Viktor Hygoi, gjithëkohësia e një kumtimi
Nga Albert Vataj Ai lindi më 26 shkurt të vitit 1802, plot 210 vjet nga tash. Franca priste atë që do të prekte zenitin si poet, dramaturg, novelist, eseist, artist vizual, burrë shteti, Viktor Hygoin. Dashtazi, aktivistin e zellshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut. Përpos të gjithash ishte ati i romantizmit, si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX. Ishte dhe mbeti një shëmbëllesë e një penelate tragjike me sharm humaniteti. Në galerinë e veprës, përcjellim kjartësisht si figurë qendrore njeriun e mitizuar në Sizif. Ngarëndja për të rrëmuar mes rrënojave të kohës, e për të ç’burgosur së andejmi gologotën e mundimshme të njeriut që gjen tek sekush vetveten, e beh atë gjithnjë mes rrëfimtarëve ngadhnjyes. Tipat, karakteret, figura, episode, etapat, datimet dhe rëndiet historike, janë jo vetëm lënda e parë e asaj përmendore shtatlartë, por edhe brumi i një doktrine që me romantizmin dhe me emrin e Viktor Hygoit, kërkuan dhe përftuan përjetësinë.