Fridrih Hajnrih shërbestari ndjenjave dhe besimit
Fridrih Hajnrih JAKOBI (25 janar 1743- 10 Mars 1819)
Ai ishte një filozof gjerman me ndikim, figura letrare e spikatur, njëherazi vëllai i poetit Johann Georg Jacobi. Përmbledhurazi, ai kumtoi shërbestarin e besimit dhe ndjenjës në themel të botëkuptimit që mishëron ngulmin filozofik. Ai hedh poshtë çdo filozofi sistematike, duke e vendosur veten në qe: «Kurrë nuk kam pasur qëllim të ndërtojë sistem për shkolla: veprat e mia dalin nga jeta ime më intime».
Jakobi është para së gjithash filozof i ndjenjave dhe i besimit dhe në të kanë ndikuar Rusoi, Herderi, Hamani dhe në një aspekt edhe Spinoza. Esenca e vërtetë e njeriut është ajo frymë, e cila rrjedh drejtpërdrejt nga perëndia, e cila është i pranishëm në ne, në vetëdijen tonë më të thellë dhe më personale.
Besimi, ndërkaq, nuk është çështje e arsyes: Sa herë që e kemi në zemër atë që dëshirojmë, ta themi me anën e arsyes, fiket drita hyjnore. Metoda racionale si dhe metoda e shkencave ekzakte, e zbatuar në botën e frymës, të çon në ateizëm dhe fatalizëm. Në teorinë e njohjes si dhe në etikë, koncepti i tij në themel irracionalist dhe fideist absurd e kundërshton ashpër dhe nganjëherë në mënyrë subtile, Kantin. Eshtë e njohur vërejtja e tij mbi kundërthënien e nocionit të Kantit të «sendit në vetvete» ekzistimin e së cilës e provojmë me kategorinë e kauzalitetit, ndonëse sipas Kantit, të gjitha kategoritë mund të zbatohen vetëm në botën fenomenale dhe jo në atë noumenale.
Sipas Jakobit, filozofia në përgjithësi, nëse dëshiron të jetë konseguente, duhet të eliminojë të gjitha dallimet, të reduktojë në një rend të vetëm të shkaqeve dhe të pasojave, me çka. Ndërkaq, shkatërrohet jo ajo që është e gjallë, por edhe çdo burim dhe individualitet. Kjo vërejtje ka të bëjë, si me filozofinë e renesansës, ashtu edhe me
Kantin, Fihten dhe Shelingun. Si në fushën e religjionit, ashtu edhe në etikë, Johann Georg Jacobi mbron të drejtën e individualitetit. Shpirti i bukur me të drejtë vendos sipas ndjenjës së vet, madje edhe sikur të bjerë në kundërthënie me ligjin moral abstrakt. Sipas Jakobit, Kanti në etikë nuk lë fare vend për ndjenjën morale të drejtpërdrejtë, dhe në këtë drejtim, Jakobi është paraardhës i atyre kritikëve të Kantit (për shembull M. Sheleri) të cilët këtij filozofi ia panë për të madhe rigorozitetin e thatë dhe mungesën e ndieshmërisë. Përveç në veprat filozofike, Jakobi paraqiti pikëpamjet e tij edhe në romane.

Comments
Post a Comment