Dren Abazi: Në shtator do të sjell albumin e ri
Yllka Selita
Ai tashmë është bërë një nga këngëtarët më të preferuar jo
vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, pasi ka një stil shumë origjinal, duke e veçuar
nga kolegët e tij. Ky është Dren Abazi, këngëtari i cili së fundmi ka sjellë
edhe klipin e tij “Natën”, një këngë mjaft verore dhe që të jep shumë energji.
Por si po pritet kjo këngë si dhe disa hollësi në lidhje me angazhimet e me
projekte e tij, Dreni i jem në një intervistë për suplementin “Summer Timë” në
gazetën “Koha Jonë”.
Si po pritet kënga
juaj më e fundit, "Natën"?
Kënga megjithëse ka pak kohë që është publikuar mund të them
se është pritur shumë mirë pas ajo është këngë mjaft verore, me ritëm dhe
energji....Pikërisht ajo që kërkohet në këto ditë të nxehta vere. Unë jam autor
i muzikës, pra kompozitori dhe orkestruesi, ndërsa autor i tekstit është Olti Curri....
Ju keni një stil
tuajin shumë origjinal të këngëve, a do ju shohim ndonjëherë me diçka ndryshe,
apo do të vazhdoni në këtë rrymë?
Është herët të flitet për faktin nëse do të ndryshoj ose jo
me kohe, por mendoj se diferencën në muzikë e bën pikërisht tendenca e artistit
për të krijuar një identitet të vetin muzikor...një gjë me të cilën dallohet.
A do të keni projekte
të tjera gjatë këtij sezoni apo jo?
Por artisti asnjëherë nuk bën diçka dhe më pas pushon, menjëherë
i hyn punës për diçka të re dhe unë si projekt të radhës kam nxjerrja e albumit
të ri. Mendoj se do të mund ta realizoj dhe ta kem gati pas sezonit veror, pra
ndoshta nga muaji shtator.
Sa i përket ndërtimit
të klipeve tuaja, ju i ideoni vetë, apo ia besoni profesionistëve?
Mund të them se idetë për videoklipet zakonisht janë të
miat, por normalisht që janë skenaristët dhe regjisorët ata që e çojnë deri në
fund këtë punë. Domethënë nëse unë i kam si ide, ata i bëjnë realitet. Edhe në
videoklipin e këngës “Natën” ideja pak a shumë ka qenë e imja, pasi gjithmonë
kam kërkuar dhe kam dashur që videokli në një farë mënyrë të ilustrojë tekstin
e këngës, dhe këto ide për klipin në fjalë i ka realizuar "Passion
communitcations".
Së fundmi keni dhënë një
interviste ku keni thënë se jeni gjithmonë i rrethuar nga femrat, a është e
dashura juaj xheloze për këtë fakt?
Nuk e di ku e keni lexuar por unë nuk e kam thënë këtë pasi,s’është
në stilin tim të të shprehurit, pra nuk i përdor fjalë të tilla, por unë s’bëj
as titujt e gazetave fatkeqësisht....Dhe nëse të pyet gazetari për një situatë
dhe t’i përgjigjesh, më pas e shfrytëzon këtë thënie, por në rastin tonë duke
abuzuar me përmbajtjen e saj.
A ka shkuar gjithçka
ashtu siç e keni parashikuar ju deri tani karrierën tuaj artistike apo ka pasur
edhe të papritura?
Besoj se ka shkuar mirë deri tani. Por mendoj se asgjë nuk është
rastësore sepse un ë kam punuar dhe jam munduar që çdo gjë të shkojë siç duhet.
Normalisht që çdo rrugë e nisur ka të papriturat e saj, qofshin ato të këndshme
ose jo, por mendoj se nuk ka gjë që nuk bëhet, nëse e bën me përkushtim
maksimal dhe me dëshirë.
Por ju keni shumë
angazhime për këtë sezon, a do pushoj Dreni këtë vere apo jo?
Edhe këtë verë, ashtu si pjesa më e madhe e artistëve të
tjerë, jam mjaft i zënë me mbrëmje e koncerte të ndryshme, por kuptohet që kam
edhe ditë të lira në mes, nga tre- katër ditë...kështu që këto ditë i shfrytëzoj
për të bërë edhe pushimet, pjesë-pjesë....
Mund të na thoni edhe
ku?
Por siç ju thashë edhe më lart do të pushoj aty ku kam edhe
angazhimet e mia dhe sa i përket plazhit më pëlqen shumë jugu i Shqipërisë, prandaj
atje më keni shumë shpesh...
Comments
Post a Comment