Ekspozita: Dürer-i i hershëm
200 eksponate të piktorit Albrecht Dürer, ekspozon muzeu kombëtar gjerman në Nyrnberg prej datës 24 maj deri me datë 2 Shtator. Ekspozita që ka kushtuar 2 milionë euro mban titullin: „Dürer-i i hershëm“.
Që në hyrje të ekspozitës të tërheq vëmendjen një objekt në
mermer i skulptorit Salomon Beer, vepër e vitit 1882 komplet e bardhë,
që prezanton Dürer-in, artistin e parë gjerman i cili edhe i gjallë ka
qenë i famshëm në të gjithë Evropën. Kjo skulpturë e ka origjinën në një
vizatim që paraqet Dürer-in në moshën 13 vjeçare me një kapelë në kokë.
Ky autoportret i Dürer dhe skulptura hyjnë si të themi në një dialog me
njëri tjetrin dhe me atë që e vështron.
Kjo ekspozitë do të paraqesë veprën e hershme të artistit deri në vitin 1505. Një pjesë e saj i kushtohet ambientit social në të cilin është rritur Dürer i lindur në vitin 1471. I ati i tij, me profesion argjendar dhe emigrant nga Hungaria, shumë shpejt arriti të krijojë një rrjet social. Këto ishin kontaktet prej të cilave i biri më vonë mundi të përfitonte, na tregon kuratori i ekspozitës Thomas Esser:
"Ne kemi hasur në shumë personalitete të brezit më të hershëm akoma, të cilët sigurisht që i kanë dhënë Dürer-it impulse të tilla si psh. interesin për artin italian, psh. për të zbuluar tema mitologjike dhe të kohës së Antikës por edhe impulse që kanë të bëjnë me mënyrën e të menduarit si tregtar, gjë që i mundësoi atij kthimin e hobit në një profesion me fitim. Të gjitha këto pikënisje me karakter intelektual dhe ekonomik ishin ekzistuese në ambientin e Dürer-it i cili reagon pikërisht mbi të dhënat që i kishin trashëguar brezat shembullor."
Pagezuesi i Dürer-it Anton Koberger është njëri prej perandorëve më të famshëm të medias së asaj kohe. Ai i mësoi atij të mendonte ekonomikisht. Shumë shpejt Dürer është në gjendje të komunikojë në nivel të barabartë me shtresën elitare të qytetit. Kontaktet e tij fillojnë me humanistin Willibald Pirckheimer e deri tek Konrad Celtis. Për një edicion të princit të poetëve, ai kontribuon me një figurë prej druri si shprehje e alegorisë me filozofinë, e cila tani do te jetë e ekspozuar në muze. Në këtë kontekst poeti Celtis e ka lavdëruar së tepërmi artistin e ri duke e quajtur „ Apelles-in e ri“ – që ishte piktori më i famshëm i Epokës së Antikës dhe kishte punuar në oborrin e Aleksandrit të Madh.
Në ekspozitë do të jetë edhe vepra më e vjeter e mjeshtrit të Nurembergut: portreti i të atit, i varur direkt pranë atij të nënës. Në pjesën e pasme të pikturave ndodhen emblemat e prindërve të tij. Edhe Dürer njësoj si gjeniu i muzikës Mozart, u përkrah shumë nga babai i tij.
"Dürer mund të prezantohet si një artist me famë evropiane. Ai padyshim ishte i tillë. Kjo mund të vërtetohet nëse kemi parasysh sa shumë prej grafikave të tij janë kopjuar dhe perceptuar në artin evropian. Ai nuk mund të ishte një artist me famë në përmasa rajonale. Megjithatë ai ishte një njeri si gjithë të tjerët nga natyra, të cilin e ka mbrujtur ambienti i tij social. Sot nuk kemi me nevojë për allegorinë kombetare të Dürer. Shekulli 19 e ka trajtuar atë si një prej artsitëve më të mëdhenj gjerman. Studimet e viteve 60 dhe 70 e kane deklaruar Dürer-in si artist universal. Ne edhe sot kemi ende mundësinë ta rizbulojmë atë si artist rajonal pa i bërë aspak dëm rëndësisë botërore që ai ka."
Vendimtar për Dürer-in janë udhërrëfyesit e tij. Dhe kështu shumë vepra të ekspozuara në Nuremberg janë të mësuesit të tij, Michael ëolgemut dhe të tjerëve që ndikuan tek ai në masë të madhe. Për shembull, Hans Pleydenwurff dhe Martin Schongauer - ishin artistë që frymëzuan Dürer-in për një studim të saktë të natyrës. Rezultati në skicat e familjes së shenjtë por edhe në pikturat e bukura është për tu admiruar.
A është kjo krenari, vetëbesim apo arrogancë? Kurrë më parë një artist nuk ka vështruar vizitorët e tij kaq hapur, kaq drejtë në fytyrë si Dürer në portretet e tij. Por ai sfidon rregullin se vështrimi i drejtpërdrejtë është i rezervuar vetëm për Jezu Krishtin. Dhe i riu zbulon edhe diçka tjetër: nënshkrimin. Dürer ishte artisti i parë që ka filluar të nënshkruajë me një monogram veprat e tij në mënyrë sistematike.
DW

Comments
Post a Comment