Albert Vataj: Biblioteka personale, ajo rritet dhe unë vogëlohem, nën peshën e ëndrrës për të sunduar dritën

 


Nga Albert Vataj 

Libri, biblioteka, leximi, shkrimtaria, ndijimi, përfshirja, lumturimi... nuk janë vetëm fjalë që u përpoqa t'i rëndisja ashtu nën yshtjen e një shkujdesjeje gati të nënvetëdijshme, si i magjepsur. Po, ato janë shkallë, nëpër të cilat ngjitem e zbres çdo çast që frymimi më shpërblen me të drejtën e të jetuarit, në këtë botë sfidash ngjethëse dhe ëndërrtare.

Jeta natyrisht që nuk është kaq e thjeshtë. Ajo fatmirësisht është shumë më shumë se sa një rënditje fjalësh sipas një hierarkie të personalizuar dhe të atypëratyshme. Gjithsesi më mbetet t'i përmbahem këtij parimi, si një rishtar rregullave dhe normave të rrepta të besimit. Të jetosh me libra nuk do të thotë se bën jetën e letrës që edhe kur digjet ajo ndrin e ngroh duke u shndërruar në hi, në atë çfarë ishim dhe do të jemi në matshmërinë e gjithsisë dhe kohës. Libri i ka shërbyer qëllimeve të mia ashtu si çdo skllav, i cili nuk ka patur kohë të ankohet për peshën e vargonjve që e mbajnë të robëruar ngase ka qenë i rrëmbyer nga epja me përulësi dhe përkushtim të asaj që edhe pse nuk i solli dot liri, nuk u treguar kaq shpirtligë sa të mos i jepte fryte.

Ëndrrat janë realitete që më kanë mëkuar shpirtin e botës nëpërmjet librit, mjeshtërisë së rrëfimit dhe bujarisë që pena dhe parmenda ka pluguar dhe mbjellë diej dhe zemra. Kam jetuar dhe jetoj në dimensione të ndryshme kohore, si në një nevojë për të bashkëndarë atë komunikim që mban të lidhur shtresë pas shtrese katet e ngjitjes së njeriut kah qielli.

***

Edhe pse libri është pushtet në shtëpinë time, kjo nuk më ka imunizuar nga fraza budallaçe "Këtë (shtëpinë), ç'farë e ke, shtëpi apo bibliotekë?". Për të mos injoruar pyetjen e pafajshme dhe fëminore, "Çfarë të duhen gjithë këto libra?". Apo dilemën cingëritëse të disave, "Gjithë këto libra i ke lexuar?". Edhe njerëz që dinë të flasin kaq pa lidhje bëjnë pjesë në jetën time, dhe kjo jo për fajin tim. Megjithatë unë kam qenë gjithnjë i duruar ose t'i dredhoj bisedës, ose të përpiqem të mos prishi "shenjtërinë" e kësaj bote të vogël të këtyre fatkeqëve, duke ua treguar më maturi dhe durim, se sa i thellë është hendeku që na ndan në këtë bashkësi detyruese të jetuari.

***

Mburrja nuk më ka pëlqyer ta përdor as si dominim, por as ta pranoj si nënshtrim, për një fakt shumë të thjeshtë, se në lëndën e saj përbërëse më shumë se megalomani ajo mbart ca pika të helmëta vetëkënaqësie. Në këtë marrëdhëni rrekem të trajtoj edhe bibiotekën personale. Pavarësisht se ajo është ndër të paktat gjëra që më mbetet të mburrem, sërish nuk më pëlqen ta përdor këtë kredenical, si të drejtë për tu krenuar. Biblioteka është një mjet në shërbim të punës dhe përfshirjes sime në realizimin e marrëdhënieve me ëndrrën dhe realitetin shpirtëror. Edhe pse ajo u bë pjesë e imja organike, një zgjatim i atyre sirtarëve dhe një peshë që kërkon barazvlerë në tokësoren dhe eternen e gjërave dhe gjëndjeve ku pjesëmarr, sërish ajo hyn dhe del nga unë për t'u krekosur në madhështinë e vet.

***

“Biblioteka duhet të përmbajë sa më shumë tituj nga gjërat që ju nuk e dini. Ju do të merrni më shumë dije përmes këtyre librave derisa rriteni. Në të vërtetë, sa më shumë dini, aq më të shumtë do të jenë librat e palexuar”, shkruan në “The Black Swan" Nassim Nicholas Taleb. “Një raft me plot libra që s’i keni lexuar është një kujtesë e fuqishme e kufizimeve tuaja – gjërave të shumta që nuk dini, dijeve gjysmake, ose gjërave që mendoni se i keni mësuar, por e kuptoni se jeni gabim. Duke jetuar me këtë kujtesë çdo ditë, mund të shtyni vetën drejt llojit të përulësisë intelektuale që përmirëson vendimmarrjen dhe nxit mësimin”.

***

Vjen një ditë dhe titujt e librave në bibliotekën time janë shtuar dhe raftët gjithashtu. Unë nuk kam mundur ta konstatoj kur ajo rritej, i bindur se edhe ajo nuk e ka vënë re, se si unë z'vogëlohesha gjithnjë e më shumë nën peshën e saj. E kështu jetët tona mbeten të lidhura ashtu si reciprociteti anatomik i organeve, të cilat funksionojnë në shërbim të njëra-tjetrës për të garantuar jetën.

Comments

  1. CASINO - Las Vegas - MapyRO
    Casino near 파주 출장마사지 Strip 영천 출장안마 - Best Price (Room Rates) Guarantee ➤ 수원 출장샵 Book online INR 대구광역 출장샵 4 OFF! deal and discounts with MapyRO! 강릉 출장안마 Browse Las Vegas Casino reviews,

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk