Monumenti Tarketa ne Katedralen e Milanos
Nga Ilir Karanxhi
Një farë
paqartësie vërehet në literaturën
shqiptare në lidhje me personin e Aleks Tarketës nga Shqipëria dhe monumentin e
tij në Duomo të Milanos.
Së pari
duhet sqaruar se Aleks Shqiptari nuk
ishte skluptor dhe asnjë monument nuk është ngritur për nder të tij në katedralen e Milanos. Sipas vetë dëshmisë të Aleksit,
që na trasmetohet mbi lapidar, ai u adoptua qysh në fëmini prej Françesco
Sforcës (1401-1466), dukës të Milanos, në oborin e të cilit pati një karjerë të
shkëlqyer ushtarake e mbeti në shërbim të kësaj familje deri në momentet e
fundit të jetës së tij (23 prill 1490). Me 1478-1480 me shpenzimet e veta
Aleksi ngriti një altar(monumenti) në katedralen e madhe të atij qyteti të cilën ja dedikon devotshmërisë të madh të
tij kundrejt shën Mërisë por edhe mirënjohjes e respektit që kishte kundrejt
familjes dukale Sforca.
Pra një
nga emigrantët shqiptarë në anën tjetër të Adriatikut që u rrit në oborin
princor, tregoi aftësi të jashtëzakonëshme ushtarake, u bë komandant i oborit dukal në pallatin Arengo, më saktë komandant i truprojes të
vetë dukës, dhe e mbylli jetën aty duke
na lënë nga pas një monument marmor e një poezi me anë të të cilave na
trasmeton botën e tij të brëndëshme shpirtërore, adhurimin e tij të madh për
Shën Mërinë e respektin për familjen dukale.
Në të njëjtën kohë nuk do që të harohet origjina e tij shqiptare të
cilën e përmënd në të tre strofat me një farë krenarie e për më
tepër në një nga moment më kulmore të
historisë shqiptare.
Historiku
i monumentit Tarketa
Problemi
i autorsisë të këtij monumenti
fillimisht ka qënë objekt diskutimi nga studiues të ndryshëm dhe me një
farë rezerve tani pranohet si autor i veprës skluptori i famshëm Xhiovani Antonio Amadeo (1447-1522). Në lidhje me këtë artist është i dokumentuar
fakti që më 9.XI.1478 me kërkesën e Aleksit ai paraqet një vizatim, të themi
projekt, mbi kompleksin monumental por mungojnë të dhënat e më tejshme që të na
vërtetojnë plotësisht në se ai u bë edhe ekzekutuesi i projektit të vet. Ndërkohë janë të dokumentuara një sërë
angazhimesh të tjera të këtij skluptori gjatë atyre viteve në Milano.
Në
shtator të vitit 1480, duka i këtij qyteti Gian Galeazzo Maria Sforza (Kont i
Pavisë e dukë i Milanos 1476-1494) i kërkon Manastirit të Pavias që të bënte
llogaritë në lidhje me 'punimet e ndryshme' që Xhiovani kishte bërë aty me që
nuk ishte paguar prej dy vjetësh. Në këtë kërkesë të dukës nuk cilësohen se
cilat kanë qënë këto 'punime të ndryshme' për të cilat ai ndjente
detyrimin t'i paguante. Ndoshta prej këtij dokumenti ka lindur edhe ideja e
gabuar se monumenti i Tarketës u pagua nga duka (tjetër gabim Francesco Sforza
- vdekur më 1466) dhe u ngriti për nder të Tarketës.
Në tre
pjesët e poezisë dedikuese del qartë me një farë theksi rritës impenjim i
Aleksit për realizimin e tij duke konkluduar se vendi që i ishte caktuar brenda
katedrales u zbukurua me 'shpenzimet e veta'. Nga ky pohim munt të mendohet gjithashtu se
në momentin e inagurimit - 14 gusht 1480 – pagesa duhej të ishte kryer gjersa
fakti ishte gdhëndur edhe në pllakën lapidare prej mermeri. Ka të ngjarë, me që
ishte një nismë e dëshira personale e Tarketës, që pagesa të jetë bërë drejt
përsëdrejti tek artisti dhe jo nëpërmjet kanaleve të administratës së
katedrales ku do të kishin mbetur me siguri gjurmë të pagesave. Duke ju
referuar dokumentave realizimin i veprës duhet të ketë filluar aty nga fundi i vitit 1478 pra mbas momentit kur u dorëzua projekti.
Sidoqoftë idetë filestare dhe tratativat
për ngritjen e tij kuptohet se kenë nisur para kësaj date. Si konditë për
realizimin e saj e lëshimin e lejës kërkohej që 'ajo të ishte e denjë si për
lavdinë e Mbretëreshës së Qiellit (d.m.th. Shën Mërisë) po ashtu edhe
për bukuritë madhështore të Katedrales dhe Aleksi duke pranuar të gjitha kushtet që
impononte vendi dhe koha u impenjua vullnetarisht me të gjitha forcat e tija që
monumenti të plotësonte këto kërkesa.
Zgjedhje
e një skluptori të kalibrit të Xhiovani Amadeos ishte në të njëjtën kohë
garancia më e mirë për atë që do të realizohej. Cila ka qënë pamja e
përgjithëshme e këtij altari fill pas
inagurimit nuk dihet mbasi kanë humbur
dizenjot e projektit fillestar që na referohet në dokumente.
Pika më e
paqartë duket ka qënë bazamenti i saj dhe mënyra e paraqitjes të mbishkrimeve
të cilat mbas vitit 1650 u reduktua
vetëm në dy strofa. Në një shkrim të botuar në gazeta milaneze L'Eco (6.III. 1833) mësohet se vendimi për restaurimin e këtij monumenti nuk kishte kaluar
pa debate e kundërshtime të cilat më
vonë u qetësuan dhe të gjithë e quajtën si diçka të dobishme e të domozdoshme
ndërhyrjen mbi këtë monument. Autori që duket person i afërt në ambientet e
katedrales na përshkruan edhe aspektin
që kishte pasur monumenti nga
ndërhyrjet e mëvonshme për të cilat
duket se nuk gabon kur i vlerëson ato si të shek XVII. Këto ndërhyrje konsitonin në një
altar prej druri të praruar me përdredhje
sipas stilit të Francesco Borromini-t (1599-1677) të cilat autori i quan me një gusto të keqe.
Brenda këtij alltari prej druri ishte
hapur një kamare ku qëndronte një tjetër statujë
Shën Mërisë po prej druri e cilia
kishte mbuluar dhe minimizuar vlerat e vërteta
artistike të këtij monumenti marmor të shek. XV. Heqja e kësaj strukture nxori në pah
hijeshinë e punimit të mermereve të cilat në atë kohë u qojtën në stilin bramantesk..
Artikullshkruesi
i gazetës nuk e përmënd emrin e Pompeo
Marchesi-t(1783-1852) të cilit i ishte
besuar restaurimi i këtij
monumenti në vitin 1832 punime të cilat do zgjateshin deri më 1840. P.
Marchesi, një nga skluptorët më në zë të
kohës, ishte angazhuar në krijimin apo
restaurimin e një sërë veprash në katedralen e Milanos qysh prej vitit 1810.
Nga
përshkrimi i punimeve paraprake mbi
monumentin e Tarketës nga gazeta milaneze e kohës mësohet se qysh në fillim dolën në pah dy mbishkrime
mirëpo u vu re se mungonin kolonatat
për mbajtjen e monumentit dhe dy kamerat anësore ishin bosh
e të lyera me ngjyrë të kaltër të thellë. Në këtë pikë mund të thuhet se monumenti me
ndërhyrjen e gjashtëqindëshit duhet të
ketë pasur edhe cungime. Fakti që strofa e tretë ishte kopjuar para vitit
1650 dhe gjatë restaurimit (1833-1840)u
gjetën vetëm dy mbishkrime flet në favor të kësaj ideje.
Këtë strofe të trtetë në monumentin e Tarketës e
gjetëm të publikuar nga G. Ferraro të cilit ja kishte komunikuar
arkeologu erudist e miku i tij Giovanni Labus. Ky i fundit e kishte traskriptuar nga një botim i hershëm
para datës së mësipërme. Me këtë rast G. Ferraro riboton të tre
mbishkrimet(strofat) në librin e vet duke bërë edhe komente e kërkime të tjera
për monumentin..
Një e
dhëmë me interes nga gazeta Echo është se
pjesa e fundit në prozë në
mbishkrim ishte e ndarë nga një stemë
fisnikërorë e përbërë nga katër pjesë
për të cilën ai nuk di ta shpjegojë se
kujt mund t'i përkiste dhe se çfarë
simbolizonte ajo. Në se do kishte qënë
stema e familjes dukale Sforca
artikullshkruesi me gjithë paditurinë e
tij mbi arladikën e kohës, si milanez
duhej ta kishte njohur atë mirëpo
nuk është shprehur aspak në favor të
kësaj ideje duke na e paraqitur atë si diçka të paparë.
Kompleksi
monumental që ka aritur deri në ditët tona përbëhet nga një pllakë e madhe
mermeri në qëndër mbi të ciën me një reliev të ngritur është gdhëndur Shën
Mëria që të kujtonë tipin e Shën Mërisë
përkëdhelse në ikonat bizantine apo ato rilindase veçse këtu ajo paraqitet
plot plasticitet në stilin e artit
neogrek që rikthehet në artin e
rilindas italian. Edhe poezia e
Tarketës është një homazh për Shën
Mërinë.
Anash Virgjërshës qëndrojnë dy buste të shënjtorëve Jovan
Pagëzori dhe Jovan Ungjillori të cilat
restaurusi Pompeo Marchesi për të kompletuar monumentin i fali nga fondi
i tij. E gjitha mbështetet mbi një
bazament mermeri pjesa kryesore e të cilës u vendos pas restaurimit. Subjektet
janë të ndara nga shtylla dekorative e një strukturë arqitektonike gjithmonë prej mermeri me zbukurime dekorative e
cila qëndron mbi gjith kompleksin
monumental.
Më 1843 G. Ferrario e quante veprën e Aleksit 'një monument arkitektonik
me një hijeshi shumë të mirë' dhe në
këto linja pozitive ka shkuar e ka mbetur kritika e artit në lidhje me këtë
vepër. Autori i mësipërm që gjithashtu e
klasifikon veprën në stilin e Donato
Bramantes (1444-1514) - sugjeron se projekti dhe ekzekutimi i saj është bërë
nga Boniforti de Solari, në atë kohë kryearqitekti i punimeve të Katedrales të
Milanos. Dokumentat e arkivit të zbuluara më vonë nuk konfermuan këto sugjerime
të Ferrario-s. Por ideja e përkatësisë së veprës në stilin e 'bramantes' u
manifestua më vonë edhe tek të tjerë
studiues duke e marë pikërishit 'monumentin Tarketa' si një provë evidente e
gjurmave të tij, si diçka të veçantë e të re në artin lombard me që ekzekutimi
i Shën Mërisë me një veshje plot me rudha që derdheshin nga lart poshtë e
konfermonte më së miri këtë. Influenca e
këtij stil u duk më tej edhe në artistët e tjerë lombardë.
Duke ju
referuar bazorelievit 'Aratisja në
Egjypt' të veprës së Amadeos, që është me nënëshkrimin e autorit, tek portreti
qëndror i Shën Mërisë takojmë elementë të përafërt me Shën Mërinë e
'monumentit Tarketa'.
Ky
monument, që ndodhet akoma sot në krahun e majtë të katedrales (kishëza apo
altari i pestë nga hyrja), është e njohur me emrat : 'monumenti tek Tarketa',
'edikola Tarketa' apo 'kishëza e Ilirikut' ose Shën Mëria e shpëtimit (Madonna
del soccorso) mbasi besimtarët e kanë (apo e
kishin..)
zakon të preknin pjesët e trupit që ju dhembnin në bazamanti i mermertë i
statujës së Shën Mërisë e cila – siç mendohej - kishte 'veti shëruese'.
Poezia
e parë
nga një shqiptar.
Duke
lexuar me kujdes informacionet e kohës në lidhje me këtë vjershë të hershme të
një shqiptari ndoshta kemi mundësi të
rindërtojmë edhe strukturën e saj fillestare si ka qënë ajo në momentin e
inagurimit të monumentit.
