Albert Vataj: Spinoza, filozofi i anatemuar, gjeniu i mendimit që "meriton të hidhet në errësirën e ferrit"





"Njerëzit vështrojnë si burim të lumturisë tri gjëra: pasurinë, nderet dhe kënaqësitë fizike. Mirëpo, mendja rrëmbehet kaq shumë pas tyre sa e ka të pamundur të perceptojë ndonjë burim tjetër dëshirimi.
Për sa i përket kënaqësisë fizike, shpirti lidhet aq fort pas saj, sa duket sikur gjen aty të mirën e vërtetë, e cila e pengon krejtësisht të mendojë për gjëra të tjera. Por pas kënaqësisë vjen trishtimi, aq i thellë, i cili në mos e paralizon tërësisht mëndjen, e turbullon dhe e mpin atë.
Edhe nderet dhe pasuritë, nuk e hutojnë më pak njeriun, veçanërisht kur ato kërkohen si qëllim në vetvete".
Këto radhë janë marrë nga “Traktat për intelektin", e cila mbetet një nga kryeveprat e mendimit iluminist të filozofit holandez Baruch Spinoza, këti zelltari të pashoq dhe kurajozi si ai.
Pikërisht sot 382 vite më parë lindi ai që la në themelet e mendimit tharmin e
Baruch Spinoza (24 nëntor 1632 - 21 shkurt 1677) ishte me origjinë nga një familje çifute, e cila ka ardhur nga Portugalia. Spinoza qysh si i ri i përkushtohet studimit të Biblës, të Talmudit dhe të filozofisë skolastike. Mirëpo së shpejti për shkak të qëndrimit të tij kritik racional ndaj këtyre teksteve shkakton zemrimin e kryeparëve fetarë dhe të qarqeve teologjike në përgjithësi, kurse në vitin 1656, pas sugjerimeve të pasuksesshme që t'i kthehet fesë së etërve, u mallkua me anatemën më të rëndë dhe u përjashtua nga komuna çifute: «Le të jetë i mallkuar ditën dhe le të jetë i mallkuar natën. Le të jetë i mallkuar kur shtrihet dhe le të jetë i mallkuar kur ngrihet. Le të jetë i mallkuar kur niset dhe le të jetë i mallkuar kur kthehet... Ju urdhërojmë që askush me të të mos komunikojë as me gojë as me shkrim askush të mos qëndrojë me të nën një kulm ose katër bërryla afër tij, askush të mos lexojë veprën të cilën e ka hartuar ai».
I përsekutuar dhe i përulur si «princ ateist» (Atheorum Princeps), «rebel» dhe «mishërim i satanes», veprat e të cilit «meritojnë të hidhen në errësirën e ferrit», i njollosur, i mashtruar, i tërhequr në vete, Spinoza refuzon në vitin 1673 të braktisë qëndrimin teorik të tij dhe nuk pranon ftesën për profesor në katederën e filozofisë në Hajdelberg, duke siguruar ekzistencën me punë të mundimshme të grihjes së xhamave optikë dhe kështu i siguroi vetvetes pavarësinë intelektuale dhe morale. Motrës Rebekës i la tërë trashëgimin e babait dhe për vete ndal vetëm një shtrat dhe një tavolinë.Vdiq në moshën 45 vjeçare nga tuberkulozi në kohën kur iu botuan vetëm dy vepra: Parimet e filozofisë së Rene Dekartit, në të cilën paraqet në një mënyrë specifike dhe të pavarur mësimin e Dekartit, dhe Traktatin teologjiko-politik, të cilin për shkak të kritikës së ashpër dhe të tezave liberale e shtypi anonimisht.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk