Nudot më të shtrenjta në botë
Nudot nuk janë pa gjë! Shpesh herë këto piktura kapin vlera marramendëse.
Një pikturë nudo gjithmonë ngjall
interes dhe kryesisht nudot më të suksesshme në botë janë ato femëroret. Ndër
të vetmet nudo të seksit tjetër që ka bërë histori në artin figurativ është ajo
e piktorit Mikelaxhelo.
Thonë që vepra të tilla arti janë të
paçmueshme, por ne ju prezantojmë me disa nga nudot më të njohura dhe më të
shtrenjta të të gjitha kohërave.
‘Nu assis sur un
divan (la belle Romaine)’ - Amedeo Modigliani
Amedeo Modigliani, një artist italian
me origjinë hebreje, pati një jetë jo të zakontë. Edhe pse ndërroi jetë në
moshën 35-vjeçare, ai arriti të krijonte disa punë jashtëzakonisht të
dëshirueshme siç është edhe kjo pikturë. Realizuar në vitin 1919, me një stil
mjaft unik, doli në ankand në vitin 1999 dhe u ble për 16.770.000 dollarë.
‘Naked Portrait with
Reflection’ dhe ‘Benefits Supervisor Sleeping’ - Lucien Freud
Lucien Freud është një ndër artistët e
ditëve tona me ndikimin më të madh. Piktura ‘Naked Portrait with Reflection’
është realizuar në vitin 1980 dhe është blerë për 23.500.000 dollarë. Ndërsa,
“Benefits Supervisor Sleeping”, është ndër veprat më të komentuara e të
kritikuara të artistit. Por, ishte kjo pikturë e Frojdit realizuar në vitin
1995 që do ta rriste edhe më tej vlerën e shitjes se një pikture nudo. Ajo
shpalos shumë thjeshtësisht imazhin e një gruaje të mbështetur në divan. E
bukura e kësaj tabloje është modelja, e cila nuk përputhet me standardin modern
të bukurisë. Vepra ka kushtuar 33.600.000 dollarë.
‘Study of Nude with
Figure in a Mirror’ - Francis Bacon
Pasi Francis Bacon ndërroi jetë në
vitin 1992, veprat e tij u listuan pranë artistëve më të kërkuar në botë. Ky
imazh gati grotesk i femrës u shit për 39.7 milionë dollarë.
‘Nu au Collier’ -
Pablo Picasso
Kjo kryevepër ka qëndruar prapa dyerve
të mbyllura për 60 vjet dhe ka dalë në ankand në vitin 2002. Fakti që ajo
kishte humbur për publikun për shumë kohë, e ndihmoi dhënien e një çmimi te
majmë. Për këtë vepër është paguar shuma prej 24 milionë dollarë. Vepra është
realizuar në vitin 1930.
‘Nude in a Black
Armchair’ - Pablo Picasso
Një tjetër pikturë nga Pablo Picasso,
krijuar 2 vjet më vonë, në vitin 1932 do të shënonte serish rekord të ri në
shitjen e nudove. Në vitin 1999 ajo është blerë për plot 45.1 milionë dollarë.
Kjo nudo në kolltukun e zi shfaq shumë gjallëri dhe përfaqëson pjellorinë.
Femra e pikturuar është e dashura e tij Marie-Thérèse Walter.
‘Nude, Green Leaves,
Bust’ – Pablo Picasso
Ndërsa rekordi i veprave të Picasso’s,
por edhe i nudos është thyer nga kjo pikturë që është shitur një vit më parë në
ankand për 106.5 milionë dollarë. ‘Nudo, gjethe e gjelbër dhe busti’, realizuar
vetëm në një ditë, po në vitin 1932. Kjo është një tjetër sekuencë e punimeve
që tregojnë dashurinë e artistit për muzën e tij, Marie-Therese Walter.
Comments
Post a Comment