Seda, Betlehemi biblik i budizmit tibetian
Gjithçka rrok shikimi i fokusimit të fotografit është
befasuese. Kjo panoramë ngjet me tubimet biblike të besimtarëve që ndiqnin
udhën Birit të Zotit. Përfytyrim i një Betlehemi epik. Në mes të këtyre
shtëpive të thjeshta të kuqe qëndron një pikë e nxehtë intelektuale, Manastiri,
shkolla më e madhe në botë për budizmit tibetian. Imazhet mahnitëse janë
fiksuar nga fotografi George Doupas, i cili vizitoi Seda-nin tibetian, që
ndodhet në Sichuanin perëndimorë të Kinës. E gjithe kjo përpjekje për të kapur
pamje të kësaj zone të pazakontë me popullsi të dendur. Fotografi i lindur në
Athinë dhe me banim në Pekin, është goditur nga kjo panoramë befasuese. Ai ka
thënë se: "Shkolla për budizmit tibetian në Seda është unike. Unë kurrë
nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Ky është një vend me të vërtetë e
mahnitshme", ka shtuar ai. Duke vazhduar rrëfimin e tij ai ka thënë:
"Numri i shtëpive atje tregon se sa shumë njerëz janë të tërhequr për të
jetuar dhe shkollua në këtë vend të shenjtë”. “Pyes veten, thotë fotografi-
nëse kjo qendër vazhdon të popullohet me këtë ritëm, e paparfytyrueshme do të
jetë ajo që do të shohim 10 vite më pas”.
"Murgjit frekuentojnë çdo ditë shkollën e Budizmit. Veç
disa orëve pushim, pjesa tjetër e ditës është për ta lutje dhe studim". Kjo
traditë filloi pas revolucionit kulturor kinez në vitin 1980. Që atëherë ai
vend i shenjtë është shtëpi për më shumë se 10.000 murgjër dhe murgesha.
Manastiri Seda është rritur me shpejtësi duke u bërë shkolla më e rëndësishme e
budizmit tibetian. Në kodër përreth manastirit tani është një vendbanim për
murgjit që studiojnë në këtë shkollë. Banorët e zonave përreth, grua dhe burra
me në veshje tradicionale bëjë udhë të gjatë për ardhur në Seda, vetëm për t'u
lutur.
Përgatiti: Albert Vataj
Comments
Post a Comment