Të paktë janë ato grekë që mendojnë dhe deklarohen ndryshe, nga sa Kristo Papas, guxoi t’ua thoshte shqiptarëve nga një dritare mediatike shqipfolëse
Kristo Papas, greku që guxoi tua thoshte shqiptarëve se Deklarimet
antishqiptare të një personazhi të rëndësishëm të Greqisë fqinje në një
televizion shqiptar, ndonse është pritur dhe përcjellë me ngarkesë të lartë
irritimi, ajo është në vetvete anatomia e botkuptimit të “fqinjësisë së mirë” të
Greqisë me Shqipërinë. Në vetvete, e gjithë çfarë Kristo Papas shtoi nëpërmjet kësaj
intervistë është një e vërtetë, e cila gjallon në klasën politike greke, edhe përtej,
por për hir të konjukturave ajo i fsheh këmbët si gjarpri. Kristo Papas ishte i
sinqertë në gjithë atë që tha, sikundër dhe pritshmëritë nuk kishte pse të ishin
ndryshe. Fundja kjo është optika me të cilën fqinji ynë sheh Shqipërinë. Të paktë
janë ato grek që mendojnë dhe deklarohen ndryshe, nga sa Kristo Papas, guxoi t’ua
thoshte shqiptarëve nga një dritare mediatike shqipfolëse.
Foto:LSA
Neonazisti grek: Shqipëria
s’është shtet, Skënderbeu është grek, flamuri kuq e zi nuk është i shqiptarëve
Kristos Papas, deputeti i partisë neonaziste greke Agimi i
Artë, ka dhënë një intervistë për Artur Zhejin, që ka nisur emisionin “360
gradë” në News 24. Teksa i tund Zhejit flamurin shqiptar para fytyrës, ai
lëshon akuza nga më të rëndat ndaj shqiptarëve
Zoti Papas, partia juaj Agimi i Arte është një parti e cila ka vënë
helenizmin dhe interesat kombëtare greke në plan të parë. A mendoni se Greqia
është në rrezik dhe a ekziston sipas jush një konspiracion kundër Greqisë?
Para se të përgjigjem dua t’ju përshëndes edhe unë dhe gjithashtu të
përshëndes të gjithë vëllezërit tanë, grekët e Vorio-Epirit që ndoshta na
ndjekin në këtë emision dhe t’ju them nuk ju harrojmë dhe jemi afër jush. Përsa
i përket pyetjes suaj u përgjigjem se me të vërtetë Agimi i Artë është një
parti etnike, e cila lufton për të drejtat e helenizmit dhe unë kam nderin dhe
gëzimin ta drejtoj. Përsa i përket konspiracionit, mendoj se nuk gjendet vetëm
Greqia në qendër të fajdexhinjve ndërkombëtarë, gjenden të gjithë popujt e
botës. Globalizmi apo rendi i ri është një rrezik për të gjithë popujt, siç
është gjithashtu një rrezik edhe për popullin tuaj.
Ka një kuriozitet shumë të madh në audiencën shqiptare, dilema ekziston apo
nuk ekziston Vorio-Epiri. Sipas mendimit tuaj ekziston Vorio- Epiri dhe nëse
ekziston mbi ç’argumente e mbështesni këtë teze?
Fillimisht, Vorio-Epir është një emërtim që daton në fillim të shekullit të
kaluar, pra shekullit të XX, konkretisht pas vitit 1914. Për ne, historikisht
nuk ekziston emërtimi Vorio-Epir në kuptimin se ka Epir Verior dhe Epir Jugor.
Epiri është Një dhe për ne ekziston Një Epir që është grek dhe një pjesë e tij
në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar.
Sigurisht emërtimi ka mbetur dhe e kemi bërë tonin, e përdorim. Ajo që dua të
nënvizoj, dhe kjo tregon shkallën e rënies së fuqisë së palës greke, është se
politika zyrtare greke e konsideron Vorio-Epirin emërtim të ndaluar. Ministria
e Jashtme ka frikë të përdor emërtimin Vorio-Epir. Ndaj ne jemi shumë krenar si
parti, dhe unë personalisht, që detyruam zv/ministrin e jashtëm të Greqisë, z.
Ciara, të pranojë në sallën e parlamentit grek dhe të shqiptojë emërtimin
Vorio-Epir. Madje, duke iu përgjigjur pyetjeve tona, z. Ciara pohoi se edhe ai
është vorio-epiriot. Ngaqë besojmë se qeveria greke është e shitur ndaj
interesave të huaja tek fajdexhinjtë ndërkombëtarë, tek borxhdhënësit dhe
amerikanistët, konsiderojmë arritje tonën që, megjithëse në bisedime off
record, deri edhe ministri i Jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në
zemrat tona dhe ne bëjmë aq sa mundemi sepse kështu janë situatat! Nuk mundemi
më shumë!
Nëse Vorio-Epiri është tokë helene dhe ju e konsideroni këtë një padrejtësi
historike, për shembull e bërë edhe në Traktatin e Versajës, si mendoni se
korrigjohet ky gabim historik sipas jush?
Ekziston vetëm një pohim Vorio-Epiri është grek. Kjo nuk shtrohet si
pyetje. Nëse doni ta diskutojmë, dhe nuk kam asnjë problem, ka një histori të
gjatë 3 mijë vjeçare të pranisë greke në këto troje, që para Krishtit.
Monumentet, gjuha, popullsia, historia vetë përgënjeshtron çdo rast, çdo mendim
të kundërt. Ndërgjegjja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen,
i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u
shfaq në fillimet e shekullit të 20 dhe është një ndërgjegje kombëtare e
imponuar nga fuqitë e mëdha si Italia apo Austro- Hungaria. U mbështetët si
popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj
Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar. Edhe
ish-mbreti juaj, gjyshi i pasardhësit të fronit të Zogut, Zoti Leka, pranon në
intervistën e tij në vitin 1931 sa më poshtë: “Pranoj se në të vërtetë brenda
mbretërisë së shqiptarëve ka edhe vende ende greke si Korça, Himara, Dhrovjan,
Gjirokastra dhe disa të tjerë. Shohim sot Princin Leka, pasardhësin e
shqiptarëve, dhe nëse nuk gabohem i implikuar në trafik armësh. Shohim pra këtë
trafikant të rëndomtë, i cili pati paturpësinë që muajt e fundit, në përurimin
e një përmendoreje të Zogut në Tiranë, të deklaronte se kufijtë midis
Shqipërisë dhe Greqisë duhen rishikuar. Për fat të keq popullsitë në veri të
Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë, të cilët ndërruan besimin,
ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shumë mirë do
të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri por edhe e gjithë Shqipëria të jetë
një rrethinë apo një periferi e Greqisë.
Zoti Papas, meqë ju thatë se Skënderbeu është me origjinë greke, edhe
shqiptarët që flasin shqip janë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. A ekziston
kombi shqiptar sipas jush, apo është vetëm një sajesë?
Do të më jepni email-in tuaj dhe me kënaqësi do t’ju dërgoj disa linke me
studime, libra dhe artikuj të tjerë të cilët i kam botuar dhjetëvjeçarët e
kaluar lidhur me Skënderbeun, i cili është një hero i madh grek, Jorgjos
Kastrotis me historinë e tij.
Kohët e fundit me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Shqipërisë,
Kryeministri shqiptar tha se dikur Shqiperia mendohej nga Presheva ne Prevezë.
Cili është opinioni juaj për kryeministrin Sali Berisha?
Zoti Berisha ndoshta i referohet një sporti, i cili sigurisht është i
ndaluar nga feja myslimane. Siç duket pi shumë. Këto janë deklarata të
papranueshme dhe ne nuk i diskutojmë. Sigurisht mëkati nuk është për zotin
Berisha. Mëkati është për palën greke sepse kur ne pyesim në lidhje me çështjen
në fjalë marrim përgjigje të papranueshme nga qeveritarët grekë, të cilët na
thonë se këto deklarata janë kryesisht për përdorim të brendshëm dhe se është
fjalim paraelektoral i zotit Berisha. Ne e dimë se zoti Berisha, mbështetësit e
tij, si dhe psikopati zoti Rama, i cili kishte paturpësinë të bënte deklarata
të njëjta në qendër të Athinës, në një veprimtari në pallatin Sporting,
trumbetojnë një tendencë më të përgjithshme të popullsive atje, pra të
popullsive tuaja, të cilët në rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë
as besën, por edhe se arritja e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është
plaçkitja. E ndjemë shumë mirë këtë dhe meqë do të më pyesni në një moment për
ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, e ndjemë shumë mirë si grekë në
1940 kur ishte hera e parë dhe e vetme që shqiptarët u futën brenda tokave
greke, me kufijtë e atëhershme. Ishte një togë shqiptare të cilët ishin në krah
të italianëve që u futën dhe luftuan në tokën greke në disa beteja të cilat
zgjatën vetëm 24 orë derisa arritën në pikën që ushtria guximtare greke t’i
hidhte në det këta armiq. Dhe po them se në dorë të Agimit të Artë gjendet një
flamur. Eshtë një histori e gjatë sesi ka rënë në dorë të Agimit të Artë ky
flamur. Mund të bëjmë një emision të tërë për këtë çështje, ndoshta nuk
ekziston as në muzeun e luftës së Tiranës nëse do të mund ta quanim kështu mes
thonjëzash. Eshtë flamuri i Fertit, ky është në dorë të grekëve. Shqiptarët nuk
do ta marrin kurrë.
Ky është flamur pasi shqiptarët u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk
eshte flamuri i natyrshëm i shqiptarëve, apo jo. Eshtë flamur fashisto-
shqiptar…
Të njëjtat gjëra bënë shqiptarët në 1940 me këtë flamur, të njëjtat gjëra
teksualisht, pasi populli nuk ndryshon, është i njëjtë. Festuam para pak kohësh
dhe isha të dielën e kaluar në Konicë përvjetorin e betejës së Konicës. Në atë
betejë luftëtarët e ushtrisë dhe policisë greke luftuan kundër komunistëve
grekë të cilët kishin nxitës të tyre Shqipërinë. Nuk ka asnjë lidhje nëse ky
flamur është fashist, apo nëse ka këtu përkrenaren e Skëndërbeut, apo nëse ka
yll apo është pa yll. Edhe ky është një flamur i vjedhur. Keni vjedhur
shqiponjën dy krenare biznatine, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat tona. Këtë
flamur e kemi në zyrat tona. Eshtë flamur bizantin me shqiponjën dy krenare.
Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe
përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet. Me këtë
shtysë për të bërë shtet, sic vepruat në fillimet e shekullit, e njëjta gjë
ndodh dhe tani. Tashmë keni shpatullat e turqve, të amerikanëve dhe keni
ngritur kokën. Tani keni gëzimin se ka rënë komunizimi, keni kapitalizëm, mund
të keni Koka Kola, mund të keni makina të bukura të cilat për fat të keq janë
nga krimi dhe hashashi. Tani kaloni mirë, duartrokisni amerikanin, i vidhni dhe
orën e dorës, pasi sic themi ne më parë del shpirti dhe pastaj vesi. Vesi i
plackitjes nuk mund të ikë. Pra më pas do të qani dhe ju.
Në Shqipëri kohët e fundit ka ndodhur një fenomen. Partia Drejtësi,
Integrim dhe unitet e Shpëtim Idrizit, që është cam me origjinë, ka depozituar
ne Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë që kërkon rikthimin e pronave te
sekuestruara prej 60 vitesh në Greqi, ata thone me preteksin apo arsyen e
kolaboracionizmit ne kohen e luftes italo-greke. Cfarë mendoni se do ndodh nëse
parlamenti shqiptar e miraton këtë rezolutë dhe a ekziston Camëria dhe një
cështje came?
Si deputet i parlamentit grek, por në vecanti si patriot, gjëja e fundit që
do të më interesonte do të ishte se cfarë do të thoshte parlamenti shqiptar. Ne
kemi anën tonë, historinë, gjakun, zotin, Jezu Krishtin vetë. Meqë po më flisni
për Camërinë apo cështjen came sic e thoni ju, për ne është një cështje
inekzistente dhe që për fat të keq diskutohet në këto caste. Nëse doni
përgjigje është një cështje e cila është zgjidhur një herë e përgjithmonë në periudhën
1944-’45 nga strategu i guximshëm dhe i zoti, Napeolon Zervas me ushtrinë e
tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës bashkëpunuan me armikun kundër grekëve
dhe morrën përgjigjen e duhur. Nuk janë grekë në asnjë rast. Goditën dhe
luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket. Ajo tokë është vetëm dhe vetëm për
grekët.
Ju thoni se edhe ata që flasin shqip kane qenë grekë dhe pastaj janë
shqiptarizuar. Sipas jush a ekziston kombi shqiptar apo është një sajesë?
Ekziston një ndarje e madhe ideologjike, nëse e keni studiuar, midis kombit
dhe shtetit. Për shembull për ne SHBA nuk përbëjnë komb. Për ideologjinë tonë
rëndësi të madhe ka ekzistenca fisnore. Kombi mbështetet tek gjaku, tek fisi,
tek raca. Përsa i përket ndërgjegjes kombëtare shqiptare, vitet e fundit,
pseudo-shkencëtarë të ndryshëm shqiptare kanë ndërmarrë një fushatë
propagandistike dhe nuk kalon javë që të mos dalë një libër i ri
pseudo-shkencor i cili tonifikon, ushqen, etnicizmin shqiptar.
A ekziston raca shqiptare?
Shikoni. Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim
ta quanim fis shqiptar, sepse sic u thash është një konglamerat popullsish të
cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur
ndërgjegjen e tyre kombëtare. Dhe kjo për ne është shumë e rëndësisshme pasi
për ne grek duhet të jesh edhe në gjak edhe në ndërgjegje 100 përqind. Prandaj
edhe një nga nga parullat tona qëndrore që dëgjohet nëpër mitingjet që
organizojmë është ajo që thuhet edhe duke u kënduar: Nuk do të bëhesh kurrë
grek o shqiptar, o shqiptar. Ekzistojnë shumë teori për lindjen e shtetit
shqiptar, prejardhjen e popullsive që banojnë në veriperendim të Greqisë,
brenda Shqipërisë. Teoritë flasin për Albanon e Romës së lashtë, shumë flasin
për ilirët e lashtë, një fis barbar dhe i panënshtruar i cili në thelb i
përkiste grupit të fiseve greke. T’u coj pas në epokën e mbretit Piro.
Gjithashtu të tjerë flasin për Arvanon e Kaukazit. Ekzistojnë shumë teori. Unë
do qëndroj vetëm në faktin se me të vërtetë sot në Shqipëri ekziston një industri
e tërë botimesh dhe tonifikim i etnicizmit shqiptar i cili ekziston në cdo
parti. Rol të madh në krijimin e një ndërgjegje kombëtare të ndryshme në këto
popullsi që sot duan të quhen Shqipëri luajti dhe cështja e fesë. Shumë të
krishterë ortodoksë të mesjetës, pas rrethimeve të Muratit, më vonë të
Muhametit, ndryshuan besimin. Edhe në vetë familjen e udhëheqësit të madh
Jorgjos Kastriotis, njerëz nën sundimin e turqve, tashmë ishin myslimanë sic
ishte Hamzai nipi i tij, etj.
