“La Parisienne”, Renoir derdh në blu aktoren Henriette HENRIOT (1857-1944)
“La Parisienne” e piktorit tw famshëm francez, Pierre-Auguste
Renoir. Kjo punw u bë e njohur për publikun plot 140 vjet më parë në ekspozitën
ekspresioniste nw Paris.
Teknika e realizimit të saj, vaj në kanavacë dhe përmasat: 163.5
cm x 108.5 cm . aktualisht ajo ndodhet në Muzeu Kombëtar të Uellsit.
“La Parisienne” tregon
një grua në moshë të re, e veshur me një fustan të gjatë dhe një blu të thellë
të mrekullueshëm, një ndër koloret që e identifikojnë në kumtin artistik,
Pierre-Auguste Renoir. Fillimisht ajo u vendos në një sfond ku ndërmenden të
ketë patur një derë dhe një perde që derdhet përposhtë. Por Renoir para
ekspozitë të tij të parë mw 1874, e pa të panevojshme elementet e sfondit, duke
e zhveshur objektin. Kësisoj mbase u nxit prej nevojës për të lënë dominuese
blunë e tij karakteristike dhe tërësinë e elementeve përbërëse të pikturës.
Si edhe në punët e tjera, kritika edhe për “La Parisienne;
ishte e ndarë, francezi, Ernest Chesneau e përshkroi atë si një dështim. Ndërsa
kritiku tjetër, Jean Prouvaire e Le Rappel, ishte i mendimit se:
Gruaja ka një buzëqeshje të rreme, dhe fytyra e saj është e
përzier me tiparet e një gruaje dhe të fëmije. Por gjithsesi në vetvete ajo mishëron
një naivitet që të bën për vete, pikërisht një gjest që ngas meshkujt e
asokohshëm. Bluja qiellore, sipas ktikut e nxjerr në pah vështrimin e saj të
dlirë.
Vite më vonë, në asokohjen e motit 1898, Paul Signac përshkroi kështu “La Parisienne”:
"Një pikturë e madhe e një gruaje në blu, e jetësuar
nga Renoir në vitin 1874. Një veshje blu, e pastër dhe intensive. Kontrasti bën
lëkurën e gruas të duken e verdhë dhe reflektimin të duket i gjelbër.
Ndërveprim në mes të ngjyrave është kapur në një paraqitje të shkëlqyer. Ajo
është e thjeshtë e freskët dhe e bukur.
Comments
Post a Comment