Baron Franc von Nopça, hungarezi që nxori nga terri i kohës dhe i bëri të përbotshme, duket dhe zakonet e shqiptarëve duke i krahasuar ata me qytetërimet e tjera
137 vjet më parë lindi Baron Franc von Nopça (3 maj 1877 - 25 prill 1933) një prej albanologëve më të rëndësishëm, dijetar dhe paleontolog pasionant dhe ngadhënjimtar.
Pakkush deri atëherë kishte shkelur me këmbë çdo krep dhe shkëmb ku gjallonte jeta e vështirë e shqiptarëve, kishte jetësuar me pendë gjithçka që kishte parë dëgjuar e përjetuar, ishte shtruar me malësorët e Shqipërisë së Epërme në sofrat “ me buk e kry e zemër”.
Baroni Franc Nopca sjell ritet dhe zakonet e shqipërisë së
veriut
Zakonet në varrim janë zakonet më konservative të popujve
primitivë dhe nga ky shkak janë përhapur shumë në Ballkan. Sikur do të shikojmë
gjurmët e gati çdo veprimi në varrimet në Shqipëri, edhe pse nganjëherë vetëm
në ndonjë fshat të humbur, gjenden jo vetëm në Greqi dhe Serbi por edhe në
Zibenbyrgen, bile edhe në Bukovinë. Rastet e izoluara kanë rëndësi etnologjike
të jashtëzakonshme për të provuar se zakoni ka qenë i njëjtë në tërë
gadishullin. Do t’i spjegojmë në pjesën paleotnologjike të veprës sonë, se cili
është ky kult dhe çfarë elemente të huaj kanë hyrë në të.
Nëse do të vdesë ndonjë njeri në familje, në fshat ose në
fis, sipas pikëpamjes shqiptare, këtë e tregojnë më parë disa shenja. Më mirë e
tregojnë shpatullat e bagëtive të imta, pastaj kraharorët e zogjve. Përmbi
mënyrën sesi parashikohet e ardhmja në këto mjete: është përshkruar në një
kapitull të posaçëm, këtu vetëm e përmendim. Vdekja parashikohet edhe nga
shenja të tjera. Sipas pikëpamjes së shqiptarëve por edhe të sicilianëve, rumunëve
dhe muhamedanëve të Bosnjës dhe të Bullgarisë, çdo njeri ka në qiell yllin e
tij dhe veçanërisht shqiptarët besojnë se njerëzit e shquar si mbretër dhe
zyrtarë të lartë kanë një yll më të madh, më të bukur, kurse njerëzit e
rëndomtë kanë yje të vegjël, me më pak dritë. Sipas këtij besimi çdo yll që
shkëputet tregon vdekjen e një njeriu. Një besëtytni, që i përngjan kësaj,
gjendet në Baden. Që çdonjëri ka yllin e tij, këtë besim e kanë edhe në Zvicër,
në Bohemi dhe Oldenburg. Dhe qeni i një fshati kur ulurin (kuis) natën me kokë
të ulur paralajmëron vdekjen e dikujt. Këtë e besojnë jo vetëm shqiptarët por
edhe sicilianët, dalmatinët (Lesinë), kuçovllahët, rumunët dhe banorët e Azisë
së Vogël. Pastaj këtë besëtytni mund ta ndeshësh në viset gjermanike gjer në
Suedi.
Duhet therur një pulë, që këndon si këndes, se tregon një
lajm të zi, që në familje dikush do të vdesë. Ky besim është romak, italian,
sicilian dhe e gjejmë edhe në Bullgari, Rusi dhe Bohemi. Në Zibenbyrgen ka një
variant, sipas të cilit duhet që pula, që këndon si këndes, të shikojë nga
perëndimi.
Në kohën kur është shtruar sofra, është shenjë e keqe, po të
këndojë këndesi, se paralajmëron vdekje në familje. Në këtë rast i urojnë që
ngordhja t’i vijë atij dhe kështu e therin. Kur këndon pas buke paralajmëron
vdekjen e një miku të shtëpisë. Kush shikon dy gjarpërinj në çastin që
bashkohen ka një vdekje në familjen e tij, ose do t’i ndodhë një fatkeqësi.
Këtë besëtytni e takojmë në Sicili dhe ka të ngjarë që burimin e ka në ato të
Romës vjetër.
Në disa pika zakonet midis malcisë dhe qytetit të Shkodrës
ndryshojnë. Sa vdes dikush i mbyllin kapakët e syve dhe i lidhin një shami nënë
mjekër. Në malci i lidhin edhe këmbët, që kufoma të mos ikë. Ka të ngjarë që
kjo e ka rrënjën te një besim i kotë, se në Lesinë kujtojnë që po të mos i
lidhen (i qepen) këmbët, i vdekuri del nga vari dhe sillet si hije. Kjo ndodh
edhe në disa vende të Bullgarisë. Në mënyrë simbolike në disa vise të Rumanisë,
në Reshinar të Zibenbyngenit, i lidhin këmbët me një pe.
Kur i mbeten sytë të hapur një të vdekuri, ose kufoma nuk
ftohet shpejt, atëherë kjo është shenjë që në familje do të vdesë dikush
tjetër. Këtë besim e kanë edhe rumunët. Pasi pushojnë ulërimat e para të grave,
lajmërojnë me lajmëtarë burrat, të cilët nuk tregojnë asnjë shenjë pikëllimi,
fisin, miqtë dhe të njohur të largët të të vdekurit. Në Malcinë e Vogël, si në
disa vise të Lituanisë prusiane, shpejt pas vdekjes së dikujt, bëjnë kurban për
të vdekurin një qengj ose një dash, sipas zakonit të vjetër romak, të cilin e
hanë ata që vinë për varrim. Po të bjerë varrimi në një ditë kreshme, atëherë e
shtyjnë për t’u ngrënë të dielën.
Në Moldavi dikur thernin dele të zeza ose desh, bile pasi të
kishte rënë nata, dy ditë pas varrimit. Gjakun e linin të kullonte në një
gropë, lëkurën ia falnin priftit, që ndodhte në varrim. Përkundër në
Hercegovinë dhe në Shqipëri në shtëpinë e të vdekurit nuk gatuhet gjellë në
kohën midis vdekjes dhe varrimit.
Në Nikaj sofra e parë shtrohet në kohën kur i vdekuri
ndodhet në shtëpi: në Apripa, ku mora pjesë edhe unë, u shtrua pas mesdite,
pastaj ishte bërë varrimi. Hëngrën 13-20 gra dhe afër 400 burra. Edhe
boshnjakët shtrojnë sofra, vetëm që muhamedanët nuk hanë veçse hallvë. Pasi e
lajnë dhe e veshin të vdekurin, siç bëjnë në Bosnje, Rumani dhe në Bullgari, e
mbulojnë pastaj me një mbulesë. Të pranishmit ruajnë natën të vdekurin dhe pinë
ndërkaq raki dhe kafe.
Në Shqipëri, pikërisht si në Stamboll, në Rumani, në
Zibenbyrgen, Maqedoni. Hercegovinë dhe në Malin e Zi, e ruajnë të vdekurin që
të mos e kapërcejë atë ndonjë mace, se i vdekuri do të dilte nga varri dhe do
të bëhej lugat. Edhe në Baden të Gjermanisë dhe në Zvicër i nxjerrin macet dhe
qentë nga dhoma dhe shtëpia e të vdekurit. Edhe në Azinë e Vogël kujdesen që
macet të mos e kapërcejnë kufomën, se nuk kalbet dhe kjo është shenjë e keqe.
Por sidoqoftë këtu nuk ka konsekuencat e tmerrshme si në Ballkan. Shikojmë, që
kjo besëtytni ballkanike e ka humbur fuqinë në Azinë e Vogël.
Në malcitë e veriut një ditë pas vdekjes ftojmë njerëz për
të lëshuar vajin (kujën). Vaji përbëhet nga këngë të improvizuara me “Ku! Ku!”
dhe “Le! Le!”, ku mburrin virtytet e të vdekurit. Vaji ka qenë përhapur dikur
në tërë Evropën e Jugut dhe janë gjetur mbetje në Francën e Jugut dhe në
Sicili. Varrimi bëhet kudo të nesërmen por mund të shtyhet, kur nuk lejojnë
rrethanat, se çdo fis në Shqipërinë e Veriut ka varrezat e tij dhe prandaj
farefisi lakmon ta varrosin në varrezat e fisit të vet. Vetëm kelmendasit, që
vdesin në bjeshkë, nuk i zbresin te varrezat, por i varrosnin në bjeshkë. Por
kur një shaljan vdes jashtë Shalës, si p.sh. afër Shkodrës, atëherë lakmojnë,
me gjithë largësinë ta shpien në shtëpinë e tij. Prandaj koha e varrimit është
e lidhur me largësinë e varrezave me kohën, që iu duhet miqve për të arritur në
vend, etj.
Në Shqipëri (malcinë e veriut) nuk është, si në Malin e Zi,
nevoja e një varrimi kishtar. Unë vetë jam ndodhur në dy varrime në malci dhe
në fushë, ku ka munguar prifti. Sa më shumë njerëz e shoqërojnë të vdekurin te
varrezat aq më shumë nder i bëhet atij dhe farefisit të tij. Shumë herë ndodh,
që numri i tyre arrin 300 gjer 400 veta. Për ngushëllim përdoren formulat: “Ti
shnosh!” me “Ju shnosh!”. Diçka në këtë mënyrë ngushëllojnë në Palestinë me
fjalë: “Kokat shëndosh!” Përgjigja është: “Qofshin shëndoshë moshatarët dhe
fëmijët e tuj!”
Në Shqipëri ndryshon afati i varrimit sipas vendit. Në Lezhë
u vra natën vonë një kelmendas; të nesërmen shpejt në mëngjes e shpunë te
varrezat e Nikshit në Eregnat dhe në mesditë e varrosën. Një mërturas, që ishte
vrarë një ditë më parë dhe që ia kishin shtruar kufomën në varrezat e Apripës,
e varrosën pasi perëndoi dielli. Të vdekurin e shtrijnë në një arkivol (tabut),
i venë një mbulesë, pastaj dy burra të fortë e kapin arkivolin, i cili përbëhet
nga dy breza druri të sharruar, midis të cilëve është mbërthyer një pëlhurë dy
e gjysmë ½ pëllëmbë e gjerë dhe e mbartin me ndihmën e dy rripave, që i kanë
lidhur në anët e brezave dhe që i varin mbi supet.
Në Malcinë e Madhe dhe të Vogël, para se ta nxjerrin të
vdekurin nga shtëpia, e ngrein qivurin tri herë dhe tri herë e lëshojnë përdhe.
Kjo e ndalon vdekjen të vijë përsëri në atë shtëpi. Në këtë rast në Rumani
prekin me arkivol tri herë pragun e shtëpisë. Në Glasinac të Bosnjës e ulin
arkivolin tri herë rrugës, për te varrezat, por në pjesën tjetër të Bosnjës
duket se ky zakon mungon. Në Glasinac ngrehin gurë, atje ku kanë ulur të
vdekurin rrugës për te varrezat. Ndalja rrugës për te varrezat, që është zakon
në Glasinac, na kujton gjer diku një ngjarje në Rumani. Trashëgimtarët atje
janë mjaft në gjendje të përballojnë shpenzimet e ceremonive kishtare siç janë
lutjet, që bën popi, sa herë ndalet kufoma, duke kapërcyer ndonjë rrugë ose
ndonjë përrua. Në këtë rast në Rumani nuk ngrehin gurë; atje ngrehin stivë
gurësh vetëm në vende ku dikush ka dhënë shpirt nga shkaku i një fatkeqësie. Në
Shqipëri ngrenë muranë në vendin e një vrasje. Këtë zakon e gjejmë te
muhamedanët e Palestinës dhe përgjithësisht në Atlasin e Algjerisë (Stuhlmann).
Murani iu përgjigjet “Marterln” në Alpet.
Në Malcinë e Madhe është zakon në vendin e shtëpisë, ku ka
qenë shtrirë i vdekuri të venë një çanak me miell, që është caktuar për të
vobektit. Në Trebinjë venë në atë vend një sahan me grurë, që ia flakin të
vdekurit nga pas, nganjëherë bashkë me sahanin. Edhe në Maqedoni, siç bëhet
edhe në Cerenicën e Malit Zi, i hedhin të vdekurit, kur e nxjerrin nga shtëpia
një qyp nga pas. Romakët duket se kanë pasur një zakon të këtillë, se e thotë
formula: “fractus est ei deus”. Edhe në Rumani kanë zakon në këtë rast, të
thyejnë një qyp. Në Gjermani kjo të mbron kundër kthimit të shpirtit (Ëuttke).
Në Shqipëri, kur e nxjerrin të vdekurin nga shtëpia mbartësi
i parë i qivurit pret tre dhëmbë (si në çetele) te trari, që mban derën. Gratë
mundohen të ndalojnë, që t’u nxjerrin të vdekurin jashtë dhe bien mbi kufomë
dhe e puthin atë. Të gjithë ata, që e takojnë rrugës grupin, që përcjell të
vdekurin, përshëndetin njerëzit dhe të afërmit e të vdekurit me fjalët: “Zoti
të dhëntë kyvet!”. Në Kelmend e vënë kufomën e zbuluar në një hije të
varrezave, e lajnë dhe nderojnë, po të mos e kanë bërë më parë në shtëpi, i
veshin petkat më të mira, i venë armët përbri dhe disa mollë në këmbët e
kryqëzuara.
Zakoni të mbajnë vaj, (ta vajtojnë) pastaj ta ruajnë të
vdekurin, ta lajnë dhe ta nderojnë është kaq universal, sa që në Shqipëri i
venë të vdekurit pemë (fruta), ndërsa në Rumani ky zakon mungon. Të njëjtin
zakon shqiptar e kanë grekët, maqedonasit dhe bullgarët dhe përdoret shumë, se
këto fruta janë caktuar për farefisin e dhuronjësit në botën tjetër. Në Greqi i
japin ftoj të vdekurit për farefisin në botën tjetër, një vajzë të vogël ia
vënë në prehër. Në Bullgari nuk ka rëndësi vendi se ku, në Maqedoni i venë
pemët midis këmbëve të të vdekurit. Në Prusinë Lindore iu venë fëmijëve të
vegjël mollë. Në Rumani përputhet me këtë zakoni që, kur përcillnin të
vdekurin, të marrin me vete një pemë (dru) me kokrra artificiale, të cilin e
vendosin përbri varrit.
Kur vdes një vrasës para se të marrë ndjesën e kishës,
atëherë e varrosin jashtë varrezave dhe vetëm pas 3 vjetëve e nxjerrin nga
varri, e varrosin brenda në varrezat dhe bekojnë varrin e tij. Një kusar (cub),
që vritet në kohën kur grabit, nuk varroset kurrë në tokë të bekuar, por mbetet
jashtë varrezave. Edhe gërbulët (lebrosët) varrosen jashtë varrezave, për të
mos infektuar të vdekurit e tjerë. Në Rumani, meqenëse vendi i varrezave është
i vogël, shumë herë i varrosin të vdekurit në varre të vjetra. Kokat e të
parëve i mbledhin me mundim dhe i hedhin mënjanë përsëri në varr. Por kur
rastësisht varrimi bëhet ndaj të ngrysurit, atëherë ndodh që mbeten jashtë copë
kockash, kështu që kudo nga të gjitha anët shikon kocka njerëzish.
Në varr i vdekuri është shtrirë me fytyrën nga lindja. Në Çelëz varret shikojnë nga jugë-lindja. Në
fusha më flisnin për një varr të vjetër që këmbët duhej t’i kishte nga ana e
lindjes. Besëtytnia maqedonase se nuk është mirë të flejë njeriu me kokën në
perëndim, se kështu janë orientuar kufomat në varr dhe besëtytnia bullgare se
ai që fle me fytyrën nga dielli vdes, kanë padyshim lidhje me zakonin e vjetër,
sipas të cilit varet orientoheshin prej perëndimit nga lindja.
Ky zakon gjendet edhe në Rumani, që çdo i vdekur të varroset
në mënyrë që këmbët të drejtohen nga perëndimi dhe koka nga lindja. Këtë zakon
të orientimit të varrit e kanë edhe sot ortodoksët e Bosnjës por katolikët e
kanë humbur atë. Në Malcinë e Vogël e gërmojnë varrin e grave ½ m më thellë se
të burrave që është zakonisht 1 m i thellë. Gërmimin e varrit e fillon punëtori
më i vjetër, pasi ka prerë tre dhëmbë në bishtin e kazmës ose lopatës. Në
Bosnjë e kanë ruajtur këtë zakon si duket vetëm në Grahovo, por vetëm që
dhëmbët i bëjnë në bisht pasi të kenë gërmuar varrin. Kur gërmojnë të tri
goditjet e para, në Shqipëri, i bëjnë me belin (kazmën) prapa kurrizit. Pasi
mbaron punën e tij, punëtori nuk ia jep shokut veglën në dorë, por e lëshon mbi
tokë, prej ku e ngre punëtori tjetër.
Kur punëtorë hapin një varr nuk i urojnë me: “Puna mbarë!”,
as me “l’lumshin krahët”. Asnjerit nuk i lejohet, të kapërcejë një varr të
hapur, as nuk është mirë të lihet bosh, por duhet vënë brenda një vegël (lopatë
ose kazmë). Edhe në Rumani kujdesen që një fëmijë të mos e kapërcejë varrin e
posagërmuar.
Kur bie shi dhe mbushet varri me ujë, atëherë thuhet, i
vdekuri ka qenë njeri i keq, kur çel moti, thuhet e kundërta. Në Bohemi besojnë
pikërisht të kundërtën. Ndërsa gërmohet varri fillon vaji i përgjithshëm. Në
Malcinë e Vogël marrin pjesë të gjithë burrat, që kanë ardhur për varrim dhe
nga gratë vetëm ato të farefisit. Në Kelmend i afrohen të vdekurit në gropë,
sipas familjeve, natyrisht burrat veç dhe gratë veç. Gratë shkojnë me radhë
sipas rangut në familje, ato në krye të mbuluara me shami koke dhe të gjitha
duke qarë; pastaj tërhiqen mënjanë, për t’iu lëshuar vend atyre që vinë nga pas
dhe ulen te koka e të vdekurit. Ka grupe burrash, që ngushëllojnë heshtas; të
tjerë afrohen duke ruajtur zakonin e Malcisë Madhe dhe të Vogël. Në këtë rast,
me këmbën e mëngjër përpara, qëndrojnë radhë përkrah njeri tjetrit me duart mbi
hijet, afër 30 hapa larg nga i vdekuri. Kryetari i grupit del tani nga radha me
këmbën e majtë përpara i thërret të vdekurit me emër, e pyet ku është dhe përse
i la shokët, pastaj marshojnë të gjithë si me këmbajka [Mangallkë (Korça)] me
gjunjë të ngrirë, kokën lart, me shikim jo të natyrshëm të ngulur në një
drejtim nga përpara, pa asnjë lëvizje tjetër të trupit, përveç rrotullimit që
shkaktojnë hapat, i afrohen kufomës. Gjesti nuk është aspak qesharak,
përkundrazi ecja e ngrirë e njerëzve, që i afrohen të vdekurit, të ngjeth
mishin.
Ndërkaq kali i të vdekurit në Kelmend, qëndron pranë të
zotit, por sa afrohet njeri nga grupet që vajtojnë, ia nxjerrin atij përpara
dhe kthehet me të te i vdekurit. Gjatë kohës, kur përcjellin të vdekurin i
varin kalit në qafë dhe në kokë shami të zeza të disave nga gratë, që erdhën në
varrim. Pas këtij akti çdo anëtar i grupeve vajtonjëse ndahet nga i vdekuri dhe
të gjithë shpërndahen në varrezat, duke formuar grupe. Ulen përdhe bisedojnë me
njeri tjetrin dhe pinë duhan.
Siç dihet, trakasit e vjetër dhe, më vonë, në fillim të
kohës mesme, edhe popuj të tjerë, kishin zakon ta varrosnin kalin bashkë me të
zotin. Nga pikëpamja historike është interesant që ky zakon ka mbetur në disa
vise të malcisë, ku kuajt janë të rrallë. Kelmendasit kanë jetuar më parë në
një vend ku kali luante rol më të madh, nga ç’luan në vendbanimin e sotshëm.
Përmend me këtë rast, që kali lot një rol me rëndësi në kultin e të vdekurve të
çerkezëve dhe të osetëve. Ceremonia me kalin duket se mungon në Malcinë e
Vogël, dhe fakti që ekziston në Malcinë e Madhe shpjegon mbase, përse në shumë
varre janë skalitur figura kuajsh.
Edhe në Malcinë e Vogël i afrohen grupet qivurit në mënyrën
që përshkruam këtu, por, përveç ulërimave dhe vajtimeve, është zakon që në
ekstazë të grisin gjak fytyrat, të rrahin kraharorin me grushte, sa të buçasë.
Në Malin e Zi rrahin kokën me grushte dhe në Çeki kraharorin. Në Kelmend pasi
kanë gërmuar varrin, përgatitin qivurin. Me ndihmën e një shufre të drejtë
matet shtati i të vdekurit dhe qivuri ndërtohet tamam pas trupit. Këtë zakon e
kanë edhe rumunët dhe thonë, se do ishte keq, sikur qivuri të ishte shumë i
madh sa të mos e mbushte tërësisht kufoma e të vdekurit. Në rastin, që ndodha
vetë, arkivoli ishte te supet gati dy herë më i gjerë se te këmbët, kishte pra
formën e një trapezi. Në Malcinë e Vogël nuk goditin qivure. Në vend të këtij
veshin varrin me afër 60 cm. mur të thatë. Edhe në Malin e Zi e quajnë
përdorimin e qivurit një zakon të importuar.
Etiketa kërkon që, gjatë gjithë kohës së varrimit, farefisi
të mos tregojë asnjë shenjë tronditje, bile të shfaqen me orë të mira, duke i
përgjigjur çdo ngushëllonjësi, që shtëpia ka akoma shumë burra, të cilët janë
aq trima dhe të zotë, si ai që la jetën, që humbja të duket kështu sa më e
pakët që të jetë e mundur. Pasi janë mbledhur mjaft njerëz, qivuri është
ndërtuar dhe varri gërmuar, në Kelmend e vendosnin qivurin anës më të gjatë të
varrit, bile atje ku është grumbulluar dheu i gërmuar dhe kapakun e vënë pranë
qivurit. Në çastin kur e ngrenë të vdekurin nga hija e madhe, për t’a mbartur
pranë varrit, edhe grupet e njerëzve lënë hijet dhe mblidhen rreth varrit. Pasi
mblidhen të gjithë, e vënë të vdekurin në qivur dhe burrat e farefisit afrohen
për ta puthur në fytyrë dhe për tu përshëndetur me të; pastaj i marrim për kujtim
kutinë e tabakos ose ndonjë copë veshje, e mbulojnë me savan dhe i mbërthejnë
qivurit kapakun. Në Bogë është zakon, në këtë rast, t’i çierrin pakë savanin
ose gishtin e vogël kufomës, se të dyja këto e ruajnë (konservojnë) atë në
varr.
Në kundërshtim me zakonin shqiptar, që ta ruajnë kufomën të
mos tretet, rumunët dhe grekët dëshirojnë që, kur ta hapin varrin pas disa
viteve të mos gjejnë veçse kockat. Për kufomat, që nuk treten pas një kohe të
gjatë, thuhet se shtrigojnë. Duhet pra, që të shpejtohet tretja e tyre, të
hiqet mallkimi, që rëndon mbi të vdekurin, sipas pikëpamjes greke dhe rumune.
Pal Nika në Flet, në Shqipërinë e Veriut, që pas shumë viteve e gjeti të
patretur trupin e të atit, besonte se kjo tregonte që i ati, një burrë famëkeq
në kohën e tij, kishte qenë në një farë mënyre i shenjtë.
Ceremonitë e varrimit në Malcinë e Madhe ndryshojnë pak nga
ato të Malcisë së Vogël. Në Malcinë e Vogël i venë të vdekurit në gojë një
metalik (monedhë) para se ta varrosin, të cilin më parë e sjellin tri herë
rrotull varrit, pastaj i venë mbi kraharor një qiri të ndezur. Në disa rrethe
në vend të qiriut venë mollë, siç thamë më lart. Në Malcinë e Madhe nuk është
zakon t’i venë të vdekurit metalik në gojë. Meqenëse metaliku është tepricë e
besëtytnisë pagane, kisha e ka ndaluar, por prapë, në mos haptas përdoret
fshehtas. Sipas pikëpamjes shaljane, të vdekurit i venë metalikun në gojë, që
t’i paguajë zotit të varrit varrin, në rast që ai kërkon dëmshpërblim, se siç
thamë më lart trualli i varrezave është i ngushtë dhe lehtë mund të dëmtohet
varri përsëri. Për këtë arsye edhe në Glasimac të Bosnjës, i venë të vdekurit
në varr para të vogla (metalike). Në Hercegovinë i venë në varr të vdekurit
disa pare të vogla vetëm atëherë, siç pretendojnë, kur janë gjetur atje kocka.
Zakon i “ovëlls”, sepse për këtë është fjala, sipas Tozerit, ka qenë në Greqi
dhe në ishujt e Greqisë deri në bregdetin e Azisë së Vogël dhe, sipas Abbotit,
edhe në Maqedoni. Mariana shkruan se dikur ka qenë në formën e vjetër edhe në
Rumani. Edhe sot është zakon në Bullgari dhe në Rumani t’i venë të vdekurit në
dorë të holla dhe, veç kësaj, kur e mbushin varrin, ndërsa njerëzit e shtëpisë
hedhin dhe, të afërmit e të vdekurit hedhin në varr të holla të vogla.
Meqenëse në Malcinë e Vogël, si dhe në Malin e Zi, nuk
ndërtojnë, në fund të varrit shtrojnë kashtë dhe lëkurë bagëtish, marrin armët
e të vdekurit, e shtrijnë me rrobat e tij në varr, e mbulojnë me një savan,
shpërndajnë mbi të duhan dhe mbi muret e thatë anës venë binarë, kështu që, kur
ta mbushin varrin me dhe, të mos bjerë dhe mbi kufomën. Në Zibenbyrgen dhe në
Bukovinë përdorin qivure dhe çdonjëri hedh një lopatë ose një dorë dhe në varr,
me fjalët: “Hallall buka dhe kripa, që kemi ngrënë së bashku!”, pastaj
përshëndetin të afërmit me: “Zoti ju dhashtë kyvet!” dhe “U pastë lan nafakën
prapa!”.