Si e mendoni të ardhmen, të sotmen dhe të nesërmen e marrëdhënieve
shqiptaro-greke dhe nuk më dhatë përgjigje për Vorio- Epirin. Nëse Vorio- Epiri
është toke greke, tani është ne kufijtë e shtetit shqiptar, ka zgjidhje
praktike apo eshte vetëm zgjidhje romantike dhe retorike? …Do ketë paqe apo
tension midis Shqipërisë dhe Greqisë?
Shikoni tensioni është vetë jeta. Në asnjë rast nuk jemi luftëdashës pa
arsye. Por, historia vazhdon me të drejtën e më të fortit, por edhe me
marrëveshje të pjesëshme me qëllim që të mos ham njëri-tjetrin. Të jeni të
sigurt se si parti dhe si grekë kemi gjithmonë në mendje zgjidhjen për cështjen
e Vorio-Epirit. Pra zgjidhja e vetme për cështjen e Vorio-Epirit formulohet:
Liri në Vorio-Epir. Nëse kjo nënkupton dhe ushtrinë greke në Vorio-Epir atëherë
edhe ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë. Mundet që në këto
momente të dëgjohet për Greqinë, se jeni dhe njerëz të medias dhe mund të jetë
edhe një realitet, se përjeton një periudhë krize ekonomike, se ka probleme
ekonomike, por ta dini se forcat e armatosura greke janë shumë herë më të
fuqishme se forcat e armatosura të Shqipërisë. Eshtë cështje vendimi dhe jo
lufte. Forcat e armatosura ekzistojnë në cdo shtet edhe si leve presioni.
Po domethene nga marrëdhënie të ndertuara mbi politiken te marrdheniet e
ushtrive apo ka zgjidhje pa ushtri? …Jemi te dy vende te NATO-s, anëtare te
NATO-s…
Po flas përtej NATO-s. Shqipëria duhet të respektoj firmën e saj dhe kjo
nënkupton se duhet të zbatoj protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonomi
Vorio-Epirit. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për zbutjen e cdo problemi
që ekziston në marrëdhëniet greko-shqiptare. T’i jepet autonomia e nënshkruar
prej jush Vorio-Epirit. Eshtë një marrëveshje e cila është në fuqi, ekziston
dhe duhet të zbatohet. Dua t’ju them se ekziston edhe ligji i luftës midis
Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i luftës nuk shfuqizohet me një deklaratë të
Papulias, apo me një deklaratë të ministrit të jashtëm. Ligji i luftës votohet
në parlament dhe nuk është shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojë jemi në
gjendje lufte. Ky flamur pati paturpësinë të sulmoj Greqinë. Jemi akoma në
gjendje lufte.
Kjo është një ndër të paktat gjëra që jemi dakord që ligji i luftës qëndron
dhe duhet të votohet në parlamentin grek. Kisha një pyetje, mos vallë në idetë
dhe analizën tuaj po e kundershton pak realiteti historik tani jo vetem qe
eshte Shqiperia, por ka dhe nje shtet tjeter shqiptar qe eshte Kosova. Vertet
Republika Greke nuk e ka njohur Kosoven, por shqiptaret te cilet ju i
konsideroni nje koncept i sajuar, nuk se po zmadhohen ne Ballkan, si e shikoni
kete gje?
E thamë një herë plackitja është zanat i shqiptarëve, erdhën me përdhunime,
vrasje e vjedhje. Pra, erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që ju
jepte bukë e kafshuan atë. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 përqind e
kriminelëve që gjenden në burgjet greke janë shqiptarë, kanë krijuar mafien
shqiptare në Greqi, rrojnë dhe mbreterojnë, bëjnë c’të duan, kanë gjetur një
Greqi për fat të keq vrresht pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu sic duhet të
funksionojë. Nuk funksionojnë shërbimet, nuk funksionon ushtria, dhe kanë
paturpësinë që brenda vetë Greqisë të shprehin pikëpamje dhe të flasin nëpër
stadiume për Shqipërinë e Madhe. Gënjejnë veten dhe nëse Greqia nuk është në
gjendje lufte me Shqipërinë, sic thotë zoti Artur, është Agimi i Artë në
gjendje lufte me Shqipërinë!
