Thethi, e mundshmja ëmbëlake e nji bukurie të çashtër

Nga Albert Vataj

Rrugës duke ngjitur përmes një shtegu gjarpërues, shfaqet e përnjëherë struket përmbas shpinës së malit, një pamje që të magjeps me mistikën e vet. Në këtë përpjete që shigjeton përmes shtegut që ka arritur të çajë shpatullat shkëmbore të malit, është e pamundur mos me e pranu një gjendje hutimi që të pushton, një trandje që të përkund si gjethe. Notimi nëpër re i shpatit, rreket me ngjasu me një udhëtimi në ëndërr. Makina gulçon si një shtazë e plagosur, ndërsa ngjitet përpjetes që lakon nëpër kthesa të befta.
Rendim me ëndjen e shastisjes me përla gjithçka panorama e thekshme e këtyre maleve ngulmon të tregojë në epjen e vet shitane përnga qielli. Majëmalesh të formëzum përmes një procesi të kahershëm e të pandalshëm eroziv, nguten me shpërfaq atë që me kujdesin e paepur ka mundu me sendërtu koha, në përleshjen e vet epike me shiun, borën, akullin dhe erën. Na rendim për me mbërri, me beh në kraharorin e këtij manifestimi, e çajmë përmes reve dhe dehjes që të mundim me kap me sy e me fiksu me admirim kandje të shumllojshme që kjo panoramë e ashpër difton, si një vashë që e lëshon veten dorzan dëshirimit me u shkreh në krahët e një pasioni duhitës.


(Pjesë nga reportazhi për Thethin
Fotot, Bogë-Qafë Thore, i kam realizuar gjatë vizitës në këto anë më 20 gusht 2015)







Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk