10 LIBRA QË DËSHMOJNË KRIMET E KOMUNIZMIT


Instituti i studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri ka vendosur që punën e tij te publiku ta prezantojë nëpërmjet botimeve të disa librave. Për këtë vit kanë qenë 10 botime të reja, nga 100 botime që ndodhen në arkivin e këtij instituti.

Instituti i studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri ka vendosur që punën e tij te publiku ta prezantojë nëpërmjet botimeve të disa librave. Për këtë vit kanë qenë 10 botime të reja, nga 100 botime që ndodhen në arkivin e këtij instituti. Disa nga botimet që kanë prezantuar këto dy vjet lexuesit janë “Fjalori enciklopedik i ish-viktimave të krimeve të komunizmit”, “Asgjësimi i fesë dhe konfiskimit të pronës dhe arit në Shqipëri gjatë komunizmit”, “Kalvari i grave në burgjet komunizmit” nga Fatbardha Saraçit Mulleti.
Kurse Uran Butka sjell librin “Kryengritjet e para kundër komuniste”. Është një libër në të cilin pleksen në mënyrë sistematike dokumentet, urdhrat e shtetit etj. Leka Ndoja sjell botimin me titull “Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri”, në të tregon se në një formë a në një tjetër shteti bashkë me persekutimet, vrasjet dhe pushkatimet sekuestronte veprat që linin intelektualët. “Fillimet e diktaturës komuniste në Shqipëri” i Çelo Hoxhës, etj.
“Historianët s'kanë dashur të shkruajnë për ish-të persekutuarit”
Drejtori i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa bëri prezantimin e kolanës së plotë me 10 libra dje në MTKRS. Sipas tij, këto botime nuk janë a një e njëmijta e asaj të vërtete që shqiptarët duhet të dinë. Deri tani çdo gjë sipas Tufës, është realizuar me buxhete të shoqatave të huaja, kurse realisht shteti nuk ka dhënë as atë buxhet që i është përcaktuar me të drejtë këtij instituti.
Zoti Tufa, dhjetë vepra të reja të memoranistikës i shtohen kolonës së botimeve në Institutin e Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri. Për çfarë bëjnë fjalë?
Instituti i Studimeve dhe Paso-jave të Krimeve të Komunizmit në Shqipëri, që nga dhjetori i vitit të kaluar ka filluar t’i sjellë botimet sipas strategjisë së saj, duke nisur që nga “Fjalori enciklopedik”, viktimat e terrorit komunist, konfiskimi i pronës dhe i arit, dhe asgjësimi në Shqipëri, tani del me një kolan prej dhjetë librash. Ata janë libra që dëshmojnë aspekte të persekutimit komunist të qytetarëve shqiptarë,janë libra në pjesën më të madhe studimore nga të realizuara nga studiuesit që janë pjesë e Institutit. Kemi dhe vepra memoristike të intelektualëve që vuajtën në burgjet e diktaturës dhe është një kolan që do të vazhdojë në dhjetëra apo dhe ndoshta në mbi 100 vëllime.
Agron Tufa
Këto fakte janë pjesë e historisë, por kujt mendoni se do t’i shërbejnë më tepër këto botime?
Do t’i shërbejë secilit që është i etur për të ditur të vërtetën. Nëse njerëzit nuk janë të etur për të ditur të vërtetën, atëherë cilësia e qytetarit tonë gjithmonë do të jetë katastrofë. Janë dëshmi të cilat janë marrë nga arkivat e ndryshme të shtetit, janë të padiskutueshme në korrektesën dhe në saktësinë e tyre, dhe janë fakte të cilat ne nuk i gjejmë sepse nuk janë përmendur asnjëherë në shkencën e historisë dhe të shkencave humanitare.
Të gjitha këto fakte janë risi? Asnjëherë nuk janë prekur nga lexuesi?
Është e gjithë risi,është ajo pjesë e cila nuk është preferuar të shfaqet për qytetarët shqiptarë, për nxënësit etj. Është një pjesë, për të cilën kam bind-jen se është ruajtur me qëllim që ato të mos bëhen të ditura. Fakt konkret kemi kryengritjet e para kundër komuniste në “Malësinë e Madhe”, Kelmend në Postrik etj. që ato kanë qenë gjithmonë atje, por historianët tanë zyrtar kurrë nuk kanë preferuar që ti zhburgosin nga arkivi.
Po sa i përket personazheve, a keni personazhe interesantë që më parë janë anashkaluar?
Kemi udhëheqësin e kryengritjes së Kelmendit, Preng Cali që tani është 73 vjeç, kemi një gjeneratë të vërtetë të luftës në përplasjen me ushtrinë e pushtetit komunist që quhet Llesh Marashi. Kemi një ndër figurat më me domethënie në Shqipërinë e para luftës, por dhe të rezistencës në ushtrinë e Postribës, që quhet Jul Kazazi, janë dhe fshatarë të thjeshtë apo dhe intelektualë që jetonin prej vitesh në jug. Ju sollët 10 botime, por a ka ende dëshmi të reja, të cilat pretendoni ti botoni? Ju them me sinqeritet se është një e njëmijta, ndoshta dhe unë nuk jam i saktë se mund të jenë më shumë.
(Shekulli
)

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk