Sot 200-vjetori i lindjes së një embleme nga Francisco de Goya




Më 3 maj 1814 mbushen plot 200 vjet qëkur erdhi në jetë piktura e quajtur “Tre maj 1808 në Madrid” një prej kryeveprave të Francisco de Goya, një jetësim ngjethës, me të cilin piktori i famshëm qaset të përkujtojë rezistencën spanjolle ndaj Napolionit gjatë pushtimit të 1808. Bëhet fjalë për ekzekutimin në kodrën Principe Pio, e cila ndidhet në pjesën perëndimore të Madridit. Mbase ky është dedikimi më frymëzues spanjoll, që u kthye në emblemë të krejt përpjekjeve të rezistencës popullore ndaj pushtuesit të huaj. Ajo ka udhëtuar dhe vazhdon atëditë e sot në kërshërinë historike dhe artistike të Spanjës dhe jo vetëm.
Përmbajtja pikturës, forca emocionale që përçon, asokohe edhe tash mbas 200 viteve është një orvatje novatore, një kumtim depërtues, një gjendje e tensionuar dhe përjetim ngjethës dhe përplot përjetim. Revolucionarët spanjollë përballë tytave të ushtarëve të Napolionit vijnë nëpërmjet kësaj pune si një monument, një memuar i qëndresës dhe ngadhënjimit të lirisë.  Ajo përnjëherë e përgjithmonë rroku një interesim popullor, duke u kthyer në një faqe ngjethëse dhe njëherash qëndrese e popullit spanjoll ndaj okupuesve. Në rrafshin artistik, kjo pikturë tregon një shkëputje të hovshme nga tradita dhe normat. “Tre maj 1808 në Madrid”  është e njohur si një nga pikturat e para të epokës moderne. Sipas historianit të artit Kenneth Clark , “3 maj 1808 në Madrid”  është "fotografia e parë e madhe që mund të quhet revolucionare në çdo kuptim të fjalës, në stil, në subjekt, dhe në qëllim".
Ajo ka frymëzuar një numër të pikturave të tjera të mëdha, duke përfshirë një seri nga Edouard Manet, dhe Pablo Picasso 's Masakra në Kore dhe Guernica .


Edouard Manet, “Ekzekutimi i perandorit Maksimilian” (1868-1869), është një nga pesë versionet e përfaqësimit të tij të ekzekutimit të perandorit austriak lindur e Meksikë, ngjarje e cila ndodhi më 19 qershor, 1867. Manet dallon qartazi se është i ndikuar nga Goya 











“Masakra në Kore” (1951) e Pablo Pikasos. Eshtë ngulm i piktorit të madh si një protestë kundër ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në Kore. Edhe kjo punë eshtë me ndikim të dukshëm nga “Tre maj 1808 në Madrid” e Francisco de Goya

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk