Shqipëria, kjo mrekulli natyrore me këta njerëz kaq... pisa



Eduard Lear nuk është se ka ndonjë emër legjendë në historinë e pikturës në botën e artit britanik. Por është një artist i mirë i peizazhit dhe i përshkrimeve të udhëtimit. Eduard Lear në rrugën e tij për në Lindje qëndroi shumë në Ballkan dhe jo vetëm kaq, por na ka lënë mrekulli përshkrimi dhe një pasqyrë të episodeve të prapambetjes sonë të madhe të shekullit të XIX.
Kujtojmë se në atë shekull referencat e studiuesve tanë shkruajnë për një lulëzim të Shqipërisë dhe sesi shumë nga qytetet po bënin tregti fitimprurëse në të katër anëtar e Evropës dhe pak më gjerë. Megjithatë niveli në masë social-ekonomik i popullsisë është katastrofal. Sëmundjet, mungesa e kulturës, padija, mungesa e higjienës janë gati proverbiale. Tregon sesi trajtohen gratë si kafshë barre në Himarë, padijen e thellë ngado ku shkon, pisllëkun dhe mënyrën gati primitive të jetesës.
Edhe me këtë përshkrim, për fat Eduard Lear nuk e nxin peizazhin shpirtëror të shqiptarëve. Duhet thënë se peizazhi natyror, që ai e ka pikturuar si askush tjetër, duhet t’i ketë lënë shumë mbresë sepse është pak shpotitës me episodet që gjen me shqiptarët.


Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk