Karl Marksi, keqkuptimi dhe keqtrajtimi një gjeniu
Sot 196 vjet më parë lindi Karl Heinrich Marks, (5 maj 1818 -14
1883), filozof dhe ekonomist politik.
Historia e mendimit filozofik i ka të patëdyta rastet kur
një dimension i përmasave të tilla të mendimit siç ishte Karl Marks, të
keqkuptohet dhe të keqtrajtohej kësisoj.
Siç thotë dhe studiuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi
është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga
mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes
së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve 'Marksistë' të
cilët mbronin reformat në vend të revolucionit : "nëse ky është Marksizmi,
unë nuk jam Marksist".
Ky "tjetërsim" do të zhduket vetëm kur njerëzit të
arrijnë të organizohen lirisht për veten e tyre. Mbetet që analiza e
kapitalizmit - "teoria" - është përherë për Marksin veçse një shfaqje
e veprimtarisë së tij. Ana tjetër është praxis, puna në shërbim të organizimit
politik të proletariatit, pra në shërbim të "njerëzimit". Në vitet e
fundit të jetës, Marksi pati kënaqësinë të vërente se lëvizjet socialiste dhe
social-demokrate u bënë një forcë përherë në rritje në Evropë. Nga ana tjetër,
është e qartë se ne nuk mund t'i veshim Marksit përgjegjësinë e faktit që, pas
revolucionit të vitit 1917, socialdemokracia ruse u bë parti e një shteti
autoritar dhe burokratik. Ajo madje u shmang nën diktaturën e Stalinit, drejt
një forme jashtëzakonisht të trashë të "marksizmit", të shndërruar në
një lloj kulti të shtetit nën emrin "marksizëm-leninizëm". Në të
njëjtën mënyrë, kritikët liberalë e kanë akuzuar gjithmonë Marksin se donte të
impononte nënshtrimin e individit ndaj "kolektivit", por asnjë shkrim
i Marksit nuk e përligj këtë akuzë. Marksi mbeti thjesht hegelian, duke e
bazuar kritikën e tij të shoqërisë borgjeze mbi idenë e një "humanizmi"
që nuk njihte asnjë kontradiktë midis objektivave të çdo individi dhe atyre të
shoqërisë, të para në tërësinë e saj. Kjo ide mund të merret fare mirë për një
utopi dhe Marksi është përgjegjës për gulagun sovjetik aq sa ishte Rusoi për
gijotinën e Terrorit.
Kritika e arsyes së kulluar e Emanuel Kantit lajmëronte një
"filozofi praktike" - një etikë - mbi të cilën do të arrinte të
hapej. Në mundësinë e një njohjeje shkencore thënia themelore e kësaj etike -
"imperativi kategorik" kantian - do të mund të formulohej kështu:
vepro gjithmonë në mënyrë që veprimi yt të ndihmojë për formimin e atij
njerëzimi të mësuar, ekzistenca e të cilit duhet të pranojë që më përpara çdo
shprehje që kërkon një ndarje të shkencës.
Te “Krirtika e së drejtes politike hegeliane”, Karl Marksi
flet gjithashtu për një "imperativ kategorik" mbi modelin e atij të
Kantit: duhen "i përmbysur të gjitha marrëdhëniet në të cilat njeriu është
i poshtëruar, i skllavëruar, fatkeq, i përbuzur". Siç e tregon kjo fjali,
çështja për Marksin shkon shumë përtej së vërtetës shkencore; fjala është fare
mirë për "të nxjerrë njeriun nga gjendja e pakicës për të cilën është vetë
përgjegjës", ashtu siç e kishte shpjeguar Kanti: është fjala për çlirimin,
për "emancipimin" e njeriut nga çdo pikëpamje. Çlirimi nga shtypja
dhe nga mjerimi material është për Marksin kushti sine qua non i së vërtetës
shkencore, sepse përmirësimi i fatit të njerëzve është i vetmi objektiv i
ligjshëm i shkencës. Kjo është vetëm një pikëpamje shkencore, përderisa bëhet
fjalë për lumturinë reale - domethënë të provuar nga shqisat - të të gjithë
njerëzve, me të cilën duhet të merret shkenca.
Idenë se kuptimi i shkencës mund të jetë vetëm si t'i bëjë
njerëzit më të lumtur - e formuluar gjithashtu përafërsisht në të njëjtën
mënyrë te pozitivizmi i Ogyst Kontit dhe tek utilitarizmi i Xhon Stjuart Milit
- Marksi ia kushton sa studimit të materializmit të Epikurit, aq edhe Ludvig
Fojerbahut (1804-1872), kritik i Fridrih Hegelit. Fojerbahu kishte këshilluar
në të vërtetë "kthimin përmbys" të dialektikës hegeliane ose më mirë,
sipas fjalëve të Marksit, "ta ringrinte mbi këmbët e saj". Hegeli e
bënte "idenë" ose "shpirtin absolut" - që mund të shënohet
teologjikisht si shpirti i Zotit - subjekt dhe motor të zhvillimit të
historisë, shënjuar nga zhvillimi paralel i vetëdijes njerëzore.
Sipas Fojerbahut, përkundrazi, është njeriu konkret, sensual
dhe fizik që mëson të ndjehet vetë në histori si "thelb gjenerik"
(Gattungtvesen) i pakufizuar, domethënë si qenie shoqërore.
Duke rilexuar Fenomenologjinë e shpirtit përmes vizionit të
Fojerbahut, Marksi pohoi se aty ndodhet një ide qendrore e fshehur, për t'u
marrë plotësisht parasysh: procesi historik i krijimit të njeriut nëpërmjet
vetvetes si qenie shoqërore (pra gjithashtu i zgjuar) përmes punës. Nëpërmjet
punës së tij, njeriu "njerëzon" natyrën, duke mësuar ta shfrytëzojë
për vetë nevojat e tij. Megjithatë, duke bërë këtë, ai "tjetërson"
natyrën e tij njerëzore: objektet e punës së tij dhe prodhimet e tyre bëhen për
të një natyrë e huaj, "objektive", dhe vetë ai shndërrohet dukshëm në
një "subjekt" shpirtëror. Qëllimi i historisë është ta kthejë përmbys
këtë proces të "tjetërsimit" (Entfremdung), që mund të përshkruhet si
një "natyralizim i njeriut", si "të ribërit natyror" i tij.
Në vend që natyra të jetë për të një objekt i huaj, ai do të jetojë, si një
qenie sensuale, në harmoni me të.
Përtej teorisë historike të punës sipas Hegelit, Marksi
trajtoi ekonominë politike, në fillim te Dorëshkrimet e 1844, shkruar gjatë
emigrimit të tij në Paris. Gjatë qëndrimit atje, ai gjeti një hegelian tjetër
gjerman progresist, Fridrih Engelsin (1820-1895). Më 1845, me botimin e
studimit të tij Gjendja e klasës punëtore në Angli, Engelsi tregoi se njihte
ekonominë politike. Atëherë Marksi dhe Engelsi u bënë miq për jetë. Së bashku,
u përfshinë në diskutime me socialistët e parë francezë dhe kërkuan të
organizonin politikisht artizanët dhe punëtorët gjermanë që ndodheshin në
Paris, pak a shumë në një mërgim të vullnetshëm. Më 1845, ata përpunuan së
bashku Die deutsche Ideologie (Ideologjia gjermane), vepër që shtjellonte
konceptimin e tyre të historisë, që Engelsi do ta pagëzonte më vonë
"materializëm historik". Vetë Engelsi do të tregonte gjithashtu si
"burim gjenial" të këtij materializmi Tezat mbi Fojerbahun të
formuluara nga Marksi në fillim të vitit 1845. Ky e cilëson këtu vetë mendimin
e filozofisë si praxis, tërësi të praktikave njerëzore kolektive, që synojnë
shndërrimin e mjedisit: njeriu nuk shihet si qenie statike, por një qenie
(Wesenj që punon, pra domosdoshmërisht shoqërore, përderisa puna është
rrënjësisht një praxis shoqëror.
Për ta parë punën në shoqëri si diçka që mund dhe duhet ta
përfitojnë të gjithë njerëzit, "pikëpamja" e materializmit të ri
duhet të jetë "shoqëria njerëzore ose humanizmi shoqëror". Prej këtej
del edhe imperativi kategorik i veprës së famshme Teza e dytë mbi Fojerbahun,
për vendosjen e kësaj shoqërie njerëzore: "Deri tani, filozofët nuk kanë
bërë gjë tjetër veçse kanë interpretuar botën; çështja është ta shndërrojnë
atë". Filozofia duhet të shërbejë për të ndryshuar botën, pra nuk është
bërë e tepërt. Duke na hapur neve sytë, na lejon të kuptojmë se mendimi ecën në
rrugë të gabuar, sepse nuk përfshin perspektivën materialiste të njerëzimit. Detyra
e filozofisë është gjithashtu, siç e thonë Marksi dhe Engelsi tek Ideologjia
gjermane, "kritika e ideologjisë". Nga një pikëpamje materialiste,
marrëdhëniet shoqërore janë në radhë të parë "marrëdhënie në
prodhim", që vendosen historikisht, pa mundur që individët të zgjedhin.
Nëpërmjet ndarjes së punës në marrëdhënie në prodhim ose në forma shoqërore të
përcaktuara, zhvillohen "forcat prodhuese" teknike të shoqërisë. Duke
filluar nga njëfarë niveli i zhvillimit të këtyre forcave prodhuese, marrëdhëniet
në prodhim bëhen pengesë për vazhdimin e zhvillimit. Në këtë çast vetëdija
shoqërore hyn në kontradiktë me marrëdhëniet në prodhim dhe prej këtej ajo
arrin në "përmbysje" (Umzcalzung).
Shembull historik: kapitalizmi borgjez u zhvillua në një
pikë të tillë kur sundimi politik i fisnikërisë së tokave ishte bërë një
pengesë për vazhdimin e këtij zhvillimi, kritika e iluministëve sulmoi
përparësinë e sklerotizuar të marrëdhënieve të vjetra të prodhimit
"feudal" dhe kjo çoi në Revolucionin Francez. Në kohën e Marksit dhe
të Engelsit, kritikat u shumëfishuan kundër kapitalizmit dhe shoqërisë
borgjeze, për arsye të zhvillimit në gjirin e saj të proletariatit industrial,
përçues i marrëdhënieve të reja të prodhimit. Në histori, proletariati u shfaq
si klasa e parë, pikëpamja e së cilës nuk qe ajo e një interesi të një klase të
veçantë, por ajo e vetë njerëzimit, përderisa nuk ekzistonte asnjë klasë tjetër
mbi të cilën mund të mbretërohej. Marksi dhe Engelsi e quajtën
"komunizëm" pastaj "socializëm" këtë lëvizje proletare,
nëpërmjet së cilës pohohej pikëpamja e njerëzimit.
Më 1848 viti i revolucioneve evropiane dhe "i pranverës
së popujve", Marksi dhe Engelsi përpiluan Manifestin e partisë komuniste,
që paraqet me fjalë të zjarrta këtë rol historik të proletariatit. Revolucioni
borgjez duhej të shndërrohej në revolucion proletar që do të sillte
"shoqërinë pa klasa". Dështimi i revolucioneve të 1848-s, në të cilët
Marksi dhe Engelsi kishin marrë pjesë gjallërisht, e zhytën Marksin dhe
familjen e tij në një shtrëngesë të madhe financiare, por ai shënoi gjithashtu
dhe fundin e shpresave të mëdha. I nisur përsëri në mërgim, këtë herë në
Londër, Marksi iu vu veprës së tij kryesore Kapitali, vëllimi i parë i së cilës
u botua vetëm më 1867; dy vëllimet e tjera do të përfundoheshin dhe do të
botoheshin nga Engelsi pas vdekjes së Marksit, më 1885 dhe 1894. Paralelisht,
ai studioi ekonominë politike që nga Adam Smithi, u interesua shumë për teoritë
e Devid Rikardos dhe të Xhon Stjuart Milit. Kapitali fillon me një analizë të mallit
dhe të "natyrës së tij të dyfishtë". Çdo mall është sa një gjë
konkrete dhe e dobishme, aq edhe materializim i marrëdhënieve shoqërore. Ai
zotëron në të vërtetë një "vlerë shkëmbimi" përgjithësisht të
vlefshme, edhe atje ku ai nuk ka "vlerë përdorimi": në qoftë se unë
nuk mund të përdor një mall, mund ta shkëmbej gjithmonë me mallra të tjerë; unë
mund, në çdo çast dhe me ndihmën e tij, të mobilizoj punën "e
shpenzuar" tek ai, nëse me këtë siguroj në shkëmbim një vlerë tjetër të
njëjtë. Vlera e shkëmbimit e shndërron mallin në gjë "ideale". Ku
idealitet relativ në "objekt material" (Sacke) duket edhe më qartë
kur është fjala për paranë - më universalja nga të gjithë mallrat - më shumë se
një mall i zakonshëm. Paraja është pushtet shoqëror i përfshirë te një gjë. Në
cilësinë e saj si kapital, "malli-para" (Geldzcare) është themeli i
çdo sistemi shoqëror. Kapitali tregon vendosjen e një force të punës dhe
organizimin dinamik të vetë punës. Kapitalizmi është një botë e idealizmit ose
e "fetishizimit të mallit", në gjirin e së cilës marrëdhëniet midis
njerëzve nuk janë të drejtpërdrejta, por gjithmonë të ndërmjetësuara nga gjërat
(Dinge). Njerëzit përdorin gjërat e përgatitura nga njerëzit për të ushtruar
pushtetin e tyre mbi njerëzit; dhe meqë ky pushtet është dukshëm i dalë nga
gjërat, marrëdhënia shoqërore e pushtetit duket sikur është një marrëdhënie e
natyrshme.
Jeta e filozofit dhe idealistit
Karl Marksi u lind më 5 maj 1818 në Treves. Ishte djalë i
një avokati hebre që u konvertua së bashku me familjen në luteranizëm më 1824,
për të mundur të vazhdonte profesionin e tij. Marksi filloi studimet për
drejtësi në Bon më 1835, pastaj i vazhdoi në Berlin më 1836, duke iu drejtuar
historisë dhe filozofisë. Më 1841 mbrojti tezën e titulluar Die Differrefiz der
devvkrctischen und epikureischen Naturphilosophie (Ndryshimi i filozofisë
natyrore te Demokriti dhe tek Epikuri). Forcimi reaksionar i politikës
kulturore prusiane, duke i hequr Marksit çdo shpresë për karrierë akademike, e
detyroi të punonte, më 1842-1843, si gazetar, pastaj kryeredaktor i Rhernische
Zeitung, gazetë liberale e së majtës. Më 1843, u martua me Xheni von Vestfalen
- pas shtatë vjet fejese të imponuar nga babai i vajzës së re, armik i asaj që
ai e shihte si një martesë të papërshtatshme - dhe u nis me të për në Paris,
kur qeveria prusiane urdhëroi mbylljen e gazetës së tij. Në Paris, së bashku me
shkrimtarin Arnold Ruge (1802-1880), botoi dy fletoret e Deutsch-Franzosische
Jahrbucher (Analet franko-gjermane) - e para përmbledh mes të tjerash Kritik
der Hegelschen Rechtsphilosophie (Kritikë e së drejtës politike hegeliane,
1844). Në Paris Marksi mori kontakte me socializmin francez dhe përfaqësuesit e
tij, por sidomos me Fridrih Engelsin, me të cilin do ta lidhte deri në vdekje
një miqësi dhe një bashkëpunim intelektual. Nën presionin e qeverisë prusiane,
ai u dëbua nga Parisi më 1845 dhe u vendos në Bruksel, ku përpiloi, së bashku
me Engelsin, dy shkrime: Die Heilige Familie (Familja e shenjtë, 1845) dhe Die
Deutsche Ideologie (Ideologjia gjermane), që u botuan të plota vetëm më 1932.
Me kërkesë të Lidhjes së Komunistëve të Londrës, Marksi dhe Engelsi përpiluan
më 1847 Das kommunistische Manifest (Manifesti i partisë komuniste), botuar në
shkurt 1848. I dëbuar nga Brukseli, Marksi u kthye në Këln dhe botoi Neue
Rheiinische Zeitung. Pjesëmarrja e tij në ngjarjet e vitit 1848 bëri që të
dëbohej përsëri më 1849. Ai u nis me familjen në fillim në Paris, pastaj në
Londër, ku do të qëndronte deri në fund të jetës.
I mbështetur financiarisht nga Engelsi, Marksi iu fut
punimeve të mëdha të ekonomisë politike, që çuan në botimin e Zur Kritik der
polztischen Ekonomie (Ndihmesë në kritikën e ekonomisë politike, 1859), pastaj
në vëllimin e parë të veprës së tij të madhe të papërfunduar (Kapitali, 1867).
Engelsi, që përpiloi dy vëllimet e tjera duke u nisur nga shënimet e Marksit,
do t'i botonte ato më 1885 dhe 1894. Më 1865, Marksi dhe Engelsi morën pjesë në
Londër në themelimin e Internacionales së Parë (emërtimi i saktë i së cilës
është Shoqata Ndërkombëtare e Punëtorëve). Vepra përkujtimore e Marksit mbi
Komunën e Parisit, Der Buroerkrieo Frafikreich (Lufta civile në Francë, 1881)
pati një jehonë botërore; autori i saj analizonte aty formën e parë të shfaqjes
historike të "diktaturës së proletariatit". Marksi vdiq në Londër më
14 mars 1883.
Comments
Post a Comment