Aurela Gaçe: Jam e lumtur, e realizuar dhe një nënë e përkushtuar
Ilda Lumani Ritmi i gjakut është ai që na ngre në këmbë. Ky është mesazhi që sjell në këngën e re këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe, me “Boom, Boom, Boom”. Një këngë ritmike, në të cilën gërshetohet muzika moderne me elementë shqiptarë, të cilët identifikohen edhe më shumë në klipin që sapo është lançuar. Në këtë intervistë për “Summer Time”, Aurela tregon gjithçka që ka bërë për këtë projekt të ri, e gjithashtu këngët e realizuar në këto 2 vjet që ajo është kthyer në Tiranë. Nga ana tjetër, ajo tregon edhe disa detaje në këtë moment të jetës së saj, që duket se është më i lumturi. Si e përshkruan ajo? Le ta ndjekim në këtë intervistë të këndshme. Aurela sapo keni publikuar klipin tuaj të fundit. Si kanë qenë reagimet e para që keni marrë? Nga ata që më duan kam marrë urime... Për ata që s'më duan, çfarëdo gjëje të re të bësh, u duket gjithmonë e keqe. Kështu që mua më intereson mendimi i njerëzve që marrin energjinë time dhe e përdorin të kalojnë 3 minuta të