Franc Nopça rrëfen Shqipërinë e një shekulli më parë
Orët, zanat, hijet, gjarpërinjtë, hijet, xhindet,
katallanët… Një botë e tërë, të cilën e kemi zbuluar përrallash, por njëherë
motit, në mos edhe sot diku-diku, në Shqipërinë e Veriut besohej...
Orët, zanat, hijet, gjarpërinjtë, hijet, xhindet,
katallanët… Një botë e tërë, të cilën e kemi zbuluar përrallash, por njëherë
motit, në mos edhe sot diku-diku, në Shqipërinë e Veriut besohej megjithëmend.
Si dëshmi e kësaj jete të pasur besimesh, besëtytnish, zakonesh, dokesh, plot
një shekull më pas na vjen një libër me autor baronin Franc Nopça: “Pikëpamje
fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe- Me disa veçanti nga krahinat e
Zadrimës dhe nga Shkodra”, një botim i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Instituti
i Historisë, përkthyer nga dr. Mihal Zallari, dhe përgatitur për botim nga
akad.assoc Marenglen Verli dhe dr. Edmond Malaj, shkruan “Panorama”. Siç
mësojmë, Nopça, si një paleontolog dhe albanolog, ishte pasionuar pas jetës
zakonore të vendeve të Ballkanit dhe udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe në Jug të
Ballkanit si në Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi prej vitit 1903 dhe Luftës së
Parë Botërore. U përqendrua më së shumti në Shkodër, ku kthehej pas çdo
udhëtimi nëpër malësinë e Veriut, ku përveçse mblodhi pasuritë shpirtërore të
kësaj zone, na ka sjellë deri ditët tona një koleksion të mrekullueshëm
fotografish, publikuar nga studiuesi Robert Elsie. Origjinalët e fotografive
prej xhami ndodhen në Muzeun Hungarez të Historisë Natyrore (Magyar
Természettudományi Múzeum) në Budapest. Përmes shënimeve të Nopçës, sot na vjen
mënyra se si shqiptarët e shihnin botën një shekull më parë, ku besonin, çfarë
i trembeshin, si jetonin, cilat ishin traditat dhe zakonet e tyre me raste
lindjesh, dasmash e vdekjesh, si ushqeheshin e mjekoheshin. Por, Nopça nuk
është mjaftuar me një mbledhje materialesh. Ai bën edhe një studim krahasimor
mes zakoneve shqiptare dhe ato që ai ka hasur në vende të tjera të Ballkanit
apo edhe në Europë, që nga Maqedonia, Greqia, Rumania, Bullgaria, deri në
Francë, Gjermani e Lituani.
Lindja
.. Kur lind në Malci një djalë, atëherë ia lajmërojnë këtë
të tërë fisit me zbrazje pushkësh dhe fqinjët dhe farefisi përgjigjen me
pushkë. Lindja e një vajze nuk gëzon njeri. Në Hercegovinë, si edhe në Gjermani
dhe në disa vise të Rumanisë (kuçovllahët) besojnë se do të ishte shenjë e mirë
sikur fëmija të lindte me këmishë (cipa e vesë)…
Foshnja porsa lind, e lajnë me ujë të vakët dhe e
mbështjellin me pelena prej leshi, e vënë në djepin e vogël, i japin të thithi
një brumë, që e bëjnë me gjalpë, sheqer e me ujë të ftohtë të mbështjellë me
pëlhurë; pastaj e mbulojnë me një pallto, që të mos bëhet llafazan. Nuk kam
dëgjuar gjë nëse përdorin magji në ujin e banjës. Foshnjën, që mezi i hap sytë,
e forcojnë, duke i fërkuar kokën me të verdhin e vesë; pastaj ia lidhin
kokën me një copë pëlhurë. Edhe në
Rumani i mjekojnë fëmijët e dobët me të verdhën e vezës.
Si në Bullgari e në Rumani, ashtu edhe në Shqipëri, besojnë
se shtrigat mund t’iu bëjnë keq lehtas fëmijëve të porsalindur. Pra, i mbrojnë
ata me hajmali dhe me hudhra.
Martesa në Shkodër
Pas fejesës, dhëndri godit banesën e re dhe familja e nuses
përgatit pajën e nuses. Në Shkodër e hëna është dita e martesës, kurse në
Rumani dhe në Maqedoninë greke të hënën e kanë për keq. Muhamedanët e Shkodrës
martohen të dielën ose të enjten, pra si në Rumani. Fejesa në Shkodër, si edhe
në Malci, bëhet pa u njojtur djali me vajzën, pa e parë kurrë njëri-tjetrin.
Tani ka hyrë zakoni që ia japin dhëndrit fshehtas fotografinë e nuses.
Praktikisht, ky gjest nuk ka asnjë rëndësi, edhe sikur në fotografi vajza të
jetë e shëmtuar, se djali duhet të marrë për grua atë që i caktojnë prindërit.
Duhet martesa të bëhet të hënën, atëherë është zakon, në dasma të mëdha, që
mbajnë shumë ditë, të ftohen për të ngrënë drekën në familjen e nuses farefisi
më i afërm i dhëndrit që të mërkurën para dasmës; të enjten thirren të gjithë
miqtë, të njohurit dhe dy nga farefisi i dhëndrit, në këtë rast dorëzohet dhe
dhurata që i bën dhëndri nuses… Dhuratën e sjell gjithmonë një djalë, ky duhet
të jetë ogur, që nusja të lindë djem dhe jo vajza…
Të premten mbrëma i lyejnë flokët nuses, duke përdorur si
mjet një çorbë të ngatërruar prej goglash, lule shqerrash, gur kali fletë
kulpre, dafinë. Me këtë mjet lyejnë flokët të premten dhe i lënë ashtu të tërë
ditën e shtunë. Një gjë të këtillë përdorin grekët e Maqedonisë…
Vdekja
Në disa pika zakonet midis Malcisë dhe qytetit të Shkodrës
ndryshojnë. Sa vdes dikush, i mbyllin kapakët e syve dhe i lidhin një shami nën
mjekër. Në Malci i lidhin edhe këmbët, që kufoma të mos ikë. Ka të ngjarë që
kjo e ka rrënjën te një besim i kotë, se në Lesinë kujtojnë se po të mos i
lidhen (i qepen) këmbët, i vdekuri del nga varri dhe sillet si hije. Kjo ndodh
edhe në disa vende të Bullgarisë. Në mënyrë simbolike, në disa vise të
Rumanisë, në reshinar të Zibenbyngenit, i lidhin këmbët me një pe. Kur i mbeten
sytë hapur një të vdekuri, ose kur kufoma nuk ftohet shpejt, atëherë kjo është
shenjë që në familje do të vdesë dikush tjetër. Këtë besim e kanë edhe rumunët.
Pasi pushojnë ulërimat e para të grave, lajmërojnë me lajmëtarë burrat, të
cilët nuk tregojnë asnjë shenjë pikëllimi, fisin, miqtë dhe të njohur të largët
të të vdekurit. Në Malcinë e Vogël, si në disa vise të Lituanisë prusiane,
shpejt pas vdekjes së dikujt bëjnë kurban për të vdekurin një qengj ose një
dash, sipas zakonit të vjetër romak, të cilin e hanë ata që vijnë për varrim.
Po të bjerë varrimi në një ditë kreshme, atëherë e shtyjnë për t’u ngrënë të
dielën…
Në Malcinë e Veriut, një ditë pas vdekjes ftojnë njerëz për
të lëshuar vajin (kujën). Vaji përbëhet nga këngë të improvizuara me “Ku! Ku!”
dhe “Le, le!”, ku mburrin virtytet e të vdekurit. Vaji ka qenë dikur i përhapur
në tërë Europën e Jugut dhe janë gjetur mbetje në Francën e Jugut dhe në
Sicili. Varrimi bëhet kudo të nesërmen, por mund të shtyhet, kur nuk e lejojnë
rrethanat, se çdo fis në Shqipërinë e Veriut ka varrezat e tij dhe prandaj
farefisi lakmon ta varrosin në varrezat e fisit të vet. Vetëm kelmendasit që
vdesin në bjeshkë, nuk i zbresin te varrezat, por i varrosin në bjeshkë…
Në Shqipëri nuk është si në Malin e Zi, nevoja e një varrimi
kishtar. Unë vetë jam ndodhur në dy varrime në Malci dhe në fushë, ku ka
munguar prifti. Sa më shumë njerëz e shoqërojnë të vdekurin te varrezat, aq më
shumë nder i bëhet atij dhe farefisit të tij…
Comments
Post a Comment