Shkrimtari Paulo Cuelho vjen me “vlerat jashtëkohore”
Shkrimtari i njohur brazilian, Paulo Cuelho, ka botuar
romanin e tij më të ri “Manuscript Found in Accra” (Dorëshkrimi i Gjetur në
Accra), në të cilin autori hulumton “vlerat jashtëkohore”. Në fakt, romani i ri
i Cuelho është një rrëfim për një grek, i cili paraqitet në dorëshkrimin që
disa shekuj më vonë e zbulon një anglez. “Ndarja e fiksionit nga realiteti
është gjë e vështirë jo vetëm për një shkrimtar, por edhe për çdokënd tjetër.
Ne po jetojmë nën një ofensivë aq të madhe të informacioneve, për të cilat
besojmë se janë të vërteta, edhe pse qartazi del që nuk janë”, deklaroi Cuelho
për agjencinë AFP. Ndryshe, sipas Cuelho, rrëfimi i ri “bazohet në vlera, e
vlerat kurrë nuk janë një fiksion. Kjo për shkak se ato i mbijetojnë testit të
kohës”. Shkrimtari të mërkurën ka shënuar 25 vjet nga dalja e njërës prej
veprave më të njohura të tij, “Ditari i një Magjistari”.
Comments
Post a Comment