Mesmarsi vagëllues në plazhin e Shëngjinit
Bujaria
e një dimri në të ikur dhe një pranverë në prag, domosdo që meritojnë
një përkujdesje të tjetërllojtë, atë të kandës për me e jetu tançka rrok
me flakërimin e vet ngazëllyes dielli i mesmarsit. Ngarkue me një mall
të parrëfyem, me një andë të ngasun prej pasionesh dalldisëse të
përjetimit, turravrapëm me e vendos plazhin e Shëngjinit në kryeradhën e
destinacionit të kalimit të fundjavës.
Një e diel larg poterës, rrapëllimës së jetës intensive të kryeqytetit, mund të ishte ky destinacion, kjo përkëdhëli bregdetare, më e mira prej krejtçka ofron kjo mori mundësishë të sajdisura me bollek rretheqark. Lamë Tiranën, ndërsa dita e qytetit kridhej nën ritmin e zakonshëm të një të diele rutinore, një pale që i ngjishet prookupive të mbijetesës dhe tjetrës që ikën në kërkim të një vendi pajtues, jashtë mureve të larta të kësaj fortese gumëzhitëse. Pas një ore mbërritëm në Shëngjin. Ishte befasuese ajo qetësi e një qyteze bregdetare në një ditë rrezeshumë mesmarsi. Heshtja lëshohej mbi këtë qytezë si mbi përshkrim të vagullt dhe mbamendjen prehistorike që popullojnë këtë vendbanim të strukur nën hijen ngrehaluce të malit që i rri përsipër. Anipse jo një ditë për plazh, ishte padyshim ideale për të bërë një shëtitje në bregun detit. Një meditim nën pëshpërimën e valëve, do të ishte një përkëdheli joshëse, të cilën mund të ta falte ajo prekje e qullët uji, teksa vjen tinëz e të lag shputat e këmbëve, e të njom shikimin tënd me horizontin e pamatë që shakadahet përpara.
Në limanin e nimfave dhe perandorëve
Pak Jul Çezar për këtë dashni sekush prej nesh rreket për ta gjetun brenda vetes, në Shëngjin, ndoshta jo dhe aq si një fortifikim legjionesh romake, sesa si një liman i zbrazjes së dufit rutinor të javës. Një grim prej asaj lavdie të kakohëshme mundet me e ushqy yshtjen përnga kjo ndalesë për gjithkënd, pa marr parasysh kushtet atmosferike dhe stinën. Për ma tepër, kur mesmarsi të ngas me diellin e tij lojcak dhe huqet nazelike të temperaturës. Kësisoj mundet me u përmend sekush në krahët e këtij përjetimi dehës, e hokave të taftit të bregdetit. Ky vend nimfash, i cili në të hershmen e vet jetohej nga fisi ilir i Abrejve, në atëkohjen quhej Nimfeumi. Vetëm në një vend të këtillë mund të kridheshin në përfytyrime magjepsëse e shpengime ditirambesh, nimfat e zanat, shtegtimi i të cilave pahet përditë me brigjet ranore, me turrin shkumëzues të valëve dhe përthyerjen vezullitëse të diellit mbi syprinën që nderet si një mantel nën këmbët e malit. Kjo mugëtimë pranvere gajlet me ardh hovas, më përmallshëm se ma heret.
Mirëseardhja e heshtur
Megjithëse kishin kaluar disa orë ditë, gjithçka që mëtonte kjo qytezë në këtë prarim mesmarsi, ishte e një mefshtësie që vetiu dhe pa shkas e shpreh kjo qendër banimi pritanake e pushuesve, banorët e së cilës mbase ende nuk kanë filluar të bëjnë hesape e llogari për të pritur dhe përfituar prej dyndjes marroke të pushuesve.
Përveç ndonjë shërbestari nevojash familjare, disa frekuentuesish që thekeshin në diell dhe kuvendonin ulur në tavolinat buzë rrugës, varganit të makinave të parkuara, asgjë tjetër nuk tregonte pjesa qytetase e Shëngjinit. Në kthinën e një rrugine që të drejton përnga plazhi, dy gra të moshuara bëjnë gjypnerë, shesin triko dhe jelekë prej lëshi, të cilat i kanë nderur mbi kangjellat e një rrethimi që zgjaton përkundrudh tyre.
