Albert Vataj: Jo gjithnjë paqja është aq utopike sa të të privojë zotërimin e një arme zjarri për vetmbojtje



Nuk është një truk mediatik. As trill i një mendje të sëmurë dhe shaka gjysëm e vërtetë e një adoleshenti në pikun e veprimtarisë hormonale. Kjo gati të duket si parathënie e një kaosi në proces, logjika e të cilit të shtyn të krijosh rreth vetes dhe familjes, pronës dhe integritetit pasuror një mburojë, të cilën ta garantojnë vetëm armët e zjarrit. Në këtë album me njerëz “të lumtur” që njiherash janë edhe “të armatosur deri në dhëmbë” ajo që shohim turravrap është parapërgatitja për luftë, për tu përballur me një individ, i cili është i vendosur të të marrë gjithçka ke më të shtrenjtë. Ata mbajnë armë dhe shprehija e tyre demostron gadishmërinë që kanë të adaptuar, për ta trajtuar armën jo vetëm si një mjet komunikimi, aftësi bashkëpunimi me keqbërësin, një shkas vetmbrojtjeje, mbi të gjitha armët ngjajnë si lodra. Përnjiher del në përfundimin se jeta duhet të ishte shaka pa kripë. Në fund të fundit njeriu nga të gjitha speciet, si formën më të sofistikuar të impulseve të tij fondamentale, ka eliminimin brenda llojit. Ai gjithnjë ndjehet i kërcënuar. E gjithë kjo panoramë fotografike është pjesë copa-copa të realitetit të paqes së sëmbuar amaerikane. Sejcilit ia lejon ligji dhe ia mundësojnë njësitë e shërbimit të shitjes së armëve të zjarrit, që të zotërojnë një armë vdekjeprurëse, një armë që mbjedh vdekje, një armë që të garanton jetën kur ajo të kërcënohet.
Pas ngjarjes makabre të disa ditë më parë, kur marrëzia e një personi të vetëm mori jetën e 20 fëmijëve të pafajshëm dhe 7 të arriturve në një shkollë në Konektikat, SHBA, debati për të drejtën e mbajtjes së armëve u hap sërish në vendin më të fuqishëm në botë. Këtë javë presidenti i SHBA, Barak Obama premtoi reforma mbi kontrollin e tyre nga njerëzit e thjeshtë, ndërsa shoqata kombëtare e armëve, që janë kundër këtyre reformave, mendojnë se tragjedi të tilla parandalohen me anë të policëve të armatosur në shkolla. Në fotot e mposhte do të shihni disa familje amerikane të armatosur gjer në dhëmbë, të cilët ndihen të lumtur për faktin se kanë armët në shtëpinë  e tyre dhe arsyet e dhëna prej tyre se përse e bëjnë një gjë të tillë janë të ndryshme. “Mbaj armë sepse jetoj në një lagje të vështirë dhe më duhet të marr metronë nga shtëpia në punë. Nëse djemtë e këqij kanë armë, mendoj se edhe unë duhet të kem”. “Si amerikan, mendoj se kam të drejtën time natyrale që të zotëroj një armë, të cilën ma garanton Kushtetuta e vendit. Ne e përdorim armën për arsye utilitare, për gjueti, por edhe për vetëmbrojtje. Gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë në këtë vend. Shtëpia ime është shkatërruar disa herë nga uraganet dhe më është dashur që ta mbroj me armë pronën time bashkë me fqinjët”. “Unë zotëroj një armë pasi njerëzit e paarmatosur bëhen zakonisht viktima të gjenocidit, dhe nuk dua të përfundoj në atë mënyrë”. “Disa vjet më pashë një hajdut në TV që tha se frika e tij më e madhe ishte një pronar shtëpie me armë dhe se nëse do t’i drejtonin armën do të dorëzohej. Ai vijoi më tej se nëse do ta dinte se në një shtëpi kishte armë, nuk do të shkonte të vidhte në të. Nuk dua të gjendem para një situate kur do të më duhet të mbroj familjen time dhe nuk kam një armë”.
Shoqëria amerikane është shembulli më ideal i një utopie të dështuar, thotë e vërtëta, kumton ky album fotosh.









Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk