Tri amanetet e fundit të Aleksandrit të Madh


Tek gjendej i shtrirë në shtrat, në fazën e fundit të jetës, Aleksandri i Madh, ftoi të gjithë gjeneralët e tij dhe u njoftoi atyre tri dëshirat e tij të fundit…
1. Të transportohet arkivoli im nga shpatullat e mjekëve më të mirë.
2. Thesarin që kam fituar (argjend, flori, gurë të çmuar, smeralde etj.) t’i shpërndajnë gjatë gjithë udhëtimit deri tek varri im.
3. Duart e mia dua të jenë në valëzim në ajër, jashtë arkivolit të ekspozuar e të shihen nga të gjithë…
Por, citon alb-observer.com, njëri nga gjeneralët e tij, i habitur nga dëshirat e pazakonta, pyeti Aleksandrin se cilat ishin arsyet…
Dhe Aleksandri iu përgjigj:
1. Dua që mjekët më të ndritur të ngrenë nën supet e tyre arkivolin tim, që me këtë mënyrë të tregojnë se edhe ata, para vdekjes, nuk e kanë mundësinë të shërohen!
2. Dua që sipërfaqja e tokës të mbulohet nga thesari im, që të shikojnë të gjithë, se gjithçka që përfitojmë në këtë botë, mbetet po këtu!
3. Dua që duart e mia, të valëzojnë në ajër, që njerëzit të mund të shikojnë se vijmë me duar bosh dhe ikim me duar bosh, kur të mbarojë për thesari më i shtrenjtë, që është koha! KOHA është thesari më i madh që kemi, sepse është e kufizuar. Mundemi të krijojmë para, të fitojmë kapital e thesare pa fund, por jo më shumë kohë. Kur i kushtojmë kohë një personi, i ofrojmë atij një pjesë të jetës tonë, të cilën kurrë nuk do mund ta plotësonim

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk