Posts

Showing posts from July, 2013

Koleksioni i rrallë fotografik i Shqipërisë së 1922

Image
Nga Robert Elsie Rozë Uajlldër Llejni nuk ishte antropologe me njohuri të thella mbi Ballkanin, as analiste politike si paraardhësja e saj britanike, Edith Durham, dhe as shkrimtare e mirëfilltë udhëtimesh. Gjithsesi ajo arriti që me stil dhe thjeshtësi të bënte të kuptueshme për amerikanët botën e malësorëve të veriut të Shqipërisë. Një ditë Rozë Uajlldër Llejni (Rose Wilder Lane) ndodhej në një kamp refugjatësh në Shkodër kur pak para largimit të saj, një veprimtare tjetër e Kryqit të Kuq Amerikan, Fransis Hardi (Frances Hardy), e bindi të shkonte me të në një ekspeditë në malet e veriut të Shqipërisë, në një udhëtim për të ngritur shkolla. “Kostandinopoja s’është gjë! Të gjithë shkojnë në Kostandinopojë. Por nëse nuk shikon Shqipërinë, nuk ke parë gjë. Aty lart po, pikërisht aty në ato male, një ditë rruge prej këtu jetojnë njerëz si njëzet shekuj më parë, para se të njiheshin grekët, romakët ose sllavët. Ka ngulime parahistorike, legjenda të vjetra,

Fotot e Adolf Hitlerit duke bërë prova, ndërsa dëgjon një nga fjalimet e tij

Image
Këto janë fotografitë private të Adolf Hitler, të cilat kanë ardhur deri në ditët tona nga fotografi dhe miku i tij, Heinrich Hoffmann. Fotot e tregojnë Hitlerin   ndërsa bën prova dhe dëgjon një regjistrim të një prej fjalimeve të tij. Ata u realizuar rreth vitit 1925, menjëherë pasi Hitleri u lirua nga një masë nëntë muaj në burg, gjatë së cilës diktuari shkroi autobiografinë e tij, Mein Kampf. Pas i pa fotografitë, Hitleri i kërkoi që Hoffmann të shkatërrojë negativin, por ai nuk e bëri. Ato u botuan në kujtimet e tij, Hitleri ishte miku im, ka shtuar fotografi dhe poseduesi i fotove.

"Kush beson, nuk është kurrë vetëm"

Image
Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e kishës katolike: Dy Papë përpilojnë një enciklikë. Enciklika e Papës së ri mbi "dritën e besimit" është në të njëjtën kohë vepra e fundit e Benediktit. "Një enciklikë nga katër duar". Këtë formulim përdori para pak ditësh Papa Françesku me rastin e botimit të enciklikës së tij të parë. Pas prezantimit të dokumentit në Vatikan nga Kardinali Marc Ouellet u bë e qartë se tonin mbisundues kësaj vepre të bërë nga katër duar ia ka dhënë paraardhësi i tij, Papa, që dha dorëheqjen, Benedikti. Vetëm disa pasazhe të lënë përshtypjen se janë plotësuar nga Françesku, pak para se ai të vendoste firmën e vetme me 29 qershor, ditën e festës së rëndësishme të "Pjetrit dhe Palit". Dokumenti 90-faqesh me titullin "Lumen Fidei" (Drita e besimit) trajton raportin me Zotin dhe besimin. Ai është biblik dhe teologjik. Një shembull: "Besimi nuk është strehim për njerëz pa kurajo, por ai i jep dimension jet

Vizatimi 3D, arti i manipilimit viziv të mendjes

Image
Nga Albert Vataj Nuk është thjeshtë vullneti për të kapur lapsin dhe për të derdhur një talent rutinor vizatimi, megjithëse ky kurajoz novator kumton modestish se "E gjithë çfarë ju duhet është një laps dhe diçka për të nxjerrë në pah, dhe ju mund të krijojë me të vërtetë prekjen magjike”. Kësisoj s’mund të jetë kryekëput kështu, jo vetëm një laps e trandjea e një fillese. Sikurse as përshkimi prej një dakordësie që zgjon brenda vetes për një rrekje talenti në zgjim. Është shumë më shumë, është ngasje për tu qasur teknikave të reja, siç është vizatimi 3D, ngulmi për të manipuluar momente dhe detaje të ndryshme të zakonshme në një projektim vizatimor mbreslënës. Është thirrja kushtruese për ta ndërkallur brendin tënde në një mënyrë komunikimi estetik të allasojtë, tjetërqysh ngase armata e artistëve komunikon me artdashësin. Kur artisti, Alessandro Diddi, vë laps në letër, veprat e tij vijnë në jetë, impresionet shumëzojnë pjesëmarrjen në këtë joshje komunikimi. Ai guxon

Alexander Pope, Të dashurosh mendjen e një gruaje

Image
Në verën e vitit 1714, poeti i njohur anglez, Alexander Pope, kalonte orë të tëra i mbyllur në apartamentin e tij, duke i shkruar letra Marta Blount. Ndërsa në gazetat letrare të kohës kishin nisur të botoheshin vargjet e tij të para, Pope vijonte të mendonte për vajzën që e kishte njohur në një nga libraritë e qytetit. Në një muaj njohje i kishin dhënë njëri-tjetrit dhjetëra letra. “Është provë e sinqeritetit ndaj jush fakti që ju shkruaj kur jam duke pirë dhe jam i gatshëm të nxjerr të vërtetën. Dhe, sigurisht, një letër e shkruar pas orës dymbëdhjetë të natës duhet të jetë e mbushur me këtë përbërës të fisëm. Zemra duhet të zhuritet në zjarr, që më pas të ngrohet nga vera dhe nga ju. Vera zgjedh dhe freskon pasionet e fshehura të mendjes, siç bëjnë ngjyrat e fundosura në një pikturë, që më pas dalin me gjithë shkëlqimin e tyre natyral. Me sa duket, cilësitë e mia paskan ngrirë aq shumë dhe paskan qenë mbyllur aq hermetikisht në kutinë e mërzitshme të orëve të mia të esëllt