është duke pranuar edhe interesat e sigurisë së Iranit, gjë që nuk e bëri me ish-Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.
Çështja izraelito-palestineze
Takimi në Nju Jork më 22.09.2009, Barack Obama pret në samitin tresh për Lindjen e Memsme Mahmut Abbas dhe Benjamin Netanjahu
Por rruga pa krye mes Izraelit dhe Palestinës, do të jetë në vëmendje të Presidentit Obama? Egjithë bota pret se çfarë do të thotë ai për këtë çështje. Idealja do të ishte, që ai jo vetëm të shprehte interesat e tij për rinisjen e bisedimeve, por edhe të jepte disa ide për zgjidhjen e problemit. Një shtrëngim duarsh mes tij, Netanjahut dhe presidentit palestinez Mohammed Abbas, do të nënkuptonte se së shpejti mund të ketë bisedime më një negociator amerikan.
Por Izraeli duket se nuk do të lëshojë pe nga qëndrimi i tij, përveç disa lëvizjve taktike të vogla që mund të bëhen për të kënaqur presidentin amerikan dhe nga ana tjetër Abbas e ka të pamundur të bëjë diçka duke qenë se është i izoluar nga Izraeli. Obama mund të japë edhe zgjidhje konkrete duke u nisur nga Statusi Final, që është një pjesë e punës së bërë nga Klinton në vitin 2000. Sipas këtij plani, Jeruzalemi do të jetë kryeqytet i të dy shteteve, një zonë e çmilitarizuar në Bregun Perëndimor dhe me disa rregullime për refugjatët palestinezë. Por një edhe një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë.
Aleatët europianë
Po me aleatët europianë çfarë do të ndodhë? Duke parë zhvillimin e ngjarjeve dhe mungesën e një qartësie për atë se çfarë është duke ndodhur në Lindjen e Mesme dhe drejtimin e politikave të Obamës, aleatët shpresojnë që vizita e tij të jetë e suksesshme, sidomos sa i përket çëshjtes siriane dhe Afganistanit.
Por është edhe një çështje ku aleatët mund të japin kontributin e tyre, e kjo është çështja e Iranit. Ata duhet t'i bëjnë të ditur Uashingtonit se çdo qeveri europiane është kundër një lufte dhe do që SHBA-ja të vazhdojë negociatat e saj me Iranin për një zgjidhje paqësore. Në fund të fundit nëse aleatët nuk të japin këshilla kur është e nevojshme, atëjerë për kur duhen ato?
Robert E Hunter ka qenë ambassador i SHBA-së në NATO gjatë kohës kur president ishte Bill Clinton. Ai ka qenë edhe drejtor për Marrdhëniet me Lindjenes e Mesme në administratën e Jimmy Carter-it dhe autori kryesor i doktrinës së Carter-it për Gjirin Persik. Aktualisht ai është punonjës i nivelit të lartë në Qendrën për Marrdhëniet Transatalntike në Uashington.
DW
Comments
Post a Comment