Artikullshkruesi i gazetës më 1833
na ka referuar dy strofa dhe pjesën në prozë. Djathtas në bazamentin e mermertë ai gjen të
gdhendur 19 vargje dhe majtas, sipas autorit të gazetës, kemi 7 vargje
plus stemën fisnikërore e një pjesë në prozë që tregon se monumentin e
ngriti me shpenzimet e veta Aleks Tarketa e u inaguraua më 14 gusht 1480. Mirëpo plotësimi i saj me një strofë të tretë
që gjithashtu ka 20 vargje, pra gati sa pllaka e djathë, del më
llogjike të mendohet se dy
strofat e gjata duhet të kenë qëndruar në pjesët anësore të bazamentit ndërsa në qëndër ishte strofa e
shkurtër me stemën fisnikërore plus tekstin në prozë. Duke marë për bazë këtë strukturë japim në
vazhdim një përkthim të kësaj poezie:
(Pllakata
qëndrore)
Virgjëreshë
e shënjtë burimplotë mëshire
devotshmërisht
të gjithë të lutemi
se për të
pafundmen tënde mirësi
Për ne u
sakrifikove për atë që Adami
Sa
mëkatoi, Ai u shpërblye mbi kryq
Që ç'do
kush gjithmonë të jetë i mjerë
Fatkeqësisht
bërtasin me zë të lartë.
----------
* * * ------------
'Këtë
vepër bëri që të ngrihej
Aleksi i Tarketës të Shqipërisë
Kapiten i
oborit të Arengo-s
në vitin
e 1480-të të ditës 14 të muajti të gushtit.
(Pllaka
e djathtë:)
Sa më
shumë mendoj në ato mirësira të mëdha
Që mua më
ke bërë o Virgjëreshë e shënjtë dhe e kulluar
Në
madhështi e ndere e gjithë ofiqet
Kaq shumë
tepër jam i detyruar në pamja jote
Se nga
Shqipëria erdha vocërak
Morra
këtë zotërinë tim tepër të madhërishëm
Dukën
Françesko Sforca, unë i varfëri
Më rriti
në fillim dhe prej tij u lavdërova
Për
shërbimin tim të shquar në çdo drejtim
Dhe prej
andej e bijtë e tij gjithmonë i nderuar
Unë kam
qënë për të madhin fatin tim
Më shumë
se meritat e fuqitë e mija
Për të
cilat dhunti unë me kurajo besnike,
O Virgjëreshë
e bekuar, akoma të lutem,
Kur do të
zgjohem me kalimin e kësaj jete,
Shpirti
im të mos mohoet
Për të
cilin qëllim kam zbukurua këtë vend
Me
imazhin tuaj unë mbetem i pandarë
Aleksi
gjithmonë debitor, veç mos qoftë pak
(Strofa
mungesore që duhej të ishte në anën e majtë:)
Virgjëreshë
Shënjtore e Papërlyer dhe e Mirë
Që linde
Shpëtimtarin tonë
Ki
mëshirë mbi mua e Shënjta Mari
Aleksi
unë jam, Juaji i vërtetë shërbëtor
Në Shqipëri i lindur , nga Zoti i Madh
Françesko
Sforcën pata me Nderime të Mëdhaja
Këte
fisnik, zotërinë tim, si Ulkonja e Mirë
Më
stërviti në luftime të lavdishme
As unë
kurrë s'refuzova ndonjë martirizim.
Në
ngjarje të jashtëzakonshme e gjëra të rezikshme.
Më mbajti
pranë gjithmonë për shëndetin e tija.
Prandaj
Ai, akoma një dashuri më të madhe më tregoi.
Lutjet e
mia kurrë nuk mbetën të heshtura
Drejt
teje o Nënë Mëshirmadhe.
Me që
nderime të mëdhaja më ke ridhënë
Dhe vetëm
për tënden Mirësi
Kështu
unë për gjithë Begatinë tuaj
Me që kaq
shumë merita drejt meje u derdhën.
Virgjëreshë
e Kulluar, e pamasë Mëshirmadhe
Me
shpenzimet e mia zbukurova këtë vënd.
Në një
kohë kur në Milano gjuha latine apo greke ishin në lulëzim të plotë nga eruditët më të shquar të
kohës këto vargje në italiashit të gdhëndura
në një monument publik nga më të
shquarit e kohës i bëjnë një farë
përshtypje të veçantë edhe artikullshkruesit
të gazetës milaneze L'Eco që e
përmëndëm më lart. Për më tepër ai komenton vetëm dy mbishkrimet e para dhe nuk
e njihte strofën e tretë ku gjejmë edhe një fjalë shqip (Lupe(e) Mire = Ulkonja e Mirë) të cilën Aleksi e ka gjetur
si më të pështarshme për të rimuar në
poezinë e tij.
Më
duket – shkruan autori i gazetës në fjalë – që si vargje italisht të shkrojtura në Milano
më 1480 janë shumë të çmuara, aq më tepër po të mendojmë që në ato ditë
qyteti ynë nuk ishte gjë tjetër veçse plot me erudizion latin e grek të
spostuar drejt lulëzimit nga Merula e nga
ata Bizantinë të larguar nga turqit pas marjes të Kostandinopojës...
Ndjehet në ato vargje një thjeshtësi e
admirueshme, për të mos besuar si vepër e ndonjë prej letrarëve të atyre kohëve. Edhe ju, lexues, kini shumë eksperiencë në elegancat e
zakonshme të letrarve, sepse kështu mund ta imagjinoni që njëri prej tyre ka mundur të shkruajë ato
dy vargje që bile shumë do t'ju
pëlqenin: Kaq shumë tepër jam i
detyruar në pamja jote / Se nga Shqipëria erdha vocërak...etj
Mendoni pastaj sikur të kishin dalë nga pena e një bashkëkohësi si Poliziano!
Entusiazmi
i autorit të gazetës me krahasimet e tij
shkon pak si larg por pavarsisht nga ndonjë eksagjerim vjershën e Tarketës mund ta konsiderojmë për
momentin edhe si një pikënisje
të letërsisë së frymëzuar të shqiptarve.
Bile artikullshkruesi mendon se Tarketa
në se dinte të shkruante e të lexonte
me dellin e tij poetik nuk ka se si të mos ketë kompozuar edhe poezi të tjera.
Këtë
mendim gazetaresk nuk ka pse ta kundërshtojmë veçse është pa vend të mendohet
se Aleksi në kualitetet e komandantit të
oborrit dukal, për më tepër një nga më të shquarit e kohës, mund të ishte analfabet.
Po të
shikohet me kujdes vjershën e Tarketës
atij nuk i mungon as kultura kishtare dhe as ajo umanistike. Në dy raste në
italiasht ka përdorur fjalën mirësi
për të treguar cilësi të Shën Mërisë. Në strofën qëndrore tek vargu i
tretë për të pafundmen tënde mirësi
(per la vostra infinita bontade) dhe në strofën e fundit vargu
i 15: Dhe vetëm për tënden
Mirësi (solamente per la tua bontate). Po
në këtë strofë përdor në fillim të saj
për cilësitë e Shën Mërisë një tjetër
fjalë që ka përsëri kuptimin e mirë, shpirt mirë: Virgjëreshë e shënjtë, e papërlyer e
mirë (Vergine sacra , immacolata e
Pia) pra edhe në një varg të vetëm
na jep një tipizim të plotë të shën Mërisë mirëpo më poshtë kur duhet të bëjë
një krahasim për F. Sforcën nuk përdor asnjë prej këtyre fjalëve në italisht por zgjedh një fjal në shqip Lupë e Mirë.
Prezenca
e interpretimi simbolik i ulkonjës në rilindjen italiane ishte i lidhur
gjithmonë me Ulkonjën romake që
ushqevi Remo-n e Romolo-n. Ja pra në këtë krahasim besoj se nuk gabojmë
po të themi se Aleksi ka parasysh legjendën romake duke e venë vehten në rolin
e Remo-s apo Romolo-s. Të jetë e frymëzuar
kjo paralele edhe me faktin
e Albanëve të parë
që themeluan Romën?
Nuk mund
të bëjmë shumë hamëndësime por përderisa mer nisiativën të shkruajë
vargje dhe ka guximin t'i paraqesë atë në një vend si Duomo-ja e
Milanos do të thotë se kjo nuk është vjersha e parë e tij. Ai nuk kufizohet të na referojë vetëm faktin që po ngrinte një monument me shpenzimet e veta por shkon edhe
më tej duke kompozuar vargje me të cilat
na trasmeton jo vetëm jetën por edhe gjëndjen e vet shpirtërore. Për më
tepër ai e vinte vehten e vet nga pikpamja artistike përkrah skluptorit të famshëm Amadeo duke kompletuar kështu monumentin si
bashkëautor. Emocionet vizive që ngjallte
bazorelievi i bukur i Shën Mërisë plotësoheshin në mënyrë shteruese nga
ndjenjat e sinqerta që trasmetonin vargjet poetike të Aleksit.
Duke u
gdhendur mbi mermer e duke u vendosur në një insititucion publik, pra në Duomo
të Milanos, ndryshe nga dokumentat kancelareske e shkrimet e mbyllura
arkivale, vjersha merte vlerat e një
dokumenti zyrtar të publikuar.
Rëndësia
historike-artistike e veprës të Tarketës për mjedisin shqiptar.
Përsa i
përket vlerave artistike të veprës është folur edhe më lart e këtu mbetet pak
për të thënë përderisa kritika e artit e ka vlerësuar gjithmonë pozitivisht e
mbetet gjithmonë në të njëjtën pozicion.
Në
literaturën shqiptare në lidhje me veprën e Tarketës vëmëndja më e madhe i
është kushtuar herë
mbishkrimeve(poezive) e herë
monumentit pa i parë asnjëherë në
bashkësinë e tyre e për më tepër të
cungura ose mjaft konfuze. Diskutimi i
gjithë kësaj ngjarje e të elementëve përbërës të saj (Tarketa, monumenti, mbishkrimi) të mara veç e veç, janë parë e trajtuar më shumë si kuriozitete
artistike e letrare. Pak është menduar e argumentuar se ato në të njëjtën kohë
janë edhe pjesë e vetë historisë të popullit shqiptar, pjesë integrale e
kulturës së tij. Prezenca e këtij
momumenti në harkun shekullor të ekzistencës së tij në një mënyrë apo në një tjetër kanë ngacmuar
edhe ndërgjegjen kombëtare.
Lindja e
ideve fillestare e punimet për ngritjen e monumentit ndodhin në momentin kulmor e më të fundit të
rezistencës së shqiptarve në muret e Shkodrës(1478-1479). Në prill-maj të vitit
1479 mbrijnë në Venedik luftëtarët shqiptarë të cilët ishin ndeshur dhëmb për
dhëmb me ushtëritë e pafundme turke. Luftimet gjatë rrethimeve të Shkodrës
shënonin për trojet shqiptare aktin e fundit të një drame sa tragjike aq edhe
të madhërishme e legjendare ku para shtetit më të organizuar të kohës armët
shqiptare nuk u turpëruan asnjëherë. Këto ngjarje ndiqeshin nga oboret princore
të Italisë por edhe të Evropës me një ankth të madh.
Mbyllja e
luftimeve në truallin shqiptar desh të theshte hapja e frontit të ri në
gadishullin Apenin. Shkodra shikohej nga turqit si një nga kështjellat më të
forta të krishtërimit e fill pas saj
rradha duhej t'i vinte Romës. Kjo ishte strategjija e vetë sulltanit Mehmetit
II e ushtarët nxireshin të thërisnin
para mureve të saj : 'Roma! Roma! duke i bërë kështu akoma më shumë qefin
Fatihut që ishte i pranishëm në rrethim(maj 1478- prill 1479).
Gjthçka
ishte e ditur në Itali e ngjarjet e Shqipërisë ndikonin në ngritjen e tensionit
e të pasigurisë gjithmonë e më shumë. E paditur e befasishme dhe e
jashtëzakonshme ishte fitorja (1474) apo
qëndresa (1478-9) e pabesuaeshme e heroike e shkodranve. Ngjarja u mendua e u
perceptua si një mrekulli e Shën Mërisë me që ajo ishte edhe shënjtorja që
adhurohej në mënyrë të veçantë nga shkodranët.
Brenda
mureve të kalasë luftonin në mbrojtjen e saj marinarë italianë nga vise të ndryshme të cilët i
faleshin e i drejtonin lutjet e tyre Shën Nikollës apo venecianë që i faleshin
edhe ata Shën Markut që t'i ndihmonte në këtë ballafaqime jashtë
çdo imagjinate umane. Të gjithë
luftonin trimërisht por mbi të gjithë u shquan djelmoshat e malësive të
Shkodrës që ishin të kudogjendur për të përballuar sulmet më të egra të jeniçerve duke zgjidhur situatat gjithmonë
në favor të të rrethuarve. Ata i faleshin e i luteshin me gjithë shpirt Shën
Mërisë besonin plotësisht se ajo ishte gjithmonë pranë tyre prandaj edhe
fitoret e tyre të hatashme i konsideronin si një dhuratë apo mrekulli që ju
vinte nga Mëma e Zotit. Kjo situatë gjen vend e shtjellohet në veprën e
Merin Barletit (Beçikemit). Kjo situatë u perceptua nga bashkëluftëtarët e
tjerë brenda kalasë e kjo situatë u trasmetua dhe u peceptua edhe në Itali.
Mbi
bedenat e kalasë së Shkodrës në një dyluftim titanik për jetë a vdekje mes dy botëve lindi e u lartësua kulti tepër i veçantë i
Shën Mërisë adhuruese prej shqiptarve e
mbrojtëse e Shqipërisë.
Lufta në
truallin ballkanik kishte brenda saj veç karakterit politik edhe frymën e
ndeshjes fetare në këto kushte dilte një nevojë urgjente e prezantimit ikonografik të Shën Mërisë si simbol i
adhurimit të luftëtarit shqiptar të
pamposhtur e të pa hepur para
vështirësive më të pa imagjinueshme. I
pari që shtyhet në këtë drejtim, kur në Shkodër oshëtinin akoma bombardat e turqve e qielli ishte i mbuluar
nga shigjetat, është Aleks Tarketa që dispononte në çast mjetet
financiare, mburet se është shqiptar, lindur në Shqipëri, dalë edhe
ai fitimtar në beteja të rezikshme dhe
si bashkëatdhetarët e tij ja dedikon
gjithë sukseset luftarake të veta Mëshirmadhes Shën Mëri. Ai nuk e ndjen vehten
të ndryshëm nga luftëtarët e Shkodrës. Ka të njëjtat ndjenja e botë shpirtërore
me ta e nxitohet ta deklarojë sa më parë si qënjen shqiptar po ashtu edhe
adhurimin e pakufishëm për Shën Mërinë që siç e thamë mbetej mbrojtësja e
ndihmëtarja e të gjitha fitoreve të tij prandaj ai ngre edhe monumentin që ja
dedikon Asaj : Nënës së Zotit.
Fjalët e
para në poezi 'të gjithë' të adhurojmë' ridimensionohet nga delaratat e
qënjes shqiptar. Lind kështu në katedralen e Milanos i pari prezantim
ikonografik i Shën Mërisë si mbrojtëse e
luftëtarve shqiptarë, si shpëtimtare e rigjeneruesja e tyre, si udhëheqsja e
këshilltarja në fitore të lavdishme.
Trashëgimi
i traditës antike tek besimtarët para këtij monumenti, që folëm më lart, në
një mase të konsideruseshme trasmeton pikërisht këto atribute kur
besimtarët prekin pjesët e dëmtuara të trupit të tyre tek mermeri i këtij
monumenti. Në vazhdim ky adhurimi i
pakufishëm drejt Shën Mërisë do të gjejë ekspresionin e vet në ciklin e jetës
së Shën Mërisë në 6 tabllotë e Viktor Karpaçio-s në Shkollën e Shqiptarve në
Venetik për t'u trasformuar e eksploduar më vonë me emrin Zonja e Këshillës së
Mirë apo Zonja e Shkodrës e që do të merte një përhapje internacionale në dhjetra lloj interpretime
të ndryshme nga piktorë po aq të ndryshëm por duke mbetur gjithmonë një Shën
Mëri e dhimbsur e tipit përkdhelës e cila ju trasmeton besimtarve të zgjedhin
rrugën më të drejtë. Nuk janë të rralla rastet kur ikonografinë e saj e gjejmë
në dualizime me luftëtarë të cilët i ndihmon në frontin e betejës. Ja pra pse edikola Tarketa është një monumet
kombëtar bile një nga të parët që tenton të
dëshmojë në formën publike një nga cilësitë më tipike të shqiptarve
luftëtarë: Qëndersën, guximin e pathyeshmërinë e tyre.
Shën Mëria e Aleks Tarchetës
Kompleksi monumental- Duomo di Milano
Arratisja në Egjipt- Vepër e G. Amadeos.
http://www.zemrashqiptare.net
Comments
Post a Comment