Redon Makashi: Tetori do të rikthejë “Tre muskëtjerët” në skenë


Yllka Selita
Duket se ai nuk di të ndalet, Sa më shumë çmime të marrë aq më shumë i rritet dëshira për të punuar dhe krijuar. Ky është këngëtari më i suksesshëm i viti Redon Makashi, i cili vjen në një intervistë për suplementi Summer Time në gazetën “Koha Jonë”. Gjithçka filloi me marrjen e çmimt të parë në festivalin “Kënga Magjike” dhe çmimet për të do të vinin njëri pas tjetrit. Plot tre të tilla ka marrë Redoni brenda gjashtë muajve, ky dy të tjetër “Albumi më i mirë i vitit” dhe “Klipi më i mirë i këngëtarëve mashkull”. E teksa albumi i tij ka vetëm disa muaj që është në treg ai ka gati edhe albumin tjetër, të cilin do ta nxjerrë në treg më vonë, sepse thotë, që të shijoj edhe pak suksesin e albumit “Bota ime”. Por një tjetër projekt shumë i rëndësishëm i tij është edhe koncerti me dy këngëtarët e tjerë të suksesshëm Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka, që të gjithë i njohim si “tre muskëtjerët”, për më shumë lexoni intervistën e plotë.


Ky vit ka qenw shumë i suksesshëm për ju, së fundmi ju keni marrë edhe një çmim tjetër?
Po mora çmimi "Klipi më i mirë për këngëtar mashkull" në spektaklin "Netët e klipt shqiptar", ky është çmimi im i tretë brenda një gjashtëmujori, dhe gjithçka filloi me fitimin e çmimit tw parë në festivalin "Kënga magjike", gjithsesi këto janë një ogur i mirë për punët pasardhëse të mia.
Ju kishit në projekte e juaja edhe një koncert me grupin "Arb", kur do të realizohet?
Jo nuk do të realizohet më, sepse unë e kisha këtë dëshirë që pas ribashkimit të grupit pwr festivalin “Kënga Magjike”, mendova se gjerat do të shkonin mirë dhe ne do të funksiononim prapë si dikur, por nuk funksionoi më. Ne mundëm që të bënim vetëm disa aktivitete të vogla dhe nuk shkoi më gjatë. Nuk mundi të funksiononte më si grup sepse mentalitetet e djemve kishin mbetur si në vitin 1994. Disa gjëra unë mendova se do të kishin ndryshuar dhe kisha shumë dëshirë që të ribashkoheshim, por ishin pa rezultat. Gjithsesi unë kam gjetur disa instrumentiste të tjerë dhe kam filluar punën, për të bërë një koncert akustik.

U fol për një bashkim të “Tre muskëtjerëve” në fakt, a është e vërtetë?
Po është shumë e vërtetë dhe ne do të bëjmë edhe një koncert tonin. U mblodhëm para disa ditësh dhe folëm edhe me Eltonin dhe me Sandrin. Me të mbaruar angazhimet e verës që secili ka të vetat, do të bëjmë përzgjedhjen e instrumentistëve, materialeve, dhe do të sigurojmë edhe anën financiare. Ky koncert mendohet se do të bëhet edhe në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.
Si do të konceptohet ky koncert, me një orkestër apo me grupin rrok?
Po sigurisht që do të ketë grupin rrok sepse do të jenë rrymat pop dhe rrok të përfshira në të, që mbështetet më së shumti në instrumentin e kitarës, baterisë, kitarës baz, ndoshta do të ketë edhe një pjesë akustike.
Ky koncert do të përfshijë këngët tuaja më të mirë, apo do të ketë edhe krijime të reja?
Mendoj se do të ketë këngët tona më të mira, pasi nuk kemi shumë kohë për të bërë krijime të reja, sepse në këtë periudhë të vitit gjithsecili nga ne ka angazhimet e veta dhe nuk na premton kohë për të bërë diçka të re. Por mendoj se do të jetë një koncert kur secili nga ne që do të këndojë këngën, do të shoqërohet edhe nga dy të tjerët, pra do të jetë një konceptim i ri i këngëve tona, pasi ne do të jemi të tre në skenë, Do të jetë një rikthim që do të ngjallë shumë interes sepse ka pasur shumë interesim, nga momenti që ka dalë si lajm që ne do të rikthehemi në skenë. Ishte parashikuar një rikthim në spektaklin “Miss Shqipëria”, por për arsye personale të Elton Dedës, që duhet të ikte në Amerikë, nuk mundëm që të dilnim në skenë. Por një interesim të madh ka pasur edhe nga shqiptarët jashtë Shqipërisë, të cilët na marrin në telefon dhe në pyesin se kur do të jetë koncerti.

Ndërkohë ju thatë se ka pasur mjaft interes edhe nga shqiptarët jashtë kufijve, do ta mbani këtë koncert edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, apo vetëm në Tiranë?
Po unë këtë fundjavë do të shkoj në Maqedoni për disa aktivitete të miat personale dhe me siguri që do të flas edhe për organizimin e disa aktiviteteve, aty ku ka pushues, si në Ohër dhe në Strugë. Kemi disa pika ku ne do të bëjmë disa aktivitete të vogla dhe shfrytëzojmë këto takime edhe si prova, pasi ne nuk na duhet ndonjë provë shumë të madhe, sepse shumë gjëra janë të fiksuara. Mjafton që të sigurojmë një foni të mirë, pasi ajo është pjesa më e rëndësishme në një koncert.
E keni menduar se ku do ta mbani koncertin në Tiranë?
Po sigurisht, do të jetë tek Pallati i Kongreseve.
Ju thatë se pas koncertit të “tre muskëtjerëve”, ju do të mbani edhe koncertin tuaj recital, a mos ndoshta po rrezikoni pak, pasi mund të ketë një ulje të spektatorëve?
Jo nuk mendoj se do të ketë ndonjë rënie, pasi unë e kam konceptuar komplet ndryshe. Do të jetë në sallën e Teatrit të Opërs ose në sallën e Akademisë së Arteve dhe ndoshta do të ndërtoj një skenë të rrumbullakët në mes të sallës ku spektatorët të jenë rreth e rrotull. Edhe sa i përket instrumenteve, unë do të përdor vetëm instrumente akustik dhe besoj se nuk rrezikoj asgjë, pasi është tjetër format dhe të duket se je në një ambient miqësor, sepse vetë koncerti akustik krijon këtë lloj intimiteti.

Pas koncertit tuaj recital, do të vijë një album tjetër?
Albumi “Botën time” unë e kam shumë të freskët në fakt, është albumi që mori edhe çmimin Kult si “Albumi më i mirë”, dhe them se duhet ta shijojnë edhe pak fansat e mi pasi ende nuk ka mbushur disa muaj që është në treg. Megjithatë albumin e ri unë e kam pothuajse gati, pasi unë nuk është se nxjerr albumin e ri dhe pastaj fle gjumë. Përkundrazi unë punoj me të njëjtin ritëm dhe materialet e reja pothuajse janë gati. Mendoj se pasi mora çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike”, ndoshta do të tërhiqem nga të gjitha kompeticionet.
Pra nuk do ju shohim në kënga Magjike, apo festivalin e fundvitit?
Në asnjë aktivitet konkurrues, pasi mendoj që t;i bëj gjërat me kujdes dhe jo me sasi. Duke qenë se do të jem shumë i angazhuar me koncertin e “tre muskëtjerëve” dhe me përgatitjet e koncertit tim solo, nuk kam mundësi që të merrem edhe me kompozime të reja, për të sjellë një këngë të re, për në festival.
Ju jeni gjithmonë shumë i angazhuar me karrierën tuaj, mendoni se keni lënë pak pas dore jetën tuaj private. Ndërkohë që në një intervistë që më keni dhënë më parë, më kishit thënë se ka ardhur kohë për martesa dhe sot ju jeni vetëm...
Është shumë e vërtetë që duke u marrë shumë me muzikën, jeta private ngelet pak pas dore. Por muzika është jeta ime dhe unë jetoj me të. Jo jetoj se është ajo e cila më sjell të ardhura financiare, por jetoj me të gjithë kuptimin e fjalës. Dhe pa dashur kam lënë mënjanë edhe jetën time personale, e cila shpesh ka pasur ato ngritjet e veta ose përplasjet.
U fol së fundmi që ju jeni në lidhje me një vajzë që jeton në Francë, është e vërtetë?
Absolutisht jo, pasi unë nuk jam në lidhje me vajzën për të cilën u fol në media, por ato foto janë foto artistike që unë kam bërë për albumin dhe nuk kanë asnjë lidhje me personin që është aty. Por nisur nga fakti që unë nuk jam prononcuar vetë asnjëherë ka lënë hapësira për abuzim. Unë e kam thënë që kur të zyrtarizoj diçka të  parët që do të marrin veshë janë mediat dhe për aq kohë që nuk është një prononcim i imi mbi një shkrim, sigurisht që ai nuk është i besueshëm. Të them të drejtën, kam marrë pak tmerr nga këto gazetat sa kur vjen fundjava dhe i lexoj them , o Zot çfarë mund të kenë nxjerrë këtë javë.
A mendoni se do të martoheni një ditë, apo martesa është fobi për ju?
Ideja është që kur ndihesh mirë me dikë e le edhe pa emër këtë lidhje, mund t’i vësh çfarëdo emri të duash, sepse nuk e ndryshon lidhjen,si i lidhur, i fejuar apo i martuar.

Tashmë ju jeni singël, a vazhdoni që të keni preferenca për biondet, sepse kjo ka qenë preferenca juaj në mos gaboj?
Ma kanë bërë aq fiksim këtë, që unë preferuakam biondet sa ndoshta, nëse do të jetë bionde vërtet, do t’i them që të bëhet brune (qesh). Kjo mbeti nga një emision në televizion ku unë isha i ftuar për një intervistë, por njëkohësisht edhe shumë i ri, dhe më pyet drejtuesja si duhet të jetë femra që më pëlqen dhe unë, nisur nga fakti që atëherë biondet, ato natyralet, ishin shumë të rralla,  thashë biondet. Dhe kjo mbeti dhe më identifikojnë edhe sot, por s’është aspak e vërtetë.
Pra pavarësisht ngjyrës së flokëve, çfarë duhet të ketë një femër që të jetë femra ideale për ju?
Ajo që për mua është më e rëndësishmja, duhet të kuptojë profesionin tim. Nëse arrin të kuptojë se unë jam një artist, është e fituar. Duke qenë i tillë unë jam shpesh pjesë e thashethemeve dhe nëse arrin e kupton që unë me artin tim marrë frymë, atëherë ajo është femra ideale për mua.
Po gjatë verës si janë aktivitetet e juaja?
Ato zhvendose në drejtim të bregdetit, kështu që edhe unë gjatë verës do të jemë shpesh në bregdet me performancat e mia por do të shfrytëzoj dhe ditë që nuk kam koncerte për të bërë plazh, pasi kemi një bregdet shumë të bukur.
Më pas shtatori, do ju rikthejë në projekte që folëm më lart?
Po sigurisht që do të fillojmë dhe do të jetë një periudhë paksa e ngarkuar sepse do të kem prova të dyfishta, pasi kam përgatitjet e dy koncerteve.

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk