Fallmerayer për shqiptarët: Tribalë, anarkikë e të prapambetur

Politikani, historiani dhe publicisti austriak Jakob Philipp Fallmerayer, që jetoi gjatë shekullit të XIX, veç tjerash, është shquar për interesimin e tij për Lindjen në përgjithësi, dhe për Ballkanin në veçanti.

Në tezat e tij shpesh mund të lexohen përçmime e racizëm. Edhe pse, s’mund të mohohet as ajo se tezat e Faleraywer ishin goxha provokative. Për shembull, njëra prej tezave të bujshme të Fallmerayer thotë se “helenët nuk ekzistojnë më, ngase janë zhdukur gjatë pushtimeve barbare (në mesjetën e hershme); grekët e sotëm janë sllavë dhe shqiptarë ‘të helenizuar’”.
Veç kësaj, ai ka edhe tezën se, nuk ekziston një revolucion grek për pavarësi, sepse tëri në fakt ishte një revolucion i pastër shqiptar.
Por, çfarë mendimi ka pasur për shqiptarët?
Publicisti kosovar, Enver Robelli, përmend një përshkrim të shqiptarëve nga Fallmerayer në librin me titull “Shqiptarët – Një Histori mes Orientit e Oksidentit”, të historianit Oliver Jens Schmitt (është ky autori i librit ‘me nam’ për Skënderbeun). Ja se çfarë thotë Fallmerayer, sipas shkrimit të Robellit në revistën MAPO:
“…Madje, në fushën mendore të ekzistencës së tyre, që mbushi një mijëvjeçar [shqiptarët] nuk dhanë asgjë, dhe sollën një dëshmi të gjallë se një popull mund të jetojë edhe pa shkencë, edhe pa art, bile edhe pa alfabet, dhe se mund ta ruajë të patëholluar fuqinë e tij burimore madje edhe mes popujve shumë të arsimuar.
… Shqiptarët gjithkund i brohorasin ngecjes, dhe konservatorizmit të ngurtë, ashtu siç atë e kupton vetëm orienti i palëvizshëm dhe i ngurtësuar në vetvete. Kudo ku kanë mundur të zhvillojnë lirshëm natyrën e tyre njerëzore, shqiptarët janë egoistë, kryengritës, dembelë; bile edhe si të krishterë janë të tmerrshëm.
… As në politikë, e as në shkencë, ky popull deri më sot nuk ka pasur një mendim të përbashkët, dhe duket se shqiptarët nuk e kanë ndier të nevojshme të depërtojnë përtej horizontit të kufizuar të familjes e klanit, të fitimit personal, të dobisë personale, të keqdashjes dhe hakmarrjes.
Shqipëria është vendi i mendjeve të shkurtra, një depo e fuqisë fizike, një vend që vullnetarisht nuk i nënshtrohet as vetes as të tjerëve; Shqipëria është një element që përherë mohon, dhe ku anarkia dhe paligjshmëria janë si, të thuash, shpirti dhe fryma e jetës”.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk