Zbulohet në Londër violina e drejtuesit të orkestrës së Titanikut

Zbulohet në Londër violina e drejtuesit të orkestrës së Titanikut, të cilët luajtën derisa gjiganti u fundos.  Të mbijetuarit e tragjedisë pranojnë se u kujtohet një bandë muzikore, e cila luante në direkun e Titanikut, ndonëse pasagjerët ngarkoheshin në barkat e shpëtimit, pasi transoqeaniku u përplas tek ajsbergu.
Violina e Hartlit konsiderohej si e humbur që prej tragjedisë së vitit 1912, por shtëpia e ankandit “Henry Aldridge and Son” shprehet se e ka zbuluar instrumentin në vitin 2006 dhe se që atëherë e deri më sot ata kanë bërë testime të shumta për ta vërtetuar teorinë e tyre. “Ishte një rrugë e gjatë”, – shprehet Andre Aldridge, i cili më pas shpjegon se ajo që u ndodhi atyre ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë.
Shtëpia e ankandit ka shpenzuar shtatë vjet dhe shumë para për të arritur një përfundim të saktë për violinën, e cila mendohet t`i ketë përkitur drejtuesit të orkestrës së Titanikut. Instrumenti është analizuar nga shumë ekspertë të qeverisë, madje edhe nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit. Shtëpia e ankandit thotë se violina e kuqe prej druri ka dy të krisura në trup, por është një mrekulli që ka arritur të ruhet në një gjendje aq të mirë pavarësisht kalimit të kaq shumë viteve dhe ekspozimit të gjatë në det. Violina vlerësohet të ketë një çmim me gjashtë shifra. Hartlej, pronari i violinës ishte një prej 1.517 personave që humbën jetën kur Titaniku përplasi ajsbergun  e gjatë 565 kilometra, pranë Njufoundland më 15 prill 1912.
Raportet e asaj kohe tregojnë se kufoma e Hartleit u gjend së bashku me instrumentin, të cilin e mbante përqafuar. Një tjetër version tregon se violina lundroi tutje dhe u fundos nën det. “Henry Aldridge and Son” shprehet se ata e studiuan historinë e violinës së Hartleit nga një biograf i tij,  teksa vetë instrumenti i nënshtrohej analizave të hollësishme dhe dokumenteve që zbulonin se Hartlei u gjend së bashku me një valixhe lëkure që mbante brenda violinën. Në atë kohë instrumenti iu rikthye të fejuarës së tij të pikëlluar dhe më vonë përfundoi në duart e një ushtrie kristiane,  më pas u mor nga një mësues violine e së fundmi nga shtëpia e ankandit “Hendry Aldrige and Son”.
Violina u testua nga Shërbimi Shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, ku u vërtetua se ajo ishte zhytur për shumë kohë në ujë të kripur deti. Një pllakë në qafën e violinës u studiua nga një ekspert, i cili duhet të nxirrte përfundime në lidhje me kohën e prodhimit të pjesëzës. Shtëpia e ankandit deklaroi se violina do të ekspozohej për publikun në fund të muajit në qytetin Belfast Hall, rreth një milje larg nga vendi ku u ndërtua Titaniku.
15 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)

Comments

Popular posts from this blog

Behar Mera: Dibrançja ime që vuri në siklet Rita Latin

Kush është Frederik Shopen

TOMAS HOBSI : Është cilësi e njerëzve që nga zanafillj që njeriu për njeriun është ujk