Mona Liza dhe Madalena Doni, një përballje e titanëve të Rilindjes
Një shikim i shpejtë nuk e ka të vështirë të
gjëjë të përbashkëtat e këtyre pikturave. Të veçantat dhe ngjashmëritë e dy
kryeveprave të dy gjenive të Rilindjes italiane, Leonardo Da Vinçi dhe Rafaelo,
dëshmojnë më shumë se sa fshehin një histori të bashkëkohësve, të dy mjeshtrave
që u pavdeksuan me veprën e tyre dhe hyjnizuan me bekimin e penelit këto zonja
fisnike.
Studiuesit qasen t'i lidhin këto dy punë, jo
vetëm nga tërësia e elementeve përbërës të pikturave, por edhe nga historia e
zanafillës së tyre. Të gjithë dakordësohen se është Rafaelo ai që ka sjellë një
Madalena Doni e cila merr shkas nga Mona Liza e famshme e Leonardo Da Vinçit.
Pëshpëritet se Rafaelo e ka parë punën e Leonardos në studion e këtij të
fundit, ndërkohë që ishte e papërfunduar.
Këto vepra i lidh jo vetëm ngjashmëria e
subjekteve, por edhe homogjeniteti i dukshëm stilistik. Nuk është kopjim por
një hop i rëndësishëm që shënon fillimin e pjekurisë artistike të Rafaelos.
Natyrisht që veshjet dhe aspekti anatomik i
ndan këto dy imazhe, por edhe bizhutë gjithashtu e diferencojnë punën e
Rafaelos, pasi Madalena Doni është një nuse e re e një fisniku të pasur
Albert Vataj
Comments
Post a Comment