Marie Antoinette, mbretëresha që përfundoi në giojotinë
Nga Albert Vataj
Plot 220 vjet më parë, më 16 tetor 1793 u
ekzekutua në gijotinë, Marie Antoinette, Mbretëresha e Francës dhe bashkëshortja
e Luigjit të XVI.
Në prill të vitit 1770, pas martesës së saj me
Louis-Auguste, Marie Antoinette mori titullin e Mbretëreshës së Francës, bashkëshorti
i saj, Luigji i XVI i Francës, u ngjit në fron pas vdekjes së Luigji të XV, në
maj 1774. Pas shtatë viteve të martesës, ajo lindi një vajzë, Marie-Thérèse
Charlotte, i parë i katër fëmijëve.
Bukuria dhe përsonaliteti që rrezatoi, shumë
shpejt do të rrëmbenin admirimin e francezëve. Jo pak prej tyre nuk e ndalën
gjuhën e shpenguar, duke e sulmuar personalitetin e saj dhe duke e akuzuar si e
shthurur dhe imorale. U akuzua gjithashtu për strehimin dhe mbrojtjen e armiqve
të Francës, austriakët, nga e kishte edhe origjinën. Megjithatë ajo shëmbëlleu
me imazhin e saj pozitiv, bujarinë dhe kontributet e bamirësisë gjatë kohës së së
zezë të urisë. Sakaq Marie Antoinette ishte ngulitur thellë në admirimin e
francezëve duke fituar respekt dhe mirënjohje dhe duke u plazmuar thellë në
memuarin e kohës.
Fundi fatal do të trokiste më 21 shtator 1792,
kur Luigji i XVI u rrëzua nga froni dhe familja mbretërore u burgos në burgun e
Tempullit. Tetë muaj pas ekzekutimit të të shoqit, Marie Antoinette ishte vetëgjykuar,
dënuar nga Konventa për tradhti të parimeve të revolucionit, dhe ekzekutohet në
gijotinë më 16 tetor 1793.
Edhe pas vdekjes së saj, Marie Antoinette
është konsideruar pjesë e kulturës popullore dhe një figurë historike e Francës,
duke rrëmbyer interesin e shkrimtarëve dhe krijuesve. Ajo u transformua në një
ikonë që rrezëllinte në libra të shumtë, filma dhe forma të tjera mulitmediale.
Disa akademikë dhe studiues kanë konsideruar figurën e saj si joserioze dhe
sipërfaqësore. Megjithatë, të tjerët kanë pohuar se ajo është trajtuar
padrejtësisht dhe se pikëpamjet e saj duhet të trajtohet e çliruar nga ndikesa
negative dhe paragjykuese.
Comments
Post a Comment