"The Economist": Akti makabër i Londrës dhe një lloj i ri terrorizmi
Një akt terrorist nuk duhet të shkaktojë vdekje në shkallë
të gjerë dhe gjymtime, që të jetë thellësisht tronditës dhe download
(4)rrjedhimisht të arrijë synimet. Vrasja makabre në mes të ditës e një ushtari
jashtë shërbimi më 22 maj, në një rrugë të një lagjeje të qetë suburbane në
Londrën juglindore, ishte në njëfarë mënyre një kthim mbrapa në një kohë të
shkuar. Anarkistët e fundshekullit 19, në Evropë zhvilluan një teori të njohur
si ‘propaganda e aktit’, në të cilën teatraliteti i krimit ishte të paktën po
aq i rëndësishëm sa edhe shkalla e dhunës së përdorur.
Dy të rinjtë zezakë të cilët me gjasë e kryen krimin,
dukeshin të vendosur për një efekt dramatik maksimal. Vendi që zgjodhën ishte
disa qindra metra larg nga Reparti i Artilerisë Mbretërore në Woolwich. I riu
që ata sulmuan kish veshur një t-shirt ku shkruhej “Help for Heroes”, një nismë
bamirësie. Në fillim ai u shkel me makinë. Më pas ata e tërhoqën në mes të
rrugës, ku filluan ta prisnin në trup me një koleksion thikash. Sipas disa
dëshmitarëve, ata mund të kenë arritur t’i prisnin kokën ndërsa bërtisnin
“Allahu Akbar”.
Në vend që të iknin, vrasësit e dyshuar pritën për 20 minuta
për mbërritjen e një njësie policie të armatosur, ndërsa njëri prej tyre bënte
propagandë xhihadiste me një theks londinez dhe duke valëvitur duart e
përgjakura për të pranishmit që e filmuan skenën me celularët e tyre. “E vetmja
arsye që e bëmë këtë është se myslimanët po vdesin çdo ditë…ushtari britanik
është ‘një sy për një sy, dhëmb për dhëmb’. Na vjen keq që grave u duhej ta
shihnin këtë, por në vendet tona grave u duhet të shohin të njëjtat gjëra”, tha
ai. Kur mbërriti policia, burrat, u përpoqën t’i sulmonin edhe ata. Të dy u
qëlluan dhe u plagosën. Ata janë nën arrest dhe po marrin trajtim mjekësor në
spitale të ndryshme.
Ka gjasa që ky të ketë qenë një sulm i një ‘ujku vetmitar’,
i ngjashëm me bombat e maratonës së Bostonit. Sulme të këtij lloji janë shumë
më të vështira për të parandaluar sesa komplote më komplekse që përfshijnë
rrjete terroristësh si furnizues trajnimi dhe parash. Por ato janë bërë më të
zakonshme teksa informacioni mbi rrjete të tilla është përmirësuar dhe sulmet
amerikane me avionë të telekomanduar kanë bërë të vetën mbi bazat e Al-Kaedas
në zonat fisnore të Pakistanit. Autoritetet britanike ia kishin frikën një
sulmi të tillë gjatë lojërave olimpike të verës së shkuar.
Kjo është vdekja e parë nga terrorizmi në tokë britanike që
nga sulmet mbi autobus dhe metro në korrik 2005, ku u vranë 52 njerëz dhe u
plagosën më shumë se 770. Ndërkohë policia dhe MI5 kanë kapur shumë terroristë
domestikë para se ata të qenë në gjendje t’i realizonin planet e tyre-disa prej
të cilave kishin si target ushtarët britanikë.
Një burim nga shërbimet sekrete tha se do të ishte habi nëse
autorët e këtij akti të tmerrshëm nuk do të jenë të listuar diku në masën e
informacioneve që tani grumbullohen për njerëz për të cilët dihet se kanë
pikëpamje islamike. Do të qartësohet në javët në vazhdim nëse këta të dy ishin
‘të vetë-radikalizuar’ nga ekspozimi tek uebsajtet xhihadiste apo ishin ndikuar
nga të tjerët. Për një kohë të gjatë ka ekzistuar frika se terroristë të dënuar
me lidhje me Al-Kaedan radikalizojnë të burgosur të tjerë, të cilët vuanin
dënime të shkurtra për krime të vogla. Shumë nga këta të rinj të dëshpëruar dhe
të disorganizuar janë në kërkim të një qëllimi në jetët e tyre dhe janë
delikatë para ekstremizmit fetar.
Është gjithashtu e mundur që grupet e së djathtës ekstreme
do të përpiqen të përfitojnë nga vrasja. Rreth 100 mbështetës të English Defence
League, disa me maska në kokë, u mblodhën afër skenës së krimit dhe u ndeshën
me policinë. Por liderët lokalë myslimanë menjëherë shprehën përçmimin e tyre
për atë që kish ndodhur. Domethënia e njëmendtë e këtij incidenti makabër është
se shërben si përkujtesë e asaj se sa pak duhet për diçka tronditëse për të
ndodhur. Shërbimet e sigurisë, megjithë suksesin e madh të kohëve të fundit,
nuk mund të fitojnë gjithnjë.
Comments
Post a Comment