Kuvendim me një mik për “kujtesën historike”


Nga Albert Vataj
"Kujtesa jone e trazuar historike, e mban peng te tashmen dhe s'na le te ecim me vetedije drejt nje te ardhme ma te ndriteshme. Vetem kur ta qartesojme vetveten ne raport me te kaluaren, mund te shohim drejt kah e ardhmja, sepse pa e ditur nga vime, s'e dime ku jemi dhe s'dime kah te shkojme. Ndue Ukaj
Dakordësohem, parimisht me krejtçka orendis në këtë kuvendim fort të randsishëm dhe njiherash t’përshkuem ligsht prej tollovishë mediatike, retorikash jargavitëse, e valëvimash marramendëse flamujsh dhe zemëratash.
Spariherë, fort i veçanti mik, duhet me ba me dije dhe me kjartësu do shumë gjana mbi produktin, “kujtesë historike”, masandej me marrë në konsideratë, se s’andejmi apo tjetërkund “stuket” ajo hajmali e së keqes që s’na len me rend përpara.
Historia, ajo e situn shkel e shko dhe e mrujtun në mbamendjen dhe trajtesa qejfmbetësish dhe inatçorësh, trajtuar nëpër periodikët dhe broshurat e asokohëshme, molepsun prej anësishë politike, dasishë fetare dhe krahinore...
... historia, ajo e gatuar në kuzhinën e diktaturës së Enver Hoxhës.
Apo kjo e mbramja, histori që ka pranu në trajtimet e saj turlilloj qëmtuesish hakmarrës, “korigjuesish” të hatërmbetjeve doktrinare dhe ideologjike, turravrapjesh dhe trurrjedhurish, të telendisurish dhe mercenarësh sendërtues.
Pa lan mas doret atë historinë që nuk kena mujt, dhe me pak gjas kena me i’a dalë me e shkru, apo rishkru sot tekstet, kur do burra me mend nuk po i pyet kush “as për kalë e as për balosh”, por ata që zghidhin punë janë ndoca të tjerë, matrapazë, sahanlëpirës dhe puthadorës të atyne që janë dhe që vijnë në pushtet, të cilët i kanë dalë për zot kësaj pune si shumë të tjerave.
Kur të kjartësohet krejtkjo, masandej ulena e kuvendosjme për mbamendje historike, pengje e tjetërçfarë.

“E ka marrë ferra uratën”, miku im, e kësisoj na mbetet me shpresu në mrekulli. Kjo vlen vetëm për ata që janë bestyt, të tjerët, tuj e pranu realitetin kanë me guxu me e rishiku vendvendosjen e me mujt me majt vedin t’papërlym në këtë kohë trandjesh e tollovimash.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk