Eurosindikalisti, Patrick Itschert: "Europa, mjaft më kursime!"
Z. Itschert, cili është mesazhi juaj më i rëndësishëm në ditën e punës?
Patrick Itschert: Mesazhi ynë është që BE ka patjetër nevojë për një ndryshim kursi dhe se objektivi më i lartë i politikës ekonomike dhe financiare duhet të jetë krijimi i rritjes ekonomike dhe punës, në vend të ndjekjes së një politike të verbër kursimesh dhe të një politike që synon rritjen e aftësisë konkurruese vetëm përmes pagave.
Në ç'pikë të krizës në Evropë ndodhemi momentalisht? A do të shohim së shpejti dritë në fund të tunelit apo situata do të përkeqësohet?
Patrick Itschert: Komisioni dhe Këshilli i vendeve anëtare të BE-së njoftuan vërtet dritë në fund të tunelit, por nëse shohim parashikimin më të ri të Komisionit për Ekonominë, të dimrit 2012/2013, nuk duket se gjendja do të përmirësohet. Pra për fat të keq ende nuk kemi dalë nga tuneli.
Në Evropë mendimet për menaxhimin e krizës janë qartë të ndara. Disa qeveri si ajo gjermane thonë se duhet të zvogëlojmë edhe më tej deficitet, të reformojmë tregjet e punës për t'u bërë më konkurrues. Suksesi ekonomik në Gjermani duket se e mbështet këtë këndvështrim. Nga ana tjetër, qeveri si p.sh. ajo franceze, thonë se kjo politikë nuk funksionon, të paktën në vendet në jug të Evropës, ku papunësia dhe recesioni po përkeqësohen. Kush ka të drejtë?
Patrick Itschert: Pamja nuk është uniforme. Po, Gjermania i ka punët mirë dhe për këtë nuk ka dyshim. Si sindikalistë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë tonë edhe ne themi se disiplina buxhetore është e drejtë. Evropa nuk është ishull. Pra duhet të vazhdojmë të kemi aftësi konkurruese. Por duhet thënë gjithashtu se Gjermania është kaq e suksesshme vetëm sepse eksporton në vendet fqinje. Kjo ka qenë deri tani e mundur vetëm sepse Gjermania gjente klientë dhe konsumatorë në vendet fqinje. Por nëse të gjithë do të vepronin si Gjermania dhe do të ulnin kështu pagat, atëherë do t'i merrnim frymën kërkesës në të gjithë tregun evropian.

Ju jeni për një zbutje të politikës së kursimeve. Por a nuk do të kishte kjo si pasojë një rritje të mëtejshme të borxheve publike dhe thjesht zgjatje të vuajtjes?
Patrick Itschert: Jo, kjo nuk është e vërtetë. Politika e kursimeve tregon se është e vërtetë e kundërta. Politika e kursimeve nuk po ndihmon që të vihen nën kontroll borxhet. Krahasoni nivelin e borxheve në 2009 dhe 2012. Në Portugali p.sh. borxhet gjatë kësaj kohe janë rritur nga 84 në 124 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), në Spanjë nga 56 në 84 për qind dhe në Greqi nga 133 në 157 për qind. Pra është e vërtetë e kundërta. Në atdheun tim Belgjikë në 1995 kishim një nivel borxhi prej 135 për qind të PBB. Në arritëm ta reduktojmë me një të tretën në 90 për qind brenda 15 vjetësh pa dramë sociale. Pra: disiplina buxhetore duhet, por jo në kohë recesioni. Kjo është e dëmshme. Së dyti: ne jemi për një plan investimesh, p.sh. investime në projekte të qendrueshme, ekologjike. Sindikalistët tanë gjermanë e quajnë "plan Marshall". Ky program investimesh është i nevojshëm për një rritje të qendrueshme dhe kundër papunësisë. Dhe kjo nuk duhet të financohet në nivel kombëtar por në nivel evropian.

Sa të rrezikshme e konsideroni ndarjen ekonomike të Evropës në veri dhe jug?
Patrick Itschert: Ajo është shumë e rrezikshme. Politika aktuale e nxit këtë lloj ndarjeje. Shefja e FMN-së Lagarde mendon se ndryshimet shumë të mëdha janë të dëmshme edhe për ekonominë. Jemi në një pikë ku madje edhe presidenti i Komisionit të BE-së Barroso, thotë se pasojat sociale dhe ekonomike të krizës kanë arritur në një kufi. Unë mendoj se disa njerëz më në fund po kuptojnë se çfarë po ndodh.
Tensionet aktuale veri-jug kanë të bëjnë edhe me ndryshimet në kultura, mentalitet dhe përvoja historike. Punëmarrësit finlandezë për shembull i shohin gjërat krejt ndryshe nga ata grekë, dhe polakët ndryshe nga britanikët. Me shoqatën tuaj ju përfaqësoni gjithë punëmarrësit evropianë? A është kjo e mundur? A kanë të gjithë evropianët interesa të përbashkëta?
Patrick Itschert: Është si në një familje. Lëvizja sindikaliste evropiane është një familje e madhe. Ashtu si në një familje të vërtetë, duhet shpjeguar se ka rregulla, ka mendine të ndryshme por ka edhe solidaritet. Dhe në këto kohë krizash solidariteti ka rëndësi të veçantë.

Comments
Post a Comment