A mendoni se është nevoja që të ketë filiale të partisë suaj në Shqipëri
meqë të paktën gjysma e Shqipërisë sipas mendimit tuaj është tokë greke?
Problemi ynë si Agimi i Artë nuk është në asnjë rast partiak. Problemi i
Vorio-Epirit për ne është etnik. Nëse do të hapim një filial në Korcë, Himarë
apo Gjirokastër nuk do ta hapim për të marrë vota, nuk na interesojnë votat, na
intereson zhvillimi, liria, populli të ndihet i sigurt. Pra na interesojnë
Vorio-epirotët dhe Vorio-Epiri.
Po nese qeveria shqiptare do t’ju ndalonte, nese klubi I Patrioteve të Rinj
apo forca te tjera te cilat e njohin Shqiperine dhe mendojne qe mendimet tuaja
ekstremiste …cfare do ndodhte? Berisha po pretendon per Prevezen imagjinoje
t’ju jepte gjysmën e Shqipërisë…
Bëni një gabim të madh. Nuk thash që Vorio-Epiri është grek. Meqë më pëlqen
shumë historia, ju thash se historia duke u zhvilluar dhe nëse dikush do ta
lexoj dhe kuptoj vërtetë historinë nuk ekziston Shqipëria. Në fakt nuk është
Vorio-Epiri Grek, në fakt gjithë Shqipëria duhet të jetë një Provincë greke.
Por mundemi të gjejmë pika mirëkuptimi. Mundemi nëse ju do të kërkoni një falje
të madhe për c’ka keni bërë kundër Greqisë. Ta kërkoni me vepra, jo vetëm në
periudhë lufte, por c’ka keni berë vitet e fundit duke kryer krime ndaj grekëve
në qytete dhe fshatra. Do të kishim mundësi të gjenim një fushë mirëkuptimi,
nëse zbatoni në praktikë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonominë
Vorio-Epirit dhe atëherë do të kemi mundësinë të jetojmë paqësisht, për bukuri.
Të merrni viza sa herë që të dëshironi të bëni turizëm në Greqi dhe jo t’u
merrni ditët e punës grekëve. Nuk e keni fajin vetëm ju. Kanë faj edhe grekët
që marrin në punë shqiptarët dhe për fat të keq shumë prej tyre gjenden të
vrarë apo të plackitur. Le të kishin kujdes.
Duke qene se ju mendoni se jo vetëm gjysma e Shqipërisë por e gjithë
Shqipëria eshte Greqi, pra shqiptarët nuk ekzistojnë jane vetem greke të
harruar, mund te themi pse keni kete acarim kaq te madh per faktin se
shqiptaret vijne ne Greqi. Eshte njesoj sikur greket e harruar te vijne ne
Greqi ne vendin e tyre?
Kur të mësoni të kërkoni falje për krimet tuaja, jo vetëm krimet e
atëhershme, por edhe krimet e tanishme, ne jemi dhe do të jemi një prehër i
ngrohtë.
The që shqiptarët kane bërë krime…Une s’kam lidhje me krimet. Qeveria
shqiptare duhet të kërkoj falje?
Flas për kufijtë detarë. Nuhatët naftë dhe anuluat firmën. Një marrëveshje
që kishte avancuar e kthyet mbrapsht. Gjithashtu si do të reagoj qeveria greke
ndaj deklaratave të shqiptarëve që ngulin këmbë të shtrojnë cështjen came. Në
këto deklarat e sipër vijnë përgjigjet. Nga ana e palës greke u shtrua cështja
e cila nuk na kënaqi si parti, një cështje shumë e hollë që thotë se Greqia do
të paraqesë në mënyrë të njëanshme në OKB hartat e kufinjve detarë me vendet
fqinjë. Do të jap disa koordinata dhe në bazë të këtyre koordinatave zotërinj
të OKB-së Greqia konsideron se këto janë kufinjtë e saj. Ky është tërritori
detar i saj. Vetëm nga kjo lëvizje të cilën Greqia ka të drejtë ta bej, pra të
thotë në OKB, këto janë kufinjtë e mij, arra ime arrin deri këtu, nuk është
dicka e tmerrshme. Vetëm kaq mjaftoi që të bëhen deklarata shpërthyese nga ana
e palës shqiptare, nga ana e Ramës dhe Berishë, të shpërthej shtypi shqiptar
duke arritur në caqe ekstreme me përgjigje ekstreme. Pra kush i vë dinamitin
klimës, Greqia apo Shqipëria.
-Mendoni se në shekullin dhe në periudhen që jetojme popujt tentojne të
afrohen me njeri -tjetrin. Kjo që ju thoni, qoftë edhe për shqiptaret në këtë
rast, do t’i merzisi jo pak shqiptarët dhe në vend që të krijoj premisa për një
bashkëjetesë rajonale me të mire na ndan dhe na tensionon në vend qe të na
bashkoj? Nëse do t’i merrnim për të vërteta fjalë për fjalë gjithë këto gjëra i
bie që ju si grek, neve që ndihemi shqiptarë, vetem duhet te kacafyteshim kur
mund të gjejmë një zgjidhje më të arsyeshme. Si e mendoni këtë?
Duhet që në momentin që Greqia ndodhet nën pushtim, se në fakt Greqia
ndodhet nën pushtim, një pushtim që së shpejti do gjendeni edhe ju, pra në
momentin që përtej këtij pushtimi ekzistojnë grekë që jetojnë nën një klimë
terrori, ndjekjeje, vetëm e vetëm se flasin gjuhën greke sic ndodhi në Himarë
me vrasjen e heroit tonë Aristotel Gumas, vetëm se fliste greqisht, pra në cdo
vend të botës ku jetojnë vëllezërit tanë grekë të cilët kanë probleme, Greqia
duhet t’u qëndroj pranë në cdo mënyrë. Pra këto deklarata nuk janë deklarata që
minojnë marrëdhëniet tona dhe as për të krijuara episode të tjera diplomatike.
Këto deklarata thonë: Vëllezër guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekë
dhe Vorio-Epiri është grek dhe do të bëhet sërish grek. Këtë frymë kanë
deklaratat tona dhe kur edhe ju do të ndjeni FMN-në, do të ndjeni frymën e
fajdexhiut në atdheun tuaj, një armiku që është i përbashkët dhe për grekët dhe
për shqiptarët atëherë miku im i mirë do të më kujtosh.
Kush është Kristo Papa, shqiptari i Greqisë, që është bërë nazist?
Kristo Papa lindi në vitin 1962 në Athinë, ai është i pagëzuar me emrin e gjyshit
që ishte prift, origjina e tij është nga fshati Lipa që i përket zonës së Lakka
të Sulit, krahinë që historikisht është banuar dhe banohet nga arvanitas ose
grekë me origjinë shqiptare. Fshati Lipa, nga është origjina e vërtetë e
familjes Kristo Papa, është themeluar si fshat midis shek. 16-17 nga suljotët
dhe ndodhet 51 km larg qytetit të Janinës. Lipa ka rreth 50 banorë sot dhe i
përket komunës së Sellon të Bashkisë së Janinës. Ka një kala të vjetër dhe një
kishë.
Në vitin 1997 Kristo Papa bashkë me familjen rikthehet në Janinë ku hapi
një biznes për shitjen e mobilieve COCO-MAT. Është babai i tre fëmijëve.
Kristo Papa që në fëmijëri u edukuar me frymën e heronjve revolucionar të
vitit 1821, që ishin nga Suli, të cilët prej shumë vitesh ishin kundërshtarët
më të mëdhenj të Perandorisë Osmane dhe të pushtetit të Ali Pashë Tepelenës.
Figurat e heronjve shqiptarë të Sulit u bënë objekt frymëzimi të poetëve me
famë në ato vite. Babai i Kristos, Ilia Kristo Papa ka lindur në vitin 1924 dhe
ishte fëmija i pestë i një prifti të thjeshtë dhe një mësuese.
Në moshën 17 vjeçare iu bashkëngjit trupave të Napolon Zervës. Majori Ilia
Kristo Papa merr pjesë direkt në ndërhyrjen ushtarake të kolonel Gjeorgjio
Papadhopulos, i cili instaloi diktaturën ushtarake në Greqi nga viti 1967-1974.
Ushtaraku Ilia Papa u caktua në trupat e besueshme të sigurisë së Papadhopulit,
të cilin e emëroi më vonë komisioner i qeverisë në Bankën Greke. Pas rënies së
diktaturës më 1974, edhe pse u arrestua me akuzë për tradhti nga deputeti i
PASOK, Evangjelo Janopulos, ai i shpëtoi burgut falë bashkëpunimit që vazhdoi
me Kostandin Karamanlisin.
Në vitin 1975 doli në pension bashkë me qindra ushtarakë që i kishin
shërbyer sistemit diktatorial të Gjeorgjio Papadhopulos. Në moshë të thyer 89
vjeçare, Ilia Papa vazhdon të jetë aktiv i organizatës Agimi i Artë dhe të
propagandojë tek rinjtë frymën e juntës diktatoriale të Papadhopulos dhe të
ideologjisë naziste hitleriane.
Diktatori Papadhopulos ishte arvanitas, shpeshherë intelektualët arvanitas
në fillim të viteve 1980 arrestoheshin nga sigurimi grek me pretekstin se po
ringjallin ideologjinë e Papadhopulosit, këtë e ka deklaruar i ndjeri Aristidh
Kola në një intervistë që ja mora dy muaj para se të vdiste ku thotë: “Në
fshatin e parë që shkuam, na pritën me lot në sy arvanitasit. Bëmë një takim të
bukur, ku merrnin pjesë mbi 2.000 veta, por u zgjuan sigurimsat e shtetit grek
(ASFALIA) dhe SFEVA (organizatë për çlirimin e Vorioepirit). U futën brenda në
godinë, duke bërë rrëmujë, na bllokuan dhe përzunë popullin arvanitas të
fshatit. Të nesërmen, të gjitha gazetat e majta dhe të djathta shkruanin për
ne, duke na sharë dhe thënë “njerëzit e Papadhopulit u zgjuan”.
Figura më e dashur e Kristo Papës është Skënderbeu, Kolokotroni dhe Ali
Pasha, këtë ma kanë thënë disa miq të afërt të Kristos, të cilët janë arvanitas
dhe me deklaratat e kohëve të fundit të tij antishqiptare janë habitur dhe
distancuar.
Megjithatë mendimi im është se deputeti Papa po bënë një punë të
lavdërueshme me deklaratat ekstremiste duke i treguar botës perëndimore se
Greqia mbetet një vend primitiv ku feja ngatërrohet me kombësinë si në mesjetë,
ku në Greqi ka forca të ideologjisë naziste të cilat rrezikojnë të përhapen në
vendet e BE si oktapod. Besoj se problemet e brendshme të Greqisë bëjnë që
klasa politike e saj të gjejë ngushëllime duke reflektuar me dhunë kundër
emigrantëve dhe shqiptarëve në veçantë. Kjo është një metodë e njohur për ne që
kemi jetuar disa vite të jetës në atë vend.
Gazeta Tema
Comments
Post a Comment