Persiatje rreth tradhtisë
Nga Albert Vataj
Nevoja e njeriut për të trëdhtuar, për të
shkelur me këmbë atë që ka ndërtuar me lot dhe gjak, me mund dhe sakrifica, pasion
dhe besim është spariherë një arsye e kësaj specie për të dëshmuar një normë jetësore
të habitatit të tij.
Të gjithë tradhtojmë.
Duke tradhtuar jetojmë, gjithnjë me të
papriturën, përherë me rrezikun, çdo çast me të mundimshmen, të nënshtruar, të
nëpërkëmbur, të tjetërsuar, sfidues gjithqysh.
Tradhtojmë jetën, ngadhnjimin për t’ia dalë në
detyresën tonë Sizifiane, duke e flakur veten në neveri, pështirësi, përdalje,
keqardhje, asgjesim... dëshmojmë tokësoren e jetësimit nër ne.
Tradhtojnë dashurinë, për të cilën ishin të
gatshëm të linin edhe jetën.
Tradhtojnë idealet, shpirtin shpërthyes të
densitetit mishtorë dhe emocional, duke e këmbyer dhe humbur me një përvojë
kalimtare, me një aventurë shkelqimesh fluide.
Tradhtojnë besimin, këtë energji pozitive që na
mban pezull duke e hovur drejt qiellit masën e pështirë dhe të ndytë të mishit
që heqim zvarrë përgjatë gjithë jetësimit tonë tokësor.
Përballja me rrezikon e ka ftuar njeriun
gjithnjë të kacafytet me fatin tragjik, të nënshkruar prej tij, dhe këtë ai e
ka bërë vullnetlirë dhe i vetvetishëm me kast zotërimin e vetvetes, çburgosjes
prej shpërgenjsh të nënshtrimit dhe inferioritetit qenësor.
Ai e ka të pamundur të jetojë në paqe, të
gjallojë shenjtërinë e njeriut me të cilin ka ardhur me vullnesën për të
korigjuar mëkatimin fillestar në Eden. Jëta nën lëkurën e mekatit biblik është
jo aq parathënia e gozhduar në anatemë sesa adhurimi në vetveten tokësore.
Me nevojën për të tradhëtuar njeriu kërkon të
zgjojë të gjithë kapacitetet që fsheh brenda vetes, të provojë se deri ku mbërrin
vetja e tij parahistorike, dhe prej ku deri ku e çon bashkëkohësia e mendësive
dhe botkuptimit.
E bëjmë tonën tradhtinë, jetojmë çastin sublim
të tij, për të provuar ferrin jetësor, për të kërcyer mbi llavë vallen e
hareshme të triumfit dhe nënshtrimit.
E bëjmë për të pohuar se nuk jemi të denjtë për
atribute të shenjta, qiellore.
Sekush nga ne, çdo moment përpiqem që të mbajë
të tijën dhe të shenjtë gjërat e shtrenjta. Është shumë të vështirë, hera-herës
e pamundur, por të shumtë janë ata që vazhdojnë të mos heq dorë së përpjekuri për
ta ruajtur njeriun brenda vetes, për ta mbajtur atë sa më larg kafshës.
Gjithqysh, ne nuk duhet të harrojmë, saora, se
i përkasim tokës. Qielli për ne është një pamundësi.
© Albert Vataj
Comments
Post a Comment