Nëpër curulitjet e rrugës me gropa-gunga sosëm në plazh. Një heshtje ngjethëse nderej mbi syprinën e paanë të blusë që shkadahej nën ledhatimin e një puhize të lehtë ere. Tek-tuk silueta objektesh dhe njerëzish mbinin në pamjen që të rrok vështrimi kuturu. Anë shëtitores një rrugë e lënë pas dore të drejton përnga vargani i ndërtesave që shërbejnë si rrezidenca për pushues që ende nuk kanë ardhur. Tek-tuk pikasje ndonjë lokal që kremtonte mirëseardhjen nëpërmjet shërbestarëve që vërdalloseshin nëpër ambientet pritanake ku ndoshta kishte ndonjë arllacak. Më pas dyer të kyçura, karriga të hedhura kuturu, e tavolina me këmbë përpjetë dhe një diell që e lante me dritë këtë panoramë harrimi. Shëtitorja nuk reshtte së prituri dhe përcjelluri kremtues të kësaj ditë të hareshme marsi. Të moshuar që kuvendojnë ulur në stolat e anës. Prindër me fëmijë që vizatojnë me ngjyra lozonjare këtë pamje të heshtur. Të rinj që ladrojnë, e kureshtarë që nuk t’i shkoqin sytë.
Në bregun e detit
Duke lënë pas pamjen e trishtë dhe hiret e zhagitura nga harrimi të ngrehinave, kapërcyem shëtitorën e u dyndëm përnga bregu. Dhe ja ku jemi në atë cak pikëtakimi të valëve me rërën, ku pak gjurmë shfaqen tinëzisht. Tej siluetat vijnë duke u shumuar, si për të shkundur prej plogështie shtatin dehës të këtij plazhi, të cilin ke mall ta shohësh kaq të braktisur, në një ditë me kaq shumë diell, anipse me një temperaturë 15 gradë celsius. Sakaq përlajmë me shikim ngazëllyes kurmin joshës të detit që kridhet në horizont para nesh. Veç një anije transporti që pret të përpunohet në portin e Shëngjinit dhe një motoskaf që vërdalloset me disa të rinj në bordin e saj, kurrçka tjetër nuk pipëtinë në syprinën e saj të tallazuar nga valët që ikin dhe vinjë në bregun që zgjaton si një patku nga porti në Kune.
Në këtë vizitë të zakontë, në këtë dashuri të kakohëshme, edhe kësaj here ata që më shoqërinin ishte bashkëshortja dhe im bir. Vite me radhë nuk e ndërruam këtë destinacion bregdeti, sa herë që na tërhiqte dehja e pafundësisë së detit dhe na ngaste kjo joshje lozonjare valësh.
Panorame lozonjare e një ditë në bregdet
Marrim bregun duke soditur thellësinë e blusë që ther pamjen tej për tej. Lozim me valët dhe rërën e pashkelur ku lëmë gjurmët tona, të cilave shumë shpejt do t’u vijnë të tjera e të tjera. Ndërsa mesdita ka ardhur dhe dielli ka prekur zenitin në rrafshinën që ndan bregun me varganin e godinave të plazhit, ku kanë “mbirë” pushuesit e parë. Tej një prind i bën shoqëri fëmijët së tij, i cili luan me lodrat që ka sjellë nga shtëpia. Jo shumë larg tyre dy të rinj shtrirë përmbysh mbi rërë bisedojnë dhe shkëmbëjnë vjedhurazi shikime njëri-tjetrit. Disa hapa më tej dy gra, më të guximshmët kanë dalë me kostume plazhi dhe ashtu të shtrira mbi syprinat hedhur mbi rërë, rrëmbejnë rrezet e këtij dielli bujar. Në breg afër skafit që tashmë ka ankoruar dy të rritur dhe disa fëmijë gjysëm të zhveshur luajnë futboll. Si për ta përmbyllur këtë panoramë plazhi, përkarshi lokalit që nderet në det afër portit, dy të rinj guxojnë të lahen duke sfiduar ujin e ftohtë dhe erën e lehtë që ngre përpjetë rërën.
Ikim për të lënë diçka këtu
Pas një dreke modeste, rivijmë sërish në bregdet, i cili ishte pothuaj krejt i braktisur. Qëndruam duke kundruar valët që i derdheshin bregut dhe lojës së erës me rërën, ndërsa ora kalonte dhe muzgu gjuante tej në perëndim diskun e zjarrtë të diellit. Kjo e diel ishte ndoshta e fundit vetmitare e plazhit të Shëngjinit për këtë vit. Varësisht me kushtet atmosferike dhe temperaturat, kjo pamje ngrehaluce betoni e godinave që fillërojnë përgjatë plazhin e Shëngjinit, do të jetë më e zhurmshme në ditët që dielli i këtij marsi i ngroh gjithnjë e më shumë. Më vërshueuse do të jetë jeta në këtë destinacion fort të lakmuar kryesisht nga shqiptarët e Kosovës, dhe jo vetëm.
Aty prej mbrëmjes, të mbështjellë me cohën e purpurtë të perëndimit ngasim ngutas ikjen. Kahemi përnga kryeqyteti duke marrë me vete pak rërë në rroba e pak kthjelltësi në vërshim, për tu kthyer rishtaz në këtë përqafim adhurues e dashni hokatare, me më shumë dëshirë dhe kandë të paanë, pafundësisht, si në takimet tona të para.

Comments
Post a Comment