Amik Kasoruho është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare




Një tjetër personalitet i letrave është ndarë nga jeta. Shkrimtari dhe përkthyesi i i mirënjohur ka ndalur së gjalli duke mbushur me pikëllim boshin e ndarjes. Familja dhe letërsia ballafaqen me një humbje. Sëmundja e mushkërive prej së cilës lëngonte, nuk e lejoi të rendte ende. E ndali atë, por pa mundur ta ndajë nga memoria e letrave dhe të sotmes, për kontributin e të cilit ata kanë shprehur konsiderata. Ai që bëri të flasin shqip të mëdhenjt; Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O'Brian, John Selby etj. ka vendosur të hesht.
Kasoruho lindi në vitin 1932 dhe njihej si përkthyes dhe shkrimtar. Gjatë komunizmit ai u arrestua nën akuzën për agjitacion dhe propagandë. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, pasi doli nga burgu jetoi në Kavajë në periudhën 1956-1962. Më tej, u dëbua familjarisht në Gosë në vitet 1962-1990. Nga 1956-1960 punoi si punëtor krahu në Elbasan, Lushnjë, Kavajë. Në vitet 1960-1980 punoi si gjeometër në fermën Gosë. Në vitet 1980-1981 si punëtor ndërtimi në Gosë, në vitet 1981-1990 si teknik ndërtimi në “NSHN” Durrës. Prej vitit 1990- 2009, jetoi si emigrant në Itali. Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash duke vazhduar punën e nisur në Shqipëri, që nuk kishte parë asnjëherë dritën e botimit. Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Njihen botime të katër librave të tij në Itali dhe në Shqipëri. Ka sjellë në shqip mbi 60 vepra të autorëve të huaj. Ka përkthyer mbi 10 autorë shqiptarë në gjuhë të huaj. Është autor i disa librave: "Një ankth gjysmëshekullor" (1997), "Çmimi i një ëndrre" botuar në Itali (2000), "Midis qiellit dhe burgut" dhe romanin autobiografik "Ikje nga trilli i perëndive". Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin Eks & Tra për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999. Në 2000 ka marrë çmimin "Civitas - Arberia 2000 Calabria" për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve "Katundi Ynë".  
Sot në ndarjen e tij, shprehim ngushëllime dhe mirënjohje për aktin sublim të qëndresës dhe kontributit të vyer. I përjetshëm kujtimi i tij!


Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk