Sharon Stone, bukuri dhe feminilitet që gjithnjë të ngas, sharmi dhe joshja që të lënë pa frymë


Koha jo për të gjithë është ndalur. Ajo, koha, vitet, na kanë mësuar se shumë herë, ose gjithnjë rendin me kokëfortësinë e tyre, duke lënë gjurmë gjithnjë e më të thella në pamjen tonë të jashtme dhe jo vetëm. Por kjo nuk vlen për Sharon Stone, një nga yjet e kinemasë, dhe një nga shembëlltyrat më perfekte të gruas, mbi të cilën megjithëse vitet kanë rrebeshur papushim, ajo ka qëndruar gjithnjë sensuale, gjithnjë e freskët, gjithnjë tunduese. Nuk është një tjetër që sa herë që e kundron, ajo të lë pa frymë, me prezencën e saj, tipike të një femre që është papushim në kërkim të prezencës, të demonstrimit, të protagonizmit.
Vitet që shkojnë, në dukje nuk kanë asnjë ndikim në imazhin perfekt të aktores Sharon Stone, e cila është shfaqur në rrugët e Parisit, ku ka shkuar për të vizituar qytetin vetëm për kënaqësinë e saj. Sigurisht që në dukje duket perfekte, sepse kush është në kërkim të rrudhave, nuk e ka vështirë t’i gjejë ato rrudha tek këmbët e këngëtares dhe ca më shumë në fytyrën e saj të patrukuar. Por, teksa ecën me elegancën e saj të jashtëzakonshme dhe finesën e saj, Sharon Stone di të tërheqë vështrimin e kujtdo dhe pa dyshim edhe të paparacëve që e kanë fokusuar aktoren hollivudiane në këtë vizitë private të saj në Paris.
Flokët e pakuruar dhe syzet e errëta, janë pjesë e pandashme e aktores, e cila ka zgjedhur që të mos e tendosë fytyrën për të hequr rrudhat, por ka dashur që të mos i heqë ekspresionin imazhit të saj, prandaj edhe ka mbetur krejt natyrale, me rrudha në fytyrë, por që nuk ia zbehin aspak hijeshinë.
















Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk