Të bëhesh zog dhe të fluturosh me pendët e zogut



Albert Vataj
Një art i rradhë, si i tillë një ambicje për të guxuar dhe sfidë botës së artit që pllaqurit në cekëtinën e kënetës ku e kanë degdisur shterimet e ideve dhe mjeteve shprehëse. Maynard Chris 's në të gjithë punët e tij ai si lëndë të parë, si mjet komunikimi me artëdashësin, si lojë me të mundshmen dhe sfidë artistike, pendët e shpendëve. Pendët, ose pupla janë në vetvete një prej zbulesave të artistit, një prej ngasjeve të tij të qëllimshme për të sjell risi në komunikimin artistik. Si element dhe domethënie ajo mban në vetvete mundësinë e vetme të komunikimit me botën që kanë shpendët, dhe ëndrrën e kahershme të njeriut “Piter Pan”, e njeriut që përmasat e lirisë i lexon vetëm në qiell. Loja me formën, me ngjyrën dhe prerjen, e realizuar nëpërmjet një kirurgjie optike mjeshtërore bëjnë që këto pendë të shkulur të ruajnë në vetve ende forcën e lirisë, pushtimin e qiellit, fluturimin. Krijimi shpendëve brënda pendit dhe shkallmimi i kafazeve dhe liria për të fluturuar, dëshmon tek ky artist thellësi dhe rrëmbim, joshje dhe ftesë për fluturim. Gjithçka në punët e tij fluturon e lirë. 











Comments

Popular posts from this blog

PROTAGORA: Njeriu është masë e të gjitha gjërave

Kush është Frederik Shopen

OGUST KONTI: Për të krijuar shoqërinë e re çdo fantazi e vjetër duhej të lihej mënjanë, qoftë kjo e Zotit opo e dogmave metafizike, për barazinë apo sovranitetin e popujve