Kol Maca, një shkodran në qytetin e Vlorës, foto mjeshtërore e një "çiraku" mbi një shekull më parë
"Gra te ngarkuara me shkarpa", fotografi e Kol Maca -Vlorë 1916. Një dëshmi ngjethëse e atyre viteve të vështira për shqiptarët, në veçanti për fëmijët dhe gruan. Më shumë se një foto që evokon kohën e hekave, kjo është një shpalim i punës virtuoze të një fotografi pak të përmendur, por jo të patrajtuar.
Kol Maca, mbahet si fotografi i parë shqiptar në Vlorë. Sipas studjuesit nga Shkodra, Ndoc Gurashi (tetor 2012), Kol Maca e ka mësuar mjeshtërinë e fotografimit në ateljen e Kol Idromenos në Shkodër, ku ka shërbyer si çirak për disa kohë. Gjithashtu, studjuesi i sipërpërmendur shkodran thekson se Maca e ka hapur dyqanin (ateljenë) e tij për fotografim në qytetin bregdetar në vitin 1915 dhe ka punuar atje pa ndërprerje deri në vitin 1921.. Kjo ndërkohë përputhet me pushtimin e parë italian të Vlorës, ose siç njihet atje, me “Italia e parë“, që shënon edhe disa ndërtime të cilat qëndrojnë ende në këmbë, si Sahati dhe Bashkia (ish-konsullata italiane). Vula që ai vendoste pas fotove për popullatën ishte në italisht e në të shkruhej “Nicolo’ Mazza-Fotografo-Valona”, ajo rregullisht është bërë në Itali. Në të, emrin e tij e gjejmë në versionin e plotë të tij, Nikoll, ndërsa diku tjetër e hasim me shkurtimin tjetër, Kolec. Për jetën e tij, me gjithë kërkimet e vazhdueshme, ende nuk dijmë shumë gjera. Autori i këtyre rradhëve ka gjetur në Itali dy shkrime (faqet përkatëse) të Kol Macës të botuara në revistën e përmuajshme të asaj kohe, “Corriere della Sera”(Milano). Artikulli i parë titullohet “Tra i montanari albanesi” (gusht 1907), i dyti, “Monumenti e costumi albanesi”(maj 1908). Artikujt e mësipërmë kanë të bëjnë vetëm me Botën Shqiptare. Ata janë shquhen për të dhëna të shumta historike, gjeografike, shoqërore dhe etnografike për shqiptarët në përgjithësi dhe malësorët e Veriut në veçanti. Midis shkrimeve, që tregojnë dhe kulturën e autorit, ka mjaft foto, me gjasë të Macës, që ilustrojnë përmbajten e tyre.
Gjithsesi, Kol Maca, në studion e tij fotografike në Vlorë, përveç punës rutinë me komunitetin, ka realizuar edhe foto të ngjarjeve të ndryshme politike, shoqërore e fetare të qytetit. Duhet shtuar se Kol Maca është një nga fotoreporterët e parë në shtypin shqiptar, gjë që vërehet në revistat e viteve ’30, sidomos në të përmuajshmen e njohur të kohës, “Minerva”, ku dhe ishte punësuar. Për një kohë të shkurtër ai ka qënë dhe fotograf zyrtar i Oborit Mbretëror. Kol Maca ishte dhe pjesëtar i grupit zyrtar të fotografëve të shtypit, që përjetësoi festimet e 25 Vjetorit të Pavarësisë, më 28 Nëntor 1937 në Tiranë.
(Gra me shkarpa-foto Maca, Ark.P.Stefa)
Pjese nga shkrimi "Dy fotografe shkodrane ne Vlore" i Qerim Vrionit.
Bimët natyrore kanë shëruar kaq shumë sëmundje sa ilaçet dhe injeksionet nuk mund të shërojnë. Unë kam parë rëndësinë e madhe të bimëve natyrore dhe punën e mrekullueshme që ata kanë bërë në jetën e njerëzve. Kam lexuar dëshmitë e njerëzve në internet se si janë shëruar nga herpesi, HIV, diabetikët etj nga mjekësia bimore Dr.DAWN, ndaj vendosa të kontaktoj mjekun sepse e di që natyra ka fuqinë të shërojë çdo gjë. Unë u diagnostikova me HIV për 7 vitet e fundit, por Dr. DAWN më shëroi me barërat e tij dhe i referova menjëherë tezen time dhe burrin e saj, sepse ata të dy vuanin nga herpesi dhe u shëruan gjithashtu. E di që është e vështirë të besohet por jam një dëshmi e gjallë. Nuk është e dëmshme të provosh barëra. Ai është gjithashtu një magjistar, ai bën magji për të rivendosur martesat e prishura dhe magji për fat të mirë për të përparuar dhe shkëlqyer në jetë. Kontaktoni me emailin e Dr.DAWN: ( dawnacuna314@gmail.com )
ReplyDeleteWhatsapp:+2349046229159/
+3